Ndoshta nuk i dinit këta fakte për të kaluarën e Putinit



Presidenti rus, Vladimir Putin ka qëndruar në krye të politikës ruse që prej vitit 1999, duke lëvizur midis presidencës dhe zyrës së kryeministrit. Mirëpo, para ngritjes së tij të shpejtë në pushtet, Putini e kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij shumë larg dritave të politikës. Tani që Putini është në qendër të disa krizave botërore, nga Siria në Ukrainë, ja e kaluara e habitshme e liderit rus.
Vladimir Putin u rrit në një apartament të përbashkët, të ndarë midis tre familjeve, në Shën Pjetërsburg (asokohe i njohur si Leningrad) dhe thotë se mban mend të ketë gjuajtur minj.
Gjyshi i Putinit punonte si shef kuzhine në shtëpunë e Leninit dhe më vonë gatoi për Stanilin disa herë.
Putini fitoi një rrip të zi në xhudo kur ishte 18 vjeç dhe ende i praktikon artet parciale, që i përshkruan si një filozofi jete.
Putini i dashuron romanet me spiunazh dhe njëherë ka thënë se “ajo që më mahniti më shumë ishte sesi përpjekjet e një burri mund të arrinin atë që ushtri të tëra nuk mundeshin”.
Ai u bashkua me KGB-në menjëherë pas universitetit dhe i kaloi vitet 1980 duke ndihmuar policinë sekrete sovjetike për të rekrutuar spiunë në Perëndim.
Putini i dashuron qentë dhe i merr ata edhe në bisedimet politike, siç sugjerojnë disa, për të trembur liderët e rinj të botës.
Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, por nuk është shumë i zoti në anglisht.
Putini dhe gruaja e tij shpallën divorcin në vitin 2013, gjatë intervalit të një baleti.
Putini ka dy vajza, por jeta e tyre është mbajtur sekret. Ato kanë shkuar në universitet me emra të tjerë. Profesionet dhe vendet ku ato qëndrojnë janë të panjohura.
Ai është një i krishterë ortodoks dhe e shpreh besimin e tij në terma kontradiktore, për shembull, duke e vendosur martesën brenda të njëjtit seks në të njëjtin nivel me besimin te Djalli.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts