Misteret e gjumit. Harrojini ato që besonit deri sot



Nëse mendoni që të flini tetë orë për natë ju bën dembelë dhe që, për t’u mbajtur në formë, një pjesë e kohës së kaluar në gjumë mund të përdoret për aktivitet tjetër, i cili ju konsumon më shumë energji, a e dini që është e vërtetë e kundërta: nëse flejmë pak, nuk konsumojmë më shumë kalori, por shëndoshemi! Studime të shumta kanë demonstruar në fakt që humbja e orëve të gjumit influencon mbi metabolizmin, në veçanti tek glukoza, dhe bën që të shtohet oreksi dhe të zvogëlohet konsumi energjitik, duke na bërë të predispozuar, në afat të gjatë, për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti. Jo rastësisht personat shumë aktivë, që kanë një metabolizëm më të shpejtë, shijojnë një gjumë më të thellë, se sa ata që kanë një metabolizëm më të ngadaltë. Por kujdes: edhe të flesh shumë provokon ndryshime të njëjta metabolike dhe mund të ketë efekte negative, mbi shëndetin e trurit e të zemrës.

FAJIN E KANË HORMONET

Karine Spiegel, kërkuese në laboratorin e fiziologjisë të Qëndrës Për Studimin e Ritmeve Biologjike në Universitetin Libera të Brukselit, shpjegon se: “Kur ka mungesë të gjumit, shtohen në gjak nivelet e kortizolit, një hormon i përfshirë në përgjigjen ndaj stresit, dhe kjo ka efekte mbi sistemin tonë imunitar, që bëhet më i dobët, si dhe në kapacitetin e organizmit që të përballojë rënien e sheqernave dhe kontrollin e oreksit. Shihet edhe tek kush i nënshtrohet ndërprerjeve të gjumit, ndoshta për një sëmundje, ose tek të sapolindurit kur kanë një gjumë të shqetësuar”.



Të flesh shumë pak (për të rriturit me pak sesa 7 orë për natë dhe për fëmijët, në mesatare, më pak sesa 9) ndryshon “tolerancën tonë ndaj glukozës”, që do të thotë mënyrën në të cilën trupi kontrollon disponueshmërinë e glukozës në gjak, për të ushqyer indet dhe trurin. “Nivele të larta të glukozës në gjak dhe të hormonit insulin, gjatë agjërimit, tregojnë një kapacitet të rrallë të organizmit për të përdorur glukozën, dhe kështu një tolerancë të ulët ndaj këtij sheqeri”. Kërkimet tona kanë evidentuar që një periudhë e gjatë kufizimi e orëve të gjumit (më pak sesa 6,5 orë për natë) mund të sjellë një zvogëlim të 40 për qind të tolerancës ndaj glukozës. E cila shton rrezikun e diabetit tip 2, i quajtur edhe diabeti i të rriturve”, pohon fiziologia.

SHTON OREKSIN

Në shumë persona është vëzhguar një lidhje midis reduktimit të orëve të zakonshme të dedikuara gjumit dhe shtimit të indeksit të masës trupore (IMC), një e dhënë biometrike, e shprehur si raport midis peshësh (në kilogramë) dhe katrorit të lartësisë (në metra) të një individi. Kjo ndodh sepse të kesh zakonin e të fjeturit pak, modifikohen hormone që kontrollojnë oreksin: bën të pakësohen nivelet e leptinës, gjë që pakëson oreksin, dhe ngre ato të grelinës, që përkundrazi e stimulon. “Ndryshimet e niveleve hormonale vihen re kur kohëzgjatja e gjumit është më e vogël se tetë orë”, vëzhgon Karine Sipegel, e cila shton: “Nga një studim që kemi kryer mbi meshkuj të shëndetshëm,  është parë se si, një periudhë gjumi prej rreth 4 orësh për natë, është shoqëruar me një shtesë domethënëse të dëshirës për të konsumuar ushqime hiperkalorike, me një përmbajtje të lartë karbohidratesh (ëmbëlsira, ushqime sallaturina, ose të pasura me amidon) dhe me një rritje të oreksit”.



Nuk është e rëndësishme vetëm kur flejmë, por edhe çfarë cilësie ka gjumi. Nëse për shembull vuajmë nga apne të natës, që do të thotë ndalime të frymëmarrjes gjatë gjumit, në zgjimin tonë e për gjatë gjithë ditës do të ndihemi shumë më tepër të lodhur.

Problemin e kanë më shumë gërrhitësit, kush është mbipeshë dhe obez, dhe më shumë burrat sesa gratë. Ekziston një marrëdhënie e fortë midis këtij shqetësimi dhe obezitetit. “Disa kërkime kanë konkluduar se personat që vuajnë nga apne të natës, kanë më shumë shqetësime metabolike, për shembull shtimin e oreksit dhe rënien e konsumit energjitik, të shoqëruara nga zvogëlimi i orëve të gjumit. Është si “qeni që kafshon bishtin”: apnea në gjumë e shkaktuar nga obeziteti, mundet nga ana e vet të favorizojë obezitetin”, konkludon ekspertja. / Focus
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts