Mendimet negative që duhet t’i harroni…që TANI



Ne të gjithë ankohemi, dimë të jemi të neveritshëm dhe mospërfillës. Kemi zërin që na thotë se nuk jemi mjaftueshëm mirë, nuk jemi mjaftueshëm të mençur, dhe që do të dështojmë ende pa u lodhur.
E dëgjojmë këtë zë kur veshim rroba banje, kur vendosim të dukemi ndryshe, kur jemi në një grup të madh të njerëzve, e urrejmë këtë zë, por përkundër kësaj duhet t’i lëmë në harresë mendimet negative.
“Ju nuk duhet ta bëni/ thoni/ vishni atë”
Kjo është vetëm faj dhe keqardhje, e cila po na dëmton këtu dhe tani. Fjala “duhet” nevojitet ta largoni nga fjalori. Provoni ta zëvendësoni atë me fjalën “ mund” dhe do t’i vëreni vetë ndryshimet.
Në vend të “ unë duhej t’i flisja më mirë fëmijëve”, thuaj “ Unë mund t’ju flas me mirë fëmijëve dhe herën tjetër do ta bëjë”.
Në fund të fundit ju nuk mund të ndryshoni të kaluarën, ju duhet vetëm të vazhdoni përpara.
“Unë kurrë nuk mund ta bëjë këtë”
Ndoshta dëshironi të gatuani diçka, por ju vetëm thoni se do të dështoni. Ani çka? Ka gjëra të gabuara në botë që nuk janë të vendosura si duhet. Ndoshta do të dështoni, ndoshta jo. Ndoshta do ta doni atë, ndoshta do të jete gjëja më e keqe që ju keni bërë. Duhet ta largoni këtë zë. Nuk ka asnjë arsye pse dikush tjetër mund ta bëjë dhe ju nuk mundeni.
“Unë do të jem i/e lumtur kur…”
Do të jem e lumtur kur fëmiu të flejë rehatshëm natën. Lumtura nuk është drejtim. Mos i humb ditët e lumtura duke pritur për një ditë tjetër më të lumtur. Ne nuk mund të dimë se çfarë do të na sjellë e ardhmja.
“Çdo moment është i çmueshëm”
Kjo nuk tingëllon si zë negative, por është në një far mënyre. Ne jemi të kushtëzuar të besojmë se duhet të shijojmë dhe përjetojmë çdo moment me fëmijët tanë dhe ndihemi fajtor kur nuk e bëjmë. Mos u ndjeni keq: disa momente kundërmojnë. Sikur bebja juaj të “eksplodojë” pelenën dhe të shpërndahet këmbëve të tij. Jo të gjitha momentet janë menduar të “shijohen”, disave vetëm duhet t’ju rezistosh.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts