Ky është sekreti i vërtetë për të jetuar gjatë


Të jetosh 100 vjet dhe t’i arrish i lumtur, është ëndrra e shumëkujt. E bukura është që të qënët i lumtur të ndihmon të jetosh 100 vite. E rëndësishme është të mbash gjallë dashuritë, duke kuruar shpirtin dhe trupin

Të rrethohesh nga dashuria, të mbash familjen të bashkuar edhe kur fëmijët rriten, të bësh gjyshin për t’ua “dorëzuar” eksperiencën tënde brezave të ardhshëm: ja baza e “piramidës për një jetë të gjatë”, e përpunuar nga Dan Buettner, zbuluesi i zonave Blu (5 zonat ku përqëndrohet përqindja më e lartë e njëqindvjeçarëve të botës). Duke studiuar në terren jetën e këtyre komuniteteve, Buettner dhe skuadra e tij e Institutit të “National Geographic” kanë zbuluar që lidhjet afektive dhe shpirtërore fitojnë vendin e parë në klasifikimin e dhjetë faktorëve që ndihmojnë për të jetuar gjatë. Para një diete të shëndetshme. Para aktivitetit fizik dhe luftës kundër ndotjes. Njeriu është mbi të gjitha një “kafshë” sociale, e lindur për të dashur. Si dhe për të besuar në diçka, sepse edhe besimi ndihmon.

1. Vendosja e familjes para gjithçkaje

Cili është “filli i kuq”, që lidh pesë zonat blu? Lidhjet familjare. “Në Icaria, ishulli i Detit Egje që, së bashku me komunitetin Sardenjas të Gennargentusë, mburren me përqindjen më të lartë të njëqindvjeçarëve në Evropë, banorët jetojnë me peshkim dhe blegtori, duke trashëguar zejet e tyre nga i ati tek i biri. Ata i mbajnë gjallë traditat kulturore dhe të moshuarit nuk përfundojnë në një azil pleqsh. Ruajnë rolin e tyre, duke i mësuar nipërit dhe stërnipërit në kultivimin e tokës, peshkimin, kullotjen e bagëtive. Në 14 fshatrat e Gennargentusë, gratë u mësojnë të rinjve se si të rritin perimet në kopësht, të përgatisin bukë, të bëjnë djathë në shtëpi. Kështu, të moshuarit ndjehen të dobishëm, mbajnë nën kontroll rolin, trashëgojnë njohuritë e tyre. “Në Icaria dhe Gennargentu incidenca e sëmundjeve kronike (diabeti, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare) tek ata nëntëdhjetë vjeç është 5 herë më e ulët, se ajo e regjistruar në vende të tjera perëndimore. Dhe nëse ju nuk sëmureni, nuk vdisni. Prisni të dobësoheni, si një qiri që shuhet gradualisht.

2. Kultivimi i vlerës së miqësisë të mirëfilltë

Japonia mban rekordin botëror të jetëgjatësisë, dhe ata shijojnë së bashku sakenë, si dhe përditësohen me lajmet e ditës”, tregon Dan Buettner. “Të pesta kanë 102 vite dhe janë mike nga 97-ta, duke e njohur njëra tjetrën në kopështin e fëmijëve. Disa janë të veja, të tjerat jo, dhe kur sëmuren ndihmojnë njëra tjetrën. Në Paqësor, në Loma Linda, një qytet i vogël prej 20.000 banorësh në Jugun e Kalifornisë, komuniteti i Adventistëve të Ditës së Shtatë gjenden në mëngjes në Parkun Hulda Cross për të bërë vrap. Vrapojnë të gjithë: të moshuar, të rinj, fëmijë me mamatë dhe shokët e tyre përpara se të futen në shkollë. Dhe të premten në darkë bashkohen përqark tavolinave të mëdha për të organizuar festën e së shtunës, dita e tyre e shenjtë. Në Nicoya, në Kosta Rika, ndjesia e familjes, e miqësisë dhe e komunitetit është gjithshka: grupe vallëzimi, rrjete solidariteti, dreka të hapura për të gjithë në një klimë gëzimi dhe qetësie”.

3. Të Ushqesh Shpirtin

Cilësia tjetër e përbashkët e qindvjeçarëve të zonës blu është besimi në diçka që shkon përtej jetës tokësore. Pastorët e Gennargentusë ruajnë kultin e shenjtërve e të patronëve”, shpjegon Xhiovani Pes, kërkues i departamentit të Shkencave biomjekësore të Universitetit të Sassari-t. “Besime që gjenden edhe midis banorëve të Nicoya-s, të fesë katolike, e midis atyre të Icaria-s, të besimit ortodoks, dhe midis Adventistëve të Loma Lindës, të cilët çdo të shtunë mblidhen për të komentuar pasazhe nga Bibla”. Në Okinavë, çdo familje ka tempullin e vet dedikuar parardhësve. Për t’u kujtuar që nëse jemi në botë, dikush para nesh na ka ofruar dhuratën e jetës.

4. Mos ndaloni së bëri seks

Nuk marrin ushqime shtesë, nuk mbushen me ilaçe, dhe nuk përdorin lubrifikantë. Dhe ende bëjnë dashuri edhe në 100 vjeç. “Kemi zbuluar që shumë banorë të Okinavës vdesin në çastet ose në orët pasuese të një raporti seksual”, zbulon Dan Buettner. “Një vdekje e ëmbël, ëndrra e të gjithëve: të rrëshqasësh nga kënaqësia në gjumin e përjetshëm. Është fati i disa grave, që kanë kaluar shekullin e jetës”. Dhe burrat e Okinavës? Paksa më pak jetëgjatë nga gratë, jetojnë mesatarisht 5 vite më pak, por mbeten seksualisht aktiv deri në fund. Fakt që gjendet edhe midis banorëve të Nicoya-s, të Icarias, të loma Linda-s dhe të Gennargentu. “Aspak një Vend për pleq, mendon ai që e shikon seksin si një ‘sport për të rinjtë’”, përfundon sociologu Aldo Bonomi. “Mbajtja e një jete marrdhëniesh të kënaqëshme, edhe në planin fizik, është viagra më e fuqishme e botës”./
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts