Kujtesa e humbur mund të kthehet sipas shkencëtarve


Është e frikshme të humbni kujtesën, veçanarisht në fazat e herëshme të sëmundjeve si Alzhiemer ku ju humbni vërtetë një pjesë tuajën. Fatmirësisht, hulumtuesit në UCLA duket që kanë gjetur një mënyrë për të kthyer kujtesën përsëri. Ata kanë realizuar eksperimente që tregojnë se kujtesa nuk ruhet në sinapsë, ashtu siç tregojnë teoritë.
Në vend të kësaj, ju vetëm duhet të siguroheni që neuronet janë të padëmtuara dhe që truri mund të sintetizojë proteinat e nevojshme që të krijojë një lidhje të re në sinapsë. Në mënyrë të ngadaltë, kujtesa kthehet përsëri pas mospërdorimit të inhibitorëve/frenuesve të proteniave në sinapsë të cilët ndaluan rritjen e sinapsës, tregojnë shkencëtarët. Kujtesa mund të kishte humbur përgjithmonë nëse sinapsa në vetëvete do të ishte çelësi kryesor. Këto janë vetëm zbulime të hershme, por ata duhet të ndërlidhin një proces të ngjajshëm në trurin e njeriut që nga ana tjetër ka implikime të mëdha në fushën e mjekësisë. Nëse mund të kthehen kujtimet duke krijuar lidhje sinapsash, do të jetë e mundur të kujtoni momente të çmuara nëse vuani nga sëmundja e Alzhimerit ose ndonjë sëmundje tjetër ku neuronet mbetën të padëmtuara. Kjo nuk do të ndihmojë në raste kur neuronet kanë humbur (ashtu si sëmundja e Alzheimerit në fazën e fundit), por mund të përmirësojë vlerën e jetës tuaj për vite të tëra./itShqip
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts