Kthesa e madhe e shkencës, trajtimi i kataraktit me pikatore



A do të jetë një ditë e mundur, që të trajtohet katarakti dhe rikthimi i shikimit të qartë, me një solucion të vetëm? Eshtë kjo rruga e mundshme, e hapur tashmë nga një studim që ka identifikuar molekulën, e cila është në gjendje t’i rikthejë transparencën kristalinës. Për momentin, trajtimi është eksperimentuar vetëm tek kafshët, qentë e prekur nga një formë e lindur e kataraktit, dhe rezultatet kanë qenë të mirë.

MUTACION

Studiuesit, nga qendra kërkimore kineze dhe amerikane, janë nisur nga identifikimi i një mutacioni të veçantë gjenetik tek pjesëtarët e disa familjeve, të prekur nga një formë e rëndë e kataraktit të lindur. Shkencëtarët kanë gjetur një mutacion të veçantë të gjenit që kodifikon një enzimë, e cila quhet sintazë lanosterol. Kjo enzimë e prodhuar tek kristalina, nxit nga ana e vet prodhimin e lanosterolit, një molekulë që, me mekanizma ende jo tërësisht të qartë, luan një rol të rëndësishëm në pengrimin e kataraktit.

CFARE ESHTE KATARAKTI

Ky shqetësim, në format jo të lindura, është tipik në moshën e madhe. Praktikisht, konsiston në humbjen progresive të transparencës së kristalinës, lentja natyrore e syrit, që përbëhet nga proteina transparente të quajtura alfa-kristalina dhe beta-kristalina. Me moshën, këto proteina oksidohenkristalina turbullohet, dhe pamja turbullohet, ndërkohë që në raste shumë të rëndë çon edhe në verbim total.

Shkencëtarët kanë verifikuar rolin e lanosterolit duke ia hedhur me pika enzimën disa qenve të prekur nga katarakti. Pamja e tyre u përmirësua dukshëm. Hipoteza është që kjo enzimë eleminon grumbullimin tipik të proteinave që shkaktojnë fenomenin e kataraktit. Versioni i proteinës që ka pësuar mutacion, identifikuar në rastet e kataraktit të lindur, nuk arrin ta kryejë këtë funksion.

NE TE ARDHMEN

Sot, ndërhyrja e heqjes dhe zëvendësimit të kristalinës për të korrigjuar kataraktin është një prej më të ndjkurave në botë, dhe pritet që me plakjen e popullsisë, numri i operacioneve do të dyfishohet pas njëzetë viteve. Dhe pavarësishts e ka arritur nivele të lartë saktësie dhe sigurie, mbetet gjithësesi një operacion i vogël kirurgjik, me efekte të mundshëm anësorë. Për këtë arsye, perspektiva e trajtimit të kataraktit me pikatore shihet si një perspektivë shumë interesante. LeScienze
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts