Këto janë të mirat e një gjumi të thellë



Përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Europiane të Kardiologjisë, personat që, përveç zotërimit të zakoneve të një jete të shëndoshë, flenë të paktën 7 orë përnatë, zvogëlojnë ndjeshmërisht rrezikun kardiovaskular. Në fakt, ndërkohë që fle, muskujt lëshohen dhe midis këtyre edhe vazat e gjakut, duke provokuar në vazhdimësi një zvogëlim të presionit arterial, që ndihmon të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Dobësohesh më shpejt

E dije se suksesi i një diete varet pjesërisht nga orët e gjumit? Një studim i Universitetit të Çikagos ka demonstruar që nëse je me dietë dhe fle 8 orë në ditë, mund t’ia dalësh të djegësh më shumë yndyrna, në krahasim për vetëm 5 orë gjumë. Ndryshimi është për shkak të faktit që, kur zvogëlohen orët e gjumit, shtohen nivelet e grelinës, një hormon që stimulon urinë dhe zvogëlon shpenzimin e energjive, duke favorizuar akumulimin e yndyrnave. Përveç të tjerave, ke më pak uri për “ushqime junk”. Studime të ndryshme e bëjnë evidente që uria e lidhur me një gjumë të keq, bën të zgjidhen ushqime të pasura me karbohidate hiperkalorike.

Favorizohen marrëdhëniet sociale.

Fjetja e mirë përmirëson edhe marrëdhëniet shoqërore dhe ato në rrethin familjar. Një kërkim nga Mental Health Foundation (Fondacioni i Shëndetit Mendor – Mbretëria e Bashkuar) ka konkluduar që të flesh pak ose keq, të predispozon të kesh probleme në raport me të tjerët.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts