Këto 3 zakone të këqija do ju pengojnë të jeni të suksesshëm



Çfarë është suksesi? Është i ndryshëm nga një person tek tjetri, por ajo gjë që ne të gjithë kemi të përbashkët, është se ne dashurojmë përparimin. Askush nuk dëshiron të jetë i fjetur. Dhe, ashtu siç vëren psikologu i shquar Mihaly Csikszentmihalyi, ne jemi më të lumtur kur jemi duke bërë punën – por ajo punë duhet të jetë sfiduese dhe gjallëruese. Gjithsesi, pak njerëz aktualisht i realizojnë ëndrrat e tyre. Por jo për mungesë të aftësive. E vërteta është se zakonet e këqija i mbajnë larg njerëzit nga arritja e atij suksesi për të cilin ëndërrojnë. Tre zakone të këqija që duhet t’i ndërprisni tani, për të gëzuar sukses të vërtetë:

Të vrasësh mendjen për atë që thonë të tjerët, dhe të lejosh që kjo të të mjegullojë vendim-marrjen
Kjo është me të vërtetë e vështirë. Ne jemi krijesa të orientuara nga komuniteti dhe kërkojmë bashkëveprim me të tjerët. Ne kemi nevojë të ndihemi të lidhur me njerëzit, me qëllim që të përparojmë, dhe është në natyrën tonë të dëshirojmë pranim nga të tjerët. Sidoqoftë, marrja e vendimeve të karrierës vetëm për t’u dukur mirë ndaj të tjerëve, është një “vrasës” i suksesit. Pasi për suksesin e vërtetë, ju keni nevojë të rrokni të vërtetën tuaj dhe të ndiqni instinktin. Ajo çfarë është e mirë për ju, në të vërtetë mund të jetë e ndryshme nga ajo çfarë prindërit tuaj, komuniteti, ose shoqëria mendon se është e drejtë. Këto forca të jashtme do të të shtyjnë në një drejtim që është i drejtë për ta, por jo për ty.

Ndërprite zakonin: Harroje atë çfarë të tjerët mendojnë. Eshtë e vështirë, por e vërteta jote është ajo që do të të çojë në drejtimin e duhur. Ndiq instinktin tënd!

2. Të pëlqesh punën tënde, por jo ta dashurosh atë

Një punë të cilën ti e pëlqen, mund të të krijojë ndjesinë e rehatisë: nuk ka arsye shtytëse për t’u ngritur, dhe të mban ty në zonën tënde të rehatit. Kolltuku mund të jetë i rehatshëm, por shumë shpejt ti do të bëhesh një “qofte” kolltuku. Një punë e rehatshme do të t’i shteri ty gradualisht energjitë krijuese dhe vrullin për jetën. Në një punë të rehatshme, ti nuk sfidohesh, si në duel. Pa këto gjëra, ti nuk mund të arrish madhështinë. Madhështia vjen nga rritja dhe thellimi në potencialin tënd. Ti s’mund të jesh ai që mundesh të jesh, nëse nuk merr kontrollin. Pra ndalo së qënuri i kënaqur vetëm me pëlqimin e punës. Pyete veten, a e dashuron ti me të vërtetë këtë punë?

Ndërprite zakonin: Identifiko atë çfarë të ndez flakë në punë, dhe përkushtoju kryerjes së ndryshimeve në situatën tënde të punës, për të patur më shumë mundësi për rritje dhe sfida. Kjo mund të përfshijë bisedën me drejtuesin tënd, rreth rritjes së përgjegjësive, lëvizjen në një departament tjetër, ose edhe lënien e punës aktuale, për një të re.

3. Të mos besosh se mund t’i arrish ëndrrat e tua

Ideja e një “pune ëndërr” është pështjelluese – ne shpesh mendojmë për të si një ëndërr, të cilën në fshehtësi, nuk besojmë se mund të ndodhte ndonjëherë.

Por, gjeni çfarë: nëse ju nuk besoni në aftësinë tuaj për t’i bërë ëndrrat të realizohen, nuk do të ndodhi me 100% siguri. Ne të gjithë përjetojmë dërdëllitje mendore negative, të cilat bëjnë punën e tyre për të na mposhtur, dhe e vetmja gjë që mund ta luftojë këtë është besimi ritual i përditshëm se ju mund të bëni çfarëdolloj gjëje, të cilës ia keni vënë syrin. Ky besim në veten tuaj është guxim – një përzierje fantastike e kurajës, vendosmërisë, dhe fuqisë së karakterit. Ashtu siç ka thënë Angela Duckuorth, kurajo është kriteri numër një për suksesin.

Ndërprite zakonin: sa herë që e gjen veten duke menduar se kurrë nuk do ta arrish punën tënde të ëndrrave, freno! Në vend të kësaj, identifiko një gjë që ti mund të bësh më shumë, për të çuar përpara veten përgjatë rrugës drejt karrierës tënde ideale.

Lajmi i mirë rreth këtyre tre zakoneve është se ato janë të gjitha nën kontrollin tënd. Ti mund të vendosësh sot për t’i kthyer mbrapsht këto zakone. Nëse ti mund ta bësh këtë, suksesi i madh do të vijë, më shpejt sesa ti e mendon./
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts