Keta jane ligjet me absurde ne bote



Ligjet, e thene thjesht, jane rregulla te formes se shkruar ose jo, qe kane fuqi dhe legjitimitet zbatimi ne nje shtet. Ato mbrojne qytetaret dhe thyerja e tyre denohet dhe ndeshkohet, duke bere te mundur stabilitetin e vendit dhe ndalojne kthimin e tij ne anarki. Megjithate, ka ligje qe jane vertet qesharake, te çuditshme dhe absurde. “Tirana Obsever” rendit 10 raste te tilla nga 10 vende te ndryshme te botes.
1. Ndalohet vdekja ne parlament
Mbreteria e Bashkuar
Britania e Madhe eshte e njohur per ligjet dhe taksat qesharake qindravjeçare. Sekretari Jack Straw ka luftuar fort qe disa ligje absurde te shfuqizohen dhe nje nga prioritetet e tij ishte ligji, sipas te cilit eshte e paligjshme te vdesesh ne parlament. Ky ligj u kritikua nderkombetarisht. Aspekti i tij qesharak qendron edhe ne faktin se eshte e pamundur te ndeshkohet ai qe vdes per shkeljen e kryer. Sikur dikush te pesonte nje atak zemre ne parlament, fillimisht ai duhej te nxirrej jashte godines dhe pastaj t’i nenshtrohej nderhyrjeve perkatese. Per fat te mire, ky ligj nuk eshte me ne fuqi.
2. Ligji per martesen e nderit
Japoni
Ndonese ky ligj nuk eshte qesharak, si ligjet e tjera te listes, mund te konsiderohet i çuditshem nga shumica e lexuesve, pasi lidhet me respektin dhe nderin e larte qe japonezet u njohin familjeve te tyre. Sipas ketij ligji, vellai i madh mund te kerkoje doren e te dashures se vellait me te vogel dhe nese te dy jane dakord mund te martohet me te. Ligje te ngjashme vihen re edhe ne vende te tjera aziatike, çka deshmon se aziatiket vazhdojne te ruajne traditen e respektimit te me te medhenjve.
3. Ndalohet qe vajzat te veshin pantallona
Svaziland
Svazilandi listohet si nje nga vendet me te varfra te botes. Jetegjatesia mesatare e banoreve te Svazilandit eshte 30-35 vjeç. Vendi qeveriset nga nje pushtet i korruptuar dhe tiranik. Aktualisht, Mbreti Mswati III ka kaluar nje sere ligjesh te çuditshme ne perpjekje per te rivendosur “vlerat tradicionale”, sipas te cilave, grate jane te pabarabarta dhe konsiderohen inferiore kundrejt burrave. Grave u ndalohet te veshin pantallona te ngjashme me ato te burrave dhe nese ato shkelin kete ligj, detyrohen t’i zhveshin nga ushtaret me force dhe ne menyre poshteruese.
4. Ndalohet prekja e hundes gjate meshes te se dieles
Izrael
Shteti i Izraelit, i formuar pas Luftes se Dyte Boterore, ne vitin 1948, si nje vend ku hebrenjte do te mund te banonin pa u persekutuar dhe ndjekur nga askush, eshte nderkombetarisht i njohur per ligjet e veçanta qe ka. Nje prej tyre eshte ndalimi per te prekur hunden gjate meshes te se dieles. Rabini eshte i lejuar, e drejte qe ushtrohet shpesh prej tij, te ndaloje njerezit qe prekin hunden gjate meshes te se dieles. Ky ndalim nuk lidhet vetem me mungesen e hijeshise qe mbart gjesti ne fjale, por edhe sepse besohet se gjakderdhja e mundshme qe shkaktohet nga humbja e qimeve te hundes mund te rezultoje ne dhunim te kodit te shenjte fetar. Ligjit i nenshtrohen vetem besimtaret hebrenj, ndersa perjashtohen nga rregulli laiket.
5. Prinderit mund te kene vetem nje femije
Kine
Ky eshte ndoshta ligji me i njohur i listes per shkak te mediatizimit te madh te tij. Ligji ka hyre ne fuqi ne vitin 1987, me qellim ngadalesimin dhe uljen e popullsise se Kines, e cila eshte me shume se 1.3 miliarde. Sipas ligjit, çiftet qe kane me shume se nje femije, detyrohen te paguajne taksa te larta. Ligji ka shkaktuar debate te shumta. Mbeshtetesit e tij thone se fale kesaj mase, do te rregullohet problemi i mbipopullsise, jo vetem ne Kine, por edhe ne bote. Ata qe e kundershtojne ligjin nga ana tjeter thone se kjo mase, qe kufizon aftesine e çifteve per te pasur me pak femije nga sa do te donin te kishin, eshte moralisht e gabuar. Perveç kesaj, sipas tyre, ligji ka sjelle shtim te numrit te aborteve, pasi prinderit jane te prirur te deshirojne pasardhes meshkuj. Shume grupe kane kerkuar shfuqizimin e ligjit, por deri tani ai vazhdon te jete ne fuqi.
6. Ndalimi i lojerave elektronike
Greqi
Ky ligj kaloi me 3 shtator te vitit 2002. Fillimisht u ndaluan vetem lojerat ne internet-kafe, si nje menyre per te luftuar kumarin ilegal, por me 8 dhjetor 2003, ligji u rishikua dhe ndaloi te gjithe lojerat elektronike. Sipas hartuesve te ligjeve, ky ndryshim u be pasi do te ishte shume e veshtire te dallohej se cilat ishin lojerat e kumarit ilegal dhe cilat lojera ishin te pademshme, si per shembull shahu online. Edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane krijuar grupe si ‘Nenat kunder lojerave kompjuterike’, te cilat kane per qellim ndalimin e tyre edhe ne SHBA, pasi, sipas tyre, lojerat moderne rrisin paqendrueshmerine, dhunen dhe krimin.
7. Asnje derr nuk duhet te kete emrin Napoleon
France
Asnje derr nuk mund te kete emrin e gjeneralit te madh dhe Perandorit francez Napoleon Bonaparte, pergjegjes per pushtimin e pjeses me te madhe te Europes gjate lufterave te Napoleonit (1799-1815). Francezet kane pasur respekt te larte per te dhe mendohet se fillesa e konceptimit te ketij ligji vjen nga derri qe perfaqeson Stalinin dhe qe quhet Napoleon ne librin e famshem te George Orwell-it, “Ferma e kafsheve”. Kjo lidhet me shume me faktin qe Napoleoni paraqitet si Stalini, se sa me ate qe eshte emri i nje derri. Sot, shumica e njerezve e konsiderojne ligjin si shaka dhe thuajse askush nuk e respekton, megjithate ligji vazhdon te jete ne fuqi.
8. Jasteket konsiderohen si “arme pasive”
Gjermani
Nese do te sulmoheshit nga nje hajdut, do te kishit me shume frike nga nje thike apo nga nje jastek? Nuk duket se pyetja eshte e veshtire. Megjithate, ne Gjermani, jasteket konsiderohen si “arme pasive”. Ndoshta kur jane te mbushur me gure? Ne çdo rast, ndoshta jasteku nuk eshte nje mjet vetembrojtes dhe aq efektiv.
9. Ndalohet çiftimi i kafsheve ne mjediset publike
Kaliforni, SHBA
Ne Kaliforni ndalohet qe kafshet te çiftohen ne mjedise publike: taverne, shkolle apo kishe. Ështe e paqarte pse çiftimi i kafsheve duhet te perbeje nje shqetesim per qytetaret e vendit. Per me teper, zbatueshmeria e ligjit ne fjale eshte e dyshimte. Si mund te kontrollohet ne çdo kohe e ne çdo vend çiftimi i kafsheve?
10. Ndalimi i qarkullimit te makinave, ne varesi te targave
Filipine
Ky ligj eshte interesant, sepse eshte specifik ne menyre absurde. Sipas tij, ndalohet qarkullimi i makinave, targa e te cilave mbaron me shifren 1 ose 2, diten e hene, i atyre, targa e te cilave perfundon me 3 dhe 4 nuk mund te qarkullojne te marten e keshtu me radhe. Nuk dihet se cili eshte synimi i ligjit dhe as se si zbatueshmeria e tij mund te kontrollohet.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts