Glaukoma, “grabitësja e shikimit”



Glaukoma ose sëmundja e tensionit të syrit karakterizohet nga një dëmtim progresiv i nervit optik, e lidhur me vlera të larta të tensionit brenda syrit.

Në raste të veçanta ky dëmtim mund të ndodhë edhe në vlera relativisht të ulëta të tensionit dhe konsiderohet si “ Glaukoma normotensive”; sikurse ka dhe raste me vlera të tensionit mbi normën, por që nuk provokojnë dëmtim të nervit optic dhe kjo situatë konsiderohet: “ hipertension okular”. Glaukoma ndahet në dy forma kryesore:

me kënd të hapur (rreth 90% e rasteve me glaukomë)
me kënd të mbyllur ( 10% e rasteve)
Kjo përqindje varion sipas popullatave. Shpeshtësia varion sipas grupmoshave; afërsisht 1:200 nën moshën 50 vjeç; 2: 100 në moshën 50- 80 vjeç dhe 1:10 mbi 80 vjeç. Në botë konsiderohet si shkaku i dytë i verbërisë ( pas kataraktës). Nga OBSH vlerësohet se numri i të prekurve nga kjo sëmundje në botë arrin rreth 50 milion. Në këtë sëmundje nuk ka ankesa specifike. Në stade të hershme nuk jep shqetësime; shpesh zbulohet rastësisht. Me avancimin e sëmundjes, pacienti mund të ndiejë vështirësi në orientimin periferik të fushës pamore. Vetëm në glaukomën me kënd të mbyllur mund të ketë ankesa që lidhen me rritjen e menjëhershme të tensionit okular; si dhimbje të syrit dhe gjysmës së kokës, skuqje, lotim, rrathë ylberore përreth dritave etj. Kjo situatë konsiderohet urgjencë mjekësore dhe duhet menaxhuar sa më shpejt. Shkaqet që çojnë në rritjen e presionit të syrit, për pasojë dhe në dëmtimin e nervit të syrit, ende nuk dihen saktësisht, por janë komplekse. Predispozita gjenetike zë një vend të konsiderueshëm.

Glaukoma e formës akute ( me kënd të ngushtë) haste tre herë më shumë tek femrat dhe pesë here më shumë në popullaten aziatike. Glaukoma nuk ndikohet nga faktorë dietetike apo ambjentale. Në atë që quhet Glaukoma sekondare, shkak bëhet një sëmundje tjetër e syrit./Spitali Amerikan
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts