Fakte interesante nga bota



Vendi me popullsinë me shumë mbipeshë – Nauru: Me mbi 95 përqind të popullsisë së tij mbipeshë, kombi i vogël ishullor është vendi me njërezit më obezë në Tokë. Epidemia e mbipeshës i atribuohet kryesisht importimit të ushqimit të shpejtë perëndimor, që përkoi me një standard të rritur të jetesës në shekullin XX për shkak të popullaritetit global të eksporteve të saj të fosfatit.

Vendi ku ka më shumë të ngjarë të përpiheni nga dallgët e detit – Maldive: Nga gjithëdiskutimet mbi ngrohjen globale dhe rritjen e nivelit të detrave, janë banorët e Maldiveve, ata që kanë arsye më të mëdha për t’u frikësuar. Me një lartësi mesatare prej rreth 1.8 metrash mbi nivelin e detit, vendi ndodhet në thelb në prag të katastrofës, në rast se nuk adopton modelin e Venecias në Itali.

Vendi me shumicën  e liqeneve në botë – Kanada: Me më shumë se 3 milionë liqene në 9 përqind të territorit, Kanadaja zotëron 60 përqind të të gjithë liqeneve të botës me ujë të freskët. Të gjitha liqenet gjenden brenda kufijve të saj.

Vendi me përqindjen më të lartë të shkretëtirës- Libia:Me 99 përqind të vendit të mbuluar nga shkretëtira, Libia është një nga vendet më të thata në botë. Në disa rajone mund të kalojnë disa dekada, pa një pikë të vetme shiu.

Vendi që prodhon më shumë oksigjen për planetin – Rusia: Siberia është shtëpia e rreth 25 përqind të pyjeve të botës, duke zënë një sipërfaqe më të madhe se sa pjesa kontinentale e Shteteve të Bashkuara, çka e bën Rusinë konvertuesen më të madhe të CO2 në oksigjen.

Vendi thuajse tërësisht i zhveshur nga pyjet- Haiti:Në anën e kundërt të spektrit gjendet Haiti, një vend që është shpyllëzuar aq keq sa që mund ta gjeni ku kufizohet me Republikën Domenikane, duke e parë në një imazh satelitor.

Vendi me njerëzit më të shkolluar – Kanadaja:Kanadezët nuk shquhen vetëm për liqenet dhe proshutat e tyre, por edhe për popullsinë me të arsimuar në botë. Plot 50 përqind e qytetarëve kanë mbaruar arsimin e lartë. Ajo pasohet nga Izraeli në 45 përqind, dhe Japonia me 44 përqind.

Shteti më i madh pa asnjë fermë – Singapori:Ndonëse ekzistojnë një numër vendesh të vogla në botë, që nuk kanë asnjë lloj ekonomie me bazë bujqësore (merrnin për shembull Vatikanin) Singapori është më i madhi prej këtyre qytet-shteteve urbane.

Vendi ku fliten me shumë gjuhë – Guinea Papua e Re:Megjithëse anglishtja është gjuha zyrtare e këtij vendi, vetëm 1-2 përqind e popullsisë e flasin në fakt atë. Si vendi me diversivitetin më të madh gjuhësor në botë, atje fliten më shumë se 820 gjuhë, ose 12 përqind  e gjitha gjuhëve që njihen sot në botë.

Vendi me më shumë dele për banor – Ishujt Folkand (Angli):Me vetëm 3.000 banorë, Ishujt Folkland janë shtëpia e rreth gjysmë milionë deleve. Nuk është e habitshme, që leshi është eksport kryesor i tyre.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts