Cfarë i ndodh trurit kur ndalim sportin?


Mund të vërehen efekte mbi të gjitha në kujtesë. Kjo, sipas rezultateve të një studimi të Universitetit të San Paolos në Brazil, që ka shqyrtuar efektet e ushtrimeve fizike mbi hipokampusin, pikërisht zonën ku rregullohen aftësitë e kujtesës. Një grupi kaviesh iu injektua një substancë në gjendje që të evidentonte neuronet e hipokampusit. Gjysma e kavieve ka lëvizur në mënyrë të vazhdueshme për një javë të tërë ndërsa gjysma tjetër qëndroi e palëvizur. Të dy grupet iu nënshtruan më pas një testi të kujtesës (pikasja brenda një pishine e platformës që do u mundësonte të dilnin nga uji). Rezultati? Kaviet “sportive” rregjistruan një rritje të neuroneve në hipokampus, pothuaj dyfishin në krahasim me të tjerat dhe ishin gjithashtu më të shpejta në të kujtuarit e pozicionit të platformës. Një tjetër studim i Universitetit të McMaster në Kanada ka nxjerrë në pah, tek kaviet “aktive”, një përdorim më të mirë të seretonisë, hormoni që rregullon gjendjen e ankthit. Sidoqoftë flitet për efekte kohëshkurtër.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts