Çfarë do të ndodhte në Tokë pas një lufte bërthamore?

Studimet e puklikuara rishtazi, tregojnë se planeti ynë do të kalojë ngrica vdekjeprurëse nga përdorimi i armëve bërthamore

Sipas studiuesve, pasojat e luftës nukleare mes popujve, i vuajmë ende sot. Uria në të gjithë botën, ngricat vdekjeprurëse, dëmtimet në shtresën e ozonit (deri në 50% të saj), janë pasojat e konflikteve nukleare mes popujve, që prekin popullsinë sot dhe në të ardhmen. Sipas studimit, rezultati i menjëhershëm i përdorimit të 100 armëve bërthamore të marra në studim, duke filluar që nga Hiroshima dhe deri të Nagasaki, ishte çlirimi i një sasie të madhe karboni të zi në atmosferë i cili ishte fatal për shëndetin e njerëzve. Pas çlirimit të karbonit të zi, një front i motit vdekjeprurës u vu re duke bërë që temperatura e tokës të bjerë, me 1-2 gradë. Pesë vjet pas konfliktit nuklear reshjet e shiut pësuan një ulje prej 9%, ndërkohë që 26 vjet pas luftës, reshjet e shiut ranë me 4.5 për qind. Përdorimi i këtyre armëve në të kaluarën, do të sjellë ngrica vdekjeprurëse dhe humbje të mëdha të shtresës së ozonit në të ardhmen. Rezultati i gjithë kësaj do të jetë shkatërrimi dhe në fund vdekja e qindra miliona njerëzve, dhe ndoshta miliarda prej tyre. Thelbi i këtij studimi është që superfuqitë të cilat zotërojnë sot rreth 17 000 armë bërthamore, të heqin dorë dhe t’i eliminojnë ato, për të mirën e njerëzimit. Nëpërmjet zbulimit të pasojave, ata shpresojnë që ky studim të shërbejë për të parandaluar përdorimin e armëve nukleare në të ardhmen./Shekulli Online/
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts