9 histori te cmendura me varesine ndaj rrjeteve sociale



Kur flitet per varesi ne shpesh e lidhim ate me drogen, duhanin apo bixhozin, por ja qe ne epoken moderne interneti eshte “vesi i ri”. Personat te cilet kalojne shume kohe ne internet se shpejti kualifikohen si te varur pas tij. Çrregullimi i perdorimit te internetit do te perfshihet ne çrregullimet mendore. Perfshirja e varesise nga interneti ne mesin e varesive te tjera tashme per nje kohe ka qene teme e debateve te shumta. Ekspertet mendojne se varesia nga interneti eshte vetem produkt sekondar i nje gjendjeje me serioze, siç jane njerezit te cilet vuajne nga nervozizmi dhe internetin e perdorin me shume se te tjeret. Kjo varesi e cila deri tani eshte definuar si çrregullim ne kontrollimin e impulseve, demton materien e bardhe te trurit dhe nxit reaksione te varesise, ne menyre te ngjashme si te narkomanet. Adoleshentet qe jane te varur nga interneti kane demtime ne materien e bardhe te trurit e cila lidhe pjeset vitale pergjegjese per emocione, vendimmarrje dhe vetekontroll. Varesia e tille per nje lloj te caktuar te sjelljes mund te shkaktoje demtime te njejta fizike si edhe varesia nga drogat. E karakterizon perdorimi i pakontrolluar i Internetit i cili ndikon ne kualitetin e jetes se tyre. Nese u ndalohet qasja ne kompjutere, tek te varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe levizja e gishtave sikur gjate shtypjes ne tastiere. Me poshte do te lexoni nente histori nente histori te çmendura me varesine ndaj rrjeteve sociale.
1. Gruaja qe u shtrua ne spital pasi e teproi duke shkruar ne WhatsApp
Nje grua ishte aq shume e fiksuar mbas mesazheve ne WhatsApp sa gjate pushimeve te Krishtlindjeve ajo perfundoi ne spital. Revista mjekesore The Lancet tregoi nje raport nga stafi mjekesor per nje 34-vjeçare qe ishte 27-javeshe shtatzane dhe kerkoi trajtim per dhimbje te forta ne kyçet e duarve. Diten e Krishtlindjeve ajo shpenzoi plot 6 ore duke mbajtur nje celular ne dore ndersa dergonte vazhdimisht mesazhe.
2. Adoleshenti qe u perpoq te vriste veten sepse nuk pelqente cilesite e fotove selfie te bera
Nje adoleshent anglez i fiksuar pas fotove selfie u perpoq te vriste veten pasi nuk pelqente asnje foto. Danny Dowman, 19 vjeç, shpenzonte te pakten 10 ore ne dite duke bere rreth 200 foto selfie me iPhone-in e tij. Ai me pas mori nje overdoze pilulash, por fale nderhyrjes se nenes se tij, ai arriti te mbijetonte. Rasti i Bowman eshte ekstrem, dhe psikologet po fillojne ta konsiderojne varesine ndaj fotove selfie semundje mendore.
3. Adoleshenti kinez qe vdiq nga varesia ndaj internetit ne nje qender rehabilitimi.
Kina po investigon vdekjen e nje adoleshenti qe vdiq ne nje kap rehabilitimi nga varesia ndaj internetit. Deng Senshan, 15 vjeç, vdiq nje dite pasi prinderit e çuan ne nje kamp ne provincen jugore te Guangxi. Ky rast ka shtyre ekspertet mjekesore te bejne thirrje per ligje qe rregullojne sasine e kohes se shpenzuar ne internet. Ky shqetesim eshte shume i perhapur ne Kine, dhe kerkesat per rehabilitim jane aq te medha, sa qe kampet e rehabilitimit bejne tani reklama ne televizion. Deng u gjet duke vjelle dhe me pas u dergua ne klinike ku edhe vdiq. Klinika e Tao Ran, ka trajtuar me shume se 5000 te varur nga interneti qe nga vitit 2004.
4. Balerina adoleshente qe vrau veten pasi ja kishin ndaluar te kishte nje celular personal
Nje balerine adoleshente e varur ndaj internetit postoi foto te kraheve te saj te gjakosur ne internet para se te kryente vetevrasjen. 15-vjeçarja Tallulah Wilson ishte e deshperuar. Ajo vazhdimisht vizitonte ne internet faqe qe akuzonin nxitjen e vetevrasjes perpara se te hidhej ne shinat e trenit. Tallulah u fut ne boten online pasi u perball me vdekjen e gjyshes dhe divorcit te prinderve. Asaj ia kishin ndaluar te mbante nje laptop ose nje celular – por ajo perdorte kompjuterin e se emes per t’u futur online. Tallulah thoshte se kishte 18 mije njerez qe e ndiqnin dhe prandaj qendronte per ore te tera ne internet.
5. Nje 14-vjeçare u shtyp nga treni ne perpjekje per te gjetur celularin e saj ne shina
Ne marsin e vitit 2014, nje vajze 14-vjeçare u vra nga treni pasi kerkonte celularin qe i kishte humbur ne shinat e trenit. Jenna Betii u perplas nga nje tren mallrash ne Kaliforni. Sipas mamase se Jenna-s, Dena Deranale Betti, vajza po qendronte tek shinat me te dashurin e saj. Ata ishin larguar kur pane trenin qe po vinte, por pasi vuri re qe i ra celulari, Jenna u kthye serish por nuk e llogariti distancen mes trenit dhe vetes se saj.
6. Nje vajze kreu vetevrasje pasi u akuzua se ishte e varur nga Facebook
Ne shkurtin e vitit 2014, nje 24-vjeçare indiane vari veten ne tavan pas nje zenke me prinderit qe e akuzonin per varesine ndaj Facebook. Sushma Goswami e kishte zbuluar Facebook-un vetem disa muaj me pare, dhe me pas faqja ishte kthyer ne nje lloj varesie per te. Ajo shpenzonte ore te tera perpara Facebook-ut. Te njejten gje beri dhe vellai i saj, dhe ky fakt zemeroi prinderit e tyre sepse ata po neglizhonin punet e perditshme per internetin. Femijet kishin secilin nga 1000 shoke ne adresen e Facebook. Pas zenkes me prinderit, Goswami mbylli veten ne dhomen e saj dhe u gjet e varur mengjesin tjeter.
7. Gruaja qe u hutua nga Facebook dhe ra nga skela ne ujerat e akullta
Nje turiste femer qe vizitoi Australine teksa po bente nje shetitje, u hutua aq shume nga Facebook sa qe ra ne ujerat e ftohte te portit Philip Bay. Fatmiresisht per te kishte shume deshmitare qe lajmeruan policine. Ajo nuk dinte not, por porti ishte shume i ceket dhe kishte shpetuar. Pjesa me e bukur e historise eshte se ajo nuk e humbi celularin e saj. Edhe pse nuk dinte not, edhe pse temperaturat e ujit ishin shume te uleta, ajo e kishte shtrenguar fort celularin e saj te ‘çmuar’.
8. Njeriu qe humbi punen dhe gruan e tij nga varesia ndaj Twitter-it
Larry Carlat ishte nje redaktor i martuar i nje reviste te famshme meshkujsh. Me pas ai u be i fiksuar mbas Twitter-it, humbi punen, u divorcua dhe largoi te afermit e tij. Larry shkruante ne Twitter ne çdo sekonde te dites. Postimet e tij shkonin kunder politikes se ketij rrjeti social. Atij iu desh te zgjidhte: te fshinte adresen ose te vazhdonte jeten. Ai zgjodhi Twitter-in. Nje muaj me vone gruaja e tij e la pasi Larry shkroi ne Twitter: “Me pare do te haja nje plumb per gruan time, kurse tani do te isha une aq do e vrisja”. Pasi arriti 25 mije ndjekes ne nje kohe tre vjeçare ai vendosi ta linte rrjetin social.
9.Dy adoleshente u vrane pas lojes me pije ne internet
Nje loje me pije ne internet çoi drejt vdekjes dy adoleshente brenda nje jave ne muajin shkurt. Kjo loje kishte te bente me filmimin e te rinjve qe konsumojne sasi te medha alkooli dhe postimin e tyre online. Ne fund te videos ata therrasin emrin e nje shoku dhe e caktojne ate te performoje. Jonny Byrne, nje 19-vjeçar nga fshati Carlow i Irlandes, u zbulua i mbytur ne lume pasi ishte hedhur nga nje lartesi e madhe si pjese e bastit te lojes. Kjo faqe eshte mbyllur tani
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts