9 arsye për të mos patur frikë nga fluturimi



Matematika, statistika dhe teknologjia kanë konkluduar se avioni është mjeti më i sigurtë i transportit. E megjithatë, vazhdojmë që të kemi frikë. Ja disa mënyra që mund të ndihmojnë për ta mposhtur këtë frikë

Keni frikë nga fluturimi? Sa herë që hipni në avion duhet që të kryqëzoni gishtërinjtë? Në të vërtetë, matematika, statistika dhe teknologjia na thonë se, jo vetëm avioni është mjeti më i sigurtë i transportit, por edhe se shumë prej frikërave që lidhen me fluturimin, si për shembull ajo e turbulencave, në të vërtetë kanë shumë pak baza. Ja gjërat që duhet të dini për të larguar frikën nga fluturimi.

1. NE QIEJ NUK JENI TE VETEM. Mesatarisht, çdo ditë fluturojnë 8 milionë njerëz. Në vitin 2014, numri total i pasagjerëve civilë ishte 3.1 miliardë (ose 44% e popullsisë së botës). Gjatë kësaj periudhe ka patur vetëm 81 aksidente dhe 210 të vdekur.

2. PESHKAQENET. David Ropeik i Universitetit të Harvardit, në vitin 2006 ka përllogaritur se shanset që të vdesësh në një aksident ajror janë 1 në 11 milionë. Po është më e mundshme të vdesësh nga sulmi i një peshkaqeni (probabiliteti 1 në 3 milionë).

3. 123 MIJE VJET. Por ka nga ata që janë edhe më optimistë: në vitin 2013, Arnold Barnett, profesor i statistikës në MIT të Bostonit ka konkluduar se rreziku i vdekjes për pasagjerët e linjave ajrore civile është 1 në 45 milionë fluturime. Sipas Nju Jork Tajms, një udhëtar mund të fluturojë përditë për 123 mijë vjet dhe të jetë sërish i sigurtë.

4. QIEJT E MBUSHUR. Në botë ka 49871 rrugë ajrore në të cilat kryhen 102465 fluturime përditë. Vetëm fluturimet e tre kompanive kryesore ajrore (Star Alliance, One ëorld, Sky Team) janë 47 777 në ditë.

5. PUNA. Aviacioni civil punëson më shumë se 57 milionë njerëz dhe kontribuon me 2200 miliardë dollarë në ekonominë globale.

6. TE SIGURTE NE FLUTURIM. Fluturimi është mjeti i transportit më i sigurtë. të dhënat u referohen vetëm SHBA, por janë më se të qarta: aksidentet shkaktojnë 0.06 të vdekur për çdo një mijë fluturime. Autobusët shkaktojnë 0.14, metroja 0.24, trenat 0.47, makinat 5.75 dhe motorrët 217.

7. FRIKE NGA MAKINA? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka patur më shumë se 1.2 milionë të vdekur prej aksidenteve rrugorë në botë në vitin 2010. Rruga është shkaku kryesor i vdekjes për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç. Universiteti i Oxfordit ka përllogaritur se në vitin 2006, anglezët kishin një në 36512 mundësinë që të vdisnin në një aksident automobilistik, dhe një në 3.5 milionë në një aksident ajror.

8. TURBULENCAT. Kush ka frikë fluturimin, terrorizohet mbi të gjitha prej turbulencave. Eshtë frikë e pabazë. Ekzistojnë tre lloje turbulencash: të lehta, të moderuara dhe të forta. Për pilotët, ajo e lehta nuk është e ndryshme nga një rrugë me gunga të lehta. E moderuara as nuk i tremb: zakonisht zgjat 10-15 minuta dhe nëse vazhdon, piloti mund të zgjedhë të fluturojë në një tjetër lartësi. Turbulenca e fortë është shumë e rrallë: pak minuta në 10 mijë orë fluturim të një piloti. Shkakton parehati, por nuk është e rrezikshme. Avioni mund të devijohet në lartësi deri 30 metra, por aspak si në ato që shihen tek filmat me fatkeqësi në kinema.

9. DASHURIA FITON. Psikologu dhe ish kapiteni i aviacionit amerikan, Tom Bunn ka vënë në zbatim një program kundër frikës së fluturimit që quhet Soar, dhe bazohet në lëshimin e oksitocinës, i njohur si hormoni i dashurisë. Sipas tij, nëse imagjinojmë, pak a shumë si në një ushtrim, një burim të besueshëm të hormonit të dashurisë, si për shembull një kënaqësie seksuale, fytyrën e partneres etj, oksitocina hyn në lojë dhe amigdala nuk lëshon më hormonin e stresit që është përgjegjës për ankthin e fluturimit. Duhet provuar për ta besuar.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts