7 parashikime tronditesë që kanë dalë të sakta



1. Hoy parashikon sulmin në Oklahoma
Amerikanja Hana Hoy është një medium që pretendon se jo vetëm i dëgjon shpirtrat por sheh edhe prezencën e tyre fizike. Në vitin 1995, Hoy ishte në një program live në radio, kur parashikoi një sulm terrorist ndaj një ndertese në Oklahoma. Vetëm 90 minuta më vonë, tragjedia përfshiu godinën federale “Alfred p. Murray” dhe u bë sulmi më i egër terrorist në SHBA para 11 shtatorit të 2001-shit. Hoy ia kishte dërguar parashikimin e saj FBI-se disa muaj para ngjarjes.
2. Jeffrey Palmer parashikon shpërthimin e vullkanit, cunamet dhe uraganin Katrina
Australiani Jeffry R. Palmer ka bërë një sërë parashikimesh, disa prej të cilave rezultuan të vërteta më vonë e disa jo. Palmer parashkoi vullkanin në Oqeanin Indian në 26 dhjetor të 2004-s, i cili u ndoq nga cunami në brigjet e Sumatrës, Indonezi. Mbi 230 000 njerëz nga 14 vende të ndryshme mbetën të vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Palmer parashkoi edhe zbulimin e faktit se Korea po testonte armët bërthamore, por ai fitoi famë ndërkombëtare për parashikimin e uraganit Katrina, një stuhi e fuqishme që u mori jetën 1836 personave në SHBA dhe renditet edhe sot në listën e pesë uraganeve më shkatërruese atje.
3. Edgar Cayce parashikoi gjithçka që nga luftërat botërore deri te vdekjet e presidentëve
Amerikani Edgar Cayce, i njohur ndryshe si “profeti i fjetur”, është ndoshta personi me telepatinë më të fuqishme në shekullin XX. Cayce e sugjestiononte vetën duke kaluar në një gjendje meditative, gjatë së cilës mund të jepte përgjigje për pyetje rreth kohës, hapësirës, rimishërimit, spiritualitetit dhe ngjarjeve të kohës dhe atyre që do të ndodhnin në të ardhmen.
Cayce-it i njihet merita e parashikimit të nisjes dhe mbarimit të dy luftërave botërore, përfundimin e Depresionit të Madh në SHBA dhe vdekjet e presidentëve Roosvelt dhe John Kenedy.
4. Jeane Dixon
Jeane Dixon ishte një astrologë që arriti kulmin e popullaritetit të saj në 1960 në SHBA, pasi zonja e parë, Nensi Regan i kërkoi keshilla në lidhje me presidencën e të shoqit, Ronald Regan. Ajo njihet për parashikimin e saktë të vrasjes së presidentit John F. Kennedy dhe vdekjes së Martin Luther King.
Dixon frymëzoi teorinë e një matematikani në atë kohë, sipas të cilës, njerëzit kanë tendencën të sjellin ndërmend gjithmonë parashikimet e sakta, ndërsa injorojne numrin e madh të parashikimeve që nuk dalin.
5. Mark Twain
Shkrimtari i njohur Mark Twain nuk është njohur për ndonjë aftësi telepatike, por ai ka thënë disa gjëra gjatë jetës se tij, të cilat me vonë janë vërtetuar. Para se gjithash, Twain ka parashikuar vdekjen e vet. Ai lindi në 1835, kur kometa Halley ishte shfaqur në qiell. Ai parashikoi se do të vdieste kur Halley të rishfaqej për herë të dytë. Twain vdiq në 1910, kur kometa ishte e dukshme në qiell.
Twain gjithashtu parashikoi vdekjen e të vellait nëpërmjet një ëndrre, në të cilen ai shfaqej i shtrire në arkivol mes dy karrigeve në dhomën e ndenjës së të motrës. Pas disa javësh, vëllai Henry vdiq në një aksident me varkë dhe kur Mark u fut në sallonin e së motrës pa të vëllanë në të njejtin pozicion si e kishte parë në ëndërr.
6. Motrat binjake parashikojnë 11 shtatorin
Terry and Linda Jamison janë dy binjake që ndajnë të njejtin shpirt në plot kuptimin e fjalës. Ato thonë se kane parashikuar sulmet e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në New Jork, ndërsa jepnin një interviste për një radio në vitin 1999. Ato pretendojnë se kanë parashikuar edhe avancimet në kërkimet mjekësore, specifikisht ato mbi kancerin, ato në studimin e sëmundjes Alzheimer, rrjedhjet e Wikileaks dhe disa katastrofa natyrore nëpër botë.
7. Nostradamus parashikon Napoleonin, Hitlerin dhe 11 shtatorin
Asnjë artikull mbi parashikimet nuk do te ishte i plotë pa ato të Nostradamusit në shekullin XIV, gjysma e të cilave kanë dale të vërteta. Ndoshta parashikimi më i madh i tij mbetet ai për tre anti-Krishtët qe do të kishin efekte domethënëse mbi shoqërinë njerëzore. I pari mendohet të jetë për Napoleon Bonapartin, një sundimtar i egër, i njohur si “Kasapi” nga njerëzit që e rrethonin.
“Një perandor do të lindë pranë Italisë. Njerëzit që i bëjnë shoqëri do të thonë se ishte më shumë kasap sesa princ”.
Anti-Krishti i dytë, të cilit Nostradamusi i referohet si “Njeri i njollosur në vrasje … armiku më i madh i racës njerëzore… ai që është më i keq se të gjithë ata që kanë qenë më perpara… gjakatar dhe çnjerëzor” mendohet të jetë Hitleri.
Disa njerëz mendojnë se anti-Krishti i tretë mund të jetë Osama bin Laden, duke u nisur nga fakti se Nostradamusi parashikonte që ai do të vinte nga Lindja e Mesme.
“Nga Arabia e madhe do të linde një ndjekes i fortë i Muhamedit. Ai do të hyje në Europe veshur me një çallmë blu… Do të jetë makthi i racës njerëzore, kurrë më parë nuk është parë ky tmerr”, thotë Nostradamus.
Për më tepër, Nostradamus shpalos një panoramë që ngjan në mënyrë tronditëse me sulmet terroriste të 11 shtatorit te 2011-s. “Qielli do të digjet në 45 gradë. Zjarri do t’i afrohet qytetit të ri madhështor”.
Në këto fjali, Nostradamus i referohet një qyteti të madh në botën e re amerikane, në afërsisht 45 gradë gjerësi gjeografike. Ekspertet kanë pranuar se ky mund të jetë vetëm New Yorku.
“Qielli do të digjet në 45 gradë.
Zjarri do t’i afrohet qytetit të ri madhështor
Me zjarr ai do ta shkaterrojë qytetin e tyre,
Nje zemer e ftohtë dhe mizore
Gjaku do të derdhet
Mëshirë s’do ketë për asnjë”.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts