7 mite për njerëzit që janë të fortë mendërisht



Ndonëse kalojmë shumë kohë duke folur për forcën fizike, ne i kushtojmë shumë më pak vëmendje forcës mendore. Si rezultat, ka shumë keqkuptime mbi atë se çfarë do të thotë të jesh i fortë mendërisht. Ja shtatë prej miteve më të mëdhenj për njerëzit e fortë mendërisht.

Njerëzit e fortë mendërisht kanë lindur të fortë.
Ashtu si foshnjat nuk janë të lindura me forcë të madhe fizike, askush nuk del nga barku i nënës me një forcë mendore të pabesueshme. Gjithësecili ka aftësinë për të zhvilluar aftësitë njohëse, emocionale dhe të sjelljes, që më pas ndërtojnë muskujt e mendjes. Rritja e forcës mendore kërkon praktikë dhe punë të palodhur – si dhe një përkushtim për të hequr dorë nga zakonet e këqinj që të frenojnë – por gjtihësecili prej nesh e ka aftësinë për t’u bërë më i fortë në mendje.

2. Njerëzit e fortë mendërisht janë të ftohtë dhe joemocionalë.

Njerëzit e fortë mendërisht i përjetojnë emocionet ashtu si gjithë të tjerët. Ata janë të vetëdijshëm, për mënyrën se si emocionet e tyre mund t’ua ndikojnë mendimet dhe sjelljen. Ata janë në gjendje të veprojnë edhe kundër ndjenjave, kur kjo i ndihmon që të arrijnë objektivat që kanë, dhe ata refuzojnë të lejojnë që të kontrollohen prej emocioneve.

3. Njerëzit e fortë mendërisht sillen si shefa dhe janë agresivë.

Njerëzit e fortë mendërisht nuk e vrasin mendjen për të kënaqur këdo – por ata gjithashtu nuk përpiqen të kontrollojnë të tjerët në mënyrë agresive. Në vend të kësaj, ata pranojnë përgjegjësinë personale për sjelljen e tyre, dhe nuk harxhojnë energji për të manipuluar të tjerët me taktika të ashpra.



4. Njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë përjetuar asnjëherë vështirësi.

Shumë njerëz të fortë kanë kapërcyer situata të vështira të pabesueshme, që nga fëmijëri plot shqetësime, e deri tek rrënimi financiar. Por ata nuk e përdorin fatkeqësinë e tyre, si një justifikim për mos arritjen e objektivave. Në vend të kësaj, ata i shndërrojnë këto përvoja në shanse për të mësuar, që i ndihmon të forcohen më shumë.

5. Njerëzit e fortë mendërisht nuk kërkojnë ndihmë.

Njerëzit e fortë mendërisht kanë vetëbesimin e mjaftueshëm, për të pranuar kur nuk i kanë të gjithë përgjigjet. Ata janë të gatshëm të kërkojnë ndihmë nga të tjerët që kanë më shumë eksperiencë, ekspertizë, arsimim, apo burime. Ata kërkojnë ndihmë personale apo profesionale kur u nevojitet, dhe nuk vënë në siklet individët e tjerë, që kërkojnë të përmirësohen.

6. Njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë probleme mendore.

Ndonëse shëndeti mendor dhe forca e mendjes janë dy gjëra të ndryshme, njerëzit shpesh herë thonë gjëra si: “Nuk mund të jem i fortë mendërisht, sepse kam depresion”. Por kjo nuk është e vërtetë. Dira prej njerëzve më të fortë në botë kanë luftuar me problemet e shëndetit mendor. Ashtu si njerëzit që vuajnë nga astma mund të zgjedhin të rrisin forcën fizike, edhe njerëzit që vuajnë nga depresioni, ankthi apo probleme të tjera të shëndetit mendor, mund të zhvillojnë forcën mendore.



7. Njerëzit e fortë mendërisht krenohen se injorojnë dhimbjen.

Të jesh i fortë mendërisht nuk do të thotë që mundesh të përfundosh gara atletike të vështira, apo të ecësh mbi qymyr të ndezur – thjeshtë se duhet ta bësh. Njerëzit e fortë mendërisht e tolerojnë parehatinë – por vetëm kur i shërben një qëllimi më të madh. Ata janë të interesuar të mësojnë nga dhimbja, jo thjeshtë ta durojnë atë.

Ashtu si planifikon ushtrime për të rritur forcën fizike, mund të zgjedhësh të bësh ushtrime për të rritur forcën mendore. Praktiko rregullimin e mendimeve, kontrollin e emocioneve, dhe sjelljen produktive, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhesh. Rritja e forcës tënde mendore është çelësi për të arritur potencialin tënd më të lartë. SHndërroje në prioritet forcimin e mendjes.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts