6 gabime mendore që do jua shterojnë fuqitë



A lufton me zakonet vetëshkatërruese të dyshimeve tek vetvetja?

A dëshiron të ndihesh me më shumë besim tek vetja dhe tek ajo çfarë ke për të ofruar?

A fokusohesh më shumë për t’i kënaqur të tjerët, sesa për të ndjekur ëndrrat e tua dhe për ta jetuar sa më mirë jetën?

Mënyra më e mirë për të filluar e për t’u ndjerë më mirë me veten, është të vësh re zakonet automatike mendore dhe emocionale, të cilat nuk të bëjnë mirë, si dhe të gjesh mënyra vetëvlerësuese sjelljeje. Me ndërgjegjësim dhe një fokusim të përditshëm në ndryshimin e zakoneve të vjetra, ti mund të fillosh të ndërtosh rrugë emocionale pozitive të reja në trurin tënd. Truri ynë zotëron kapacitetin e neuroplasticitetit, që do të thotë që praktikimi i rrugëve të reja të të menduarit dhe të sjellurit mundet realisht të ndryshojë neuronet e trurit dhe rrugët lidhëse mes tyre.

Nëse ke dëshirë të përballesh me zakone negative, ti mund të mësosh të jesh ndërgjegjshmërisht më fleksibël (lidhja është e jashtme) dhe të vendosësh kufij më të shëndetshëm, e si pasojë, “të ndërtosh” një tru që është më mirë i lidhur për të patur lumturi dhe sukses. Ja se si të kapërcesh 6 barriera të rëndësishme për t’u ndjerë me besim, i lumtur dhe i suksesshëm:

1. Të ndjerit fajtor

Faji është një emocion të cilin ne e mësojmë shpesh në fëmijëri: “Haje të gjithë ushqimin; ka njerëz që vuajnë në Indi”, ose “Unë e kam nxjerrë me thonj që të kujdesem për ty, dhe ti vetëm ankohesh?” Kur rritemi, ne i asimilojmë në mënyrë të pavetëdijshme këto mesazhe dhe ndihemi sikur ne asnjëherë nuk jemi ose nuk bëjmë mjaftueshëm. Ndjesia e dajit mund të ndihmojë kur të frenon që t’u bësh keq qëllimisht të tjerëve, ose të shkelësh vlerat standarte. Faji në ekstrem, gjithsesi, mundet të na dëmtojë dhe të na heqë gëzimin e jetës – duke mos na lënë të gëzojmë frutet e punës tonë të vështirë. Ka shumë lloje faji dhe kërkimet tregojnë se vetëm një është “i mirë” – faji rreth diçkaje të dëmshme që e ke bërë. Nëse ke gënjyer dikë për që të intereson, ose ke vepruar në një mënyrë egoiste dhe që shkakton dhimbje, atëherë të ndjerët e fajit mund të të motivojë të ndalosh sjelljen që shkakton dhimbje dhe të bësh korrigjime. Kjo ka të ngjarë të përmirësojë marrëdhëniet e tua dhe vetëvlerësimin. Shumica e llojeve të tjera të fajit janë të dëmshme.

Faji se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për të ndihmuar dikë tjetër, kur ti ke bërë tashmë shumë, ose nëse personi tjetër nuk është duke marrë përsipër përgjegjësi;

Faji i të paturit më shumë para, ose marrëdhënie më të mira, sesa miqtë ose anëtarët e familjes;

Faji rreth mendimeve të cilat nuk i vë në veprim, si ndjesia e xhelozisë ndaj një mikeje, e cila sapo ka lindur një fëmijë.

Të luftosh fajin e padobishëm, duke kuptuar se mendimet e tua nuk i dëmtojnë të tjerët – vetëm veprimet e tua mund ta bëjnë këtë. Mëso nga gabimet dhe përpiqu të ndihesh me vlerë rreth dhuntive dhe fatit të mirë që të ka dhënë jeta.

2. Të menduarit që ti je dështak

Shumë nga ne kanë një ndjesi dështimi, e cila ngjyros perceptimin rreth vetes tonë dhe arritjeve tona. Nëse ti vështron në jetën tënde përmes lenteve të dështimit, atëherë do të dështosh së vëni re, ose do t’i minimizosh arritjet e tua. Një prirje e mendjes nga dështimi gjithashtu nuk llogarit rrethanat e vështira që ti mund të kesh përballuar, ose sa shumë je përpjekur. Kjo prirje e mendjes mund t’i ketë rrënjët e veta, tek rritja me prindër kritikues, kur mbase nuk ke qenë aq i zgjuar, apo atletik, sa vëllezërit, motrat ose miqtë e afërt. Ose edhe duke patur çrregullim të mangësive në vëmendje, të padiagnostikuar. Mund të jetë rezultati i zhgënjimit në një zonë kyçe të jetës, si të divorcohesh, të jesh beqar, të kesh shumë borxhe, ose të mos marrësh një diplomim ose një punë të ëndërruar. Sapo kjo prirje e mendjes zhvillohet, ti e mbart atë me vete në çdo situatë tënden të re, duke besuar se ty të mungon ajo çfarë duhet për të patur sukses.

Duke patur një prirje të mendjes nga dështimi, kjo mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse, duke u bërë pengesë në rrugën tënde. Ti mund të zvarritesh dhe të mos e arrish ta bësh punën në kohë, ose të bëhesh më shumë sesa duhet perfeksionist dhe të fokusohesh në detaje. Ti mund të veprosh në një mënyrë të pasigurt e cila nuk e frymëzon besimin e shefit, ose të klientit, ose të bësh një punë të pakujdesshme, për arsye se ti thjesht e di që puna jote, sido që të shkojë, nuk është e mirë. Hapi i parë është ta kuptosh praninë e kësaj prirjeje nga dështimi dhe të besosh se mundesh ta eleminosh. Çdo rast i ri është një fillim i ri dhe një rast për të mësuar nga gabimet e mëparshme, si dhe si të veprosh ndryshe.

3. Të qënurit një perfeksionist

A je ti kritiku më i madh i vetvetes? A nuk mendon që, asgjë nga ato që ti bën, është mjaftueshëm e mirë për të arritur standartet e tua? Perfeksionizmi mund të rezultojë nga një ngurtësi e mendjes, ku ti nuk i ndryshon pritshmëritë e tua, duke u bazuar tek situata. Mund të të çojë në dyshim, zvarritje, ndjesinë konstante të të qënurit i dërrmuar, ose të heqësh dorë dhe të mos përpiqesh. Perfeksionizmi mund të jetë i vështirë për mendjen dhe trupin tënd: Një artikull për “Psicology…” gjeti se perfeksionistët kanë më tepër të ngjarë të vuajnë prej depresionint ose ankthit, dhe kanë më tepër të ngjarë të kryejnë vetëvrasje. Perfeksionistët kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të diagnostikohen me gjëndje të tilla, si sindromi i lodhjes kronike ose fibromialgjia. Perfeksionistët kanë vetëvlerësim të kushtëzuar të vetvetes, dhe mundet vetëm ta pëlqejnë veten kur ata po bëjnë mirë. Por askush nuk mundet të jetë në maksimum gjithë kohën. Perfeksionistët shpesh ndihen si mashtrues dhe jetojnë me frikën konstante të të qënurit të ekspozuar. Për të luftuar perfeksionizmin:

Hiq qafe shprehjet me “duhet të” dhe mendimet bardhë e zi.

Jepi vetes meritat atëherë kur përpiqesh.

Ndalo së pari gabimet si katastrofë.

Jepi vetes afate kohore për ta kryer punën.

Mos e lejo veten ta kontrollosh dhe rikontrollosh punën tënde.

Përpiqu të fokusohesh në panoramën e gjerë dhe gjej mënyra më të ndjeshme për ta mbikëqyrur një situatë.

4. Të jetuarit me keqardhjen

Keqardhja është një gjëndje negative ndërgjegjeje/emocionale e cila përfshin vetëfajësimin për një rezultat të keq, duke ndjerë një ndjesi humbjeje ose keqardhjeje për atë çfarë mund të ketë qënë, ose dëshira që të mund të zhbësh një zgjedhje të mëparshme, të cilën e ke bërë. Nëse ka një mundësi për të ndryshuar situatën, keqardhja – ndonëse e dhimbshme si eksperiencë – mund të jetë ndonjëherë një emocion ndihmues. Dhembja e keqardhjes mund të rezultojë në rifokusimin dhe kryerjen e veprimeve korrigjuese, ose ndjekjen e një rruge të re. Nëse ti je i varur nga diçka, keqardhja mund të jetë një motivues për të hequr dorë nga një substancë e dëmshme dhe të jetosh më shëndetshëm.

Sa më pak veprim të duhet për të ndryshuar një situatë, gjithsesi, aq më të ngjarë ka që keqardhja mund të kthehet në ripërtypje kronike dhe të të bëjë të luftosh mendërisht vetveten. Ata që provojnë keqardhje e rixhirojnë një situatë stresuese ose poshtëruese vazhdimisht në kokën e tyre, duke shkaktuar çlirimin konstant të kimikateve të stresit, si adrenalina dhe kortizoli. Kjo mund të jetë një “faturë” për trupin dhe mendjen tënde. Për të luftuar keqardhjen, përdor strategji të ndërgjegjshme për ta mbajtur vëmendjen tënde të fokusuar në të tashmen. Ashtu si ka thënë mësuesi i meditimit Jack Kornfield, “çdo mëngjes ne rilindemi përsëri. Ajo çfarë bëjmë sot është ajo çfarë ka më shumë rëndësi”.

5. Të krahasuarit e vetvetes negativisht me të tjerët

“Krahasimi është kusari i gëzimit” – Theodore Roosevelt

Ne krahasojmë veten me të tjerët dhe pastaj bëjmë gjykime rreth asaj, se sa të suksesshëm jemi bazuar mbi këto krahasime. Ka krahasime në ngjitje (me njerëz të cilët duken se u ecën më mirë sesa ne) dhe krahasimet në zbritje (me ata të cilët duken më keq sesa ne). Ne shpesh ndihemi më mirë rreth jetëve tona dhe arritjeve, kur bëjmë krahasime në zbritje dhe ndjehemi keq rreth vetes tonë, kur bëjmë krahasime në ngjitje. Problemi është se ne kurrë nuk e dimë me të vërtetë atë çfarë shkon nën sipërfaqen e jetës së njerëzve të tjerë. Kështu kur ne krahasojmë, jemi duke krahasuar brendësinë e vetes me pjesën e jashtmetë dikujt tjetër.

Shumë milionerë të teknologjisë elektronike ndihen të privuar sepse ata nuk mund të ndjekin miliarderët në lagjen e tyre. Ne gjithmonë gjejmë një zonë në të cilën nuk jemi aq të mirë sa të tjerët, si pamja, aftësitë atletike, ose arritjet në karrierë. Krahasimi vendos shumë presion mbi ty për arsye se ne kemi të gjithë rrethana të ndryshme. Nëse ti mund t’ia dalësh të paguash një kuzhinier të përditshëm, një trainer personal, ti do të ishe i përshtatshëm si yll kinemaje. Fatkeqësisht, prindërit shpesh krahasojnë fëmijët me motrën ose vëllain dhe ato etiketa mund të bëhen autoportreti ynë: “Ti je atleti ndërsa motra jote ka trurin”. Krahasimet janë thjeshtëzime të kompleksitetit dhe dhuntive që ne të gjithë zotërojmë si qënie njerëzore. Krahasimi më i mirë për t’u bërë është ajo çfarë dimë dhe jemi duke bërë sot, krahasuar me muajin e shkuar ose vitin e shkuar. Ky lloj krahasimi llogarit rrethanat dhe aftësitë e tua individuale.

6. Të kënaqurit e njerëzve

Sjellja e të kënaqurit të njerëzve buron nga dëshira që gjithkush të të pëlqejë ty dhe mbivlerësimi i mendimeve të të tjerëve, me kosto mbi kohën tënde, energjitë e tua dhe vetëvlerësimin tënd. Mund të keni patur prindër narcizistë ose emocionalisht abuzues dhe keni mësuar të përqëndroheni sesi t’i kënaqni ata, për të mbijetuar psikologjikisht në familje. Kërkimet tregojnë se fëmijët e abuzuar janë më të aftë të identifikojnë në mënyrë korrekte shprehje të inatosura të fytyrës, sesa fëmijët e pa-abuzuar. Në një nivel shumë të thellë, truri yt mundet të jetë mësuar për të kënaqur dhe zbutur të tjerët, në mënyrë që ata të mos inatosen dhe të të lëndojnë ty, fizikisht ose emocionalisht. Të kënaqurit e njerëzve mundet gjithashtu të rezultojë nga të qënurit i ndjeshëm ndaj refuzimit dhe përpjekjes për ta mënjanuar atë. Juve mund të jeni rritur me një prind të depresionuar dhe nën varësinë e alkoolit ose diçkaje tjetër, dhe keni mësuar se e vetmja herë që ti ke marrë vëmendje, ka qënë kur ti kujdeseshe ndaj prindit, ose duke plotësuar kërkesat e tyre emocionale.

Kjo sjellje është një keqpërdorim i ndjeshmërisë. Thjesht për arsye se ti mund ta “dish” atë çfarë të tjerët janë duke ndjerë, nuk do të thotë se është përgjegjësia jote për t’i bërë ata të ndjehen më mirë. Ty gjithmonë të jepet një zgjedhje. Mendo se çfarë të kushton kënaqja e njerëzve, si përshembull, e rrit stresin tënd dhe të largon nga ndjekja e qëllimeve të tua. Kënaqja e njerëzve mundet të dështojë dhe të të bëjë t’i kesh zët të tjerët, për arsye se të keqtrajtuan. Praktiko vendosjen e kufijve dhe të thuash “jo” ndaj kërkesave. Mëso të pranosh një siklet të tanishëm, për të mos patur stres në afatgjatë. Mëso të vendosësh prioritete dhe të ekuilibrosh nevojat e njerëzve të tjerë me të tuat. Pusho së qëndruari me “vampirë që kërkojnë energji” dhe mëso të jesh përzgjedhës, në lidhje me njerëzit që u afrohesh.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts