5 mite mbi miliarderët



Milionerët janë vërtet njerëz interesantë, dhe jo vetëm për shkak të pasurisë së grumbullojnë, por dhe për famën në debate politike kombëtare, mbi ekonominë, rritjen, taksat, pabarazinë apo drejtësinë. Të shumta janë mitet mbi opinionin, parimet dhe influencën e tyre, por ne le të eksplorojmë ato më të zakonshmet, dhe nëse janë të vërteta apo jo.
1. Milionerët mund të blejnë zgjedhjet e të ndryshojnë politikat
Milionerët marrin shumë vëmendje për donacionet e tyre politike. Në SHBA për shembull Sheldon Adelson dhe e shoqja, Miriam, shpenzuan rreth 98 milionë dollarë në zgjedhjet e vitit 2012. Kurse Charles e David Koch dhuruan rreth 290 milionë për republikanët në ciklin zgjedhor të vitit 2014 duke nxitur kufizimin e kontrollit të qeverisë.
Por jo gjithmonë paraja ka vendosur në këtë pikë, ashtu si financierët konservatorë që nuk mundën dot Presidentin Obama në 2012. Milionerë të tjerë si Michael Bloomberg, Rupert Murdoch apo Mark Zuckerberg nuk kanë arritur të bindin kongresmenët për kalimin e reformave të emigracionit.
Megjithë mbulimin e gjerë mediatik të aktivitetit të tyre, fushatat e suksesshme të milionerëve kanë ndodhur vetëm në nivel lokal, siç ishte legalizimi i marijuanës në Colorado e Washington nën influencën e Peter Lewis.
2. Shumica e milionerëve janë konservatorë anti-taksa e mbrojtës të qeverisë së vogël
Shumica e milionerëve të biznesit janë konservatorë të tregut të lirë që kërkojnë kufizim të rolit të qeverisë në ekonomi. Por një analizë e të dhënave të revistës Forbes tregon se 492 milionerë në SHBA kanë interesa të larmishme. Për shembull disa mbështetës të rizgjedhjes së Obamës kanë financuar dhe kauza liberale. Për shembull Warren Buffett beson se ai duhet të taksohet më shumë se sekretarja e tij, ose David Rubenstein që ka folur mbi nevojën e trajtimit të pabarazisë.
Dhe ka gjithashtu nga ata që si Peter Thiel që përpiqen të mbajnë qeverinë larg çështjeve personale edhe pse konservatorë në çështjen e taksave.
3. Shumica e milionerëve e kanë pasurinë të trashëguar
Sipas shumë studimeve amerikane 65 për qind e milionerëve e kanë bërë vetë pasurinë e tyre. Steve Jobs e Marc Andreessen, kanë prejardhje modeste të klasës së mesme duke avancuar me idenë e tyre inovative, dhe kjo gjeneron një mentalitet që kërkon të ruajë frutet e punës.
Individët e vetë-krijuar në SHBA krenohen me iniciativën dhe punën e tyre, edhe pse kanë përfituar nga politikat publike si ato të taksave më të ulëta mbi asetet financiare sesa mbi të ardhurat, gjë që ka ndihmuar individët e pasur të rrisin dhe të ruajnë pasurinë.
4. Ata duan vetëm të fitojnë para
Nuk ka dyshim që paraja është një motivuese e fortë por shumë milionerë duket se tërhiqen nga motive jo-materiale. Njerëz si George Soros për shembull kanë financuar në idetë e tyre mbi reformat e burgjeve dhe në lirinë e shprehjes. Pamela Omidyar ka mbështetur platformat e reja të mediave dhe kuptimin prej publikut të nevojës së mbikëqyrjes shtetërore.
Ndryshe nga gjenerata të mëparshme milionerësh që e linin filantropinë për në prag të vdekjes, ato aktualë punojnë më organizatat bamirëse dhe jo-fitim-prurëse. Ata e shikojnë këtë si një mënyrë shpërblimi për mundësitë që shoqëria u dha.
5. Mënyra më e mirë për t’u bërë milioner është te Wall Street
Shumë të diplomuar amerikanë vihen në radhë të firmat e Wall Street për të zënë vendet e lakmueshme në financë. Por në listën e milionerëve të revistës Forbes shihet se vetëm 9 për qind e të pasurve e kanë bërë pasurinë me banka dhe financë. Ato me më shumë të ardhura rezultojnë pronat e patundshme, ndërtimi e hoteleria.
Ndërsa 42 përqind e milionerëve të rinj u pasuruan me firmat e teknologjisë, si Mark Zuckerberg, Larry Page, Sergey Brin, Paul Allen, të cilët kanë transformuar shoqërinë prej arsimit dhe shëndetësisë dhe pritet të bëjnë kështu edhe me të ardhmen.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts