5 mënyra për ta krijuar vetë fatin tënd



Fati – duket i pakapshëm, i pamundshëm, dhe mbi të gjitha, mistik. Për disa, fati nuk egziston. Eshtë madje një objekt disi zemërues, që shpesh besohet se është arsyeja që shumë sipërmarrës kanë patur sukses (dhe ndoshta, arsyeja pse ata kanë dështuar). Për të tjerët, fati është diçka tjetër. Eshtë një kombinim i paprekshëm dhe i papërshkrueshëm i aftësive, kohës, dhe lidhjeve. Ekziston, gjithandej rrotull nesh dhe gjatë gjithë kohës, por nuk i vetëdhurohet askujt. Përkundrazi, ti duhet ta ndjekësh dhe ta rrokësh vetë.

Dëshiron të jesh më me fat? Atëherë duhet ta vësh veten në një pozicion për të përfituar nga shansi, kur ai shfaqet vetë.

1. Bëj Pyetje

Kjo duhet të aplikohet në çdo aspekt të jetës tuaj prej sipërmarrësi. Mos e kufizoni atë vetëm për mësuesit tuaj, ose për rrethin udhëheqës – bëni pyetje tek shitësit tuaj dhe projektuesit. Bëni pyetje ndaj punëmarrësit tuaj dhe ndaj njerëzve të cilët menaxhojnë pagesat (edhe ndaj qeradhënësit). Njihuni me çdo aspekt të biznesit tuaj, kaq shumë sa të ndiheni rehat me çdo pjesë të tij. Kjo nuk do t’ju çojë juve vetëm në një vend nga ku mund të merrni absolutisht vendimet më të mira për kompaninë tuaj, por edhe ku mund të prezantoni veten si një person i cili dëshiron të mësojë më shumë dhe të jetë më i mirë për këtë.

2. Thoni Po

Ndërsa loja e “e të thënit po” mund të shfaqet vetëm për fundjavat e beqarisë ose në një nga netët e një takimi të veçantë, ju mund ta shfrytëzoni idenë thelbësore dhe ta zbatoni atë në strategjinë e biznesit tuaj në rritje. Zbuteni atë, përshtateni, dhe mësoni to thoni “po”, kur njerëzit ju afrohen juve ose kompanisë tuaj. Ndërsa nuk ju duhet t’u thoni po njerëzve që iu kërkojnë të punoni pa pagesë (dhe me të vërtetë, nuk duhet të thoni po në të tilla raste), ju duhet të merrni në konsideratë t’u thoni po çështjeve me përfitim reciprok, partneriteteve projektuese, praktikave mësimore ( si ato që i pajton në punë, ose ato që i bën vetë). Çdo “po” është një eksperiencë mësimi, dhe e tillë që do të rrisë më tej kuriozitetin e vetes dhe të kompanisë tuaj.

3. Kërkoni Ndihmë

Ushqe një kulturë të mësuari shoqëror dhe mbështetjeje, duke modeluar një qëndrim të kërkimit të ndihmës. Kërkoje atë jo vetëm nga eprorët, por nga çdo njeri në jetën tënde. Kërko ndihmë në çështje teknike, por gjithashtu në fusha krijuese dhe më shumë të pakapshme. Merr të dhëna nga njerëz, vlerave dhe ideve të të cilëve ti u zë besë. Kjo tregon dy gjëra – së pari, se ti ke dëshirë të mësosh; së dyti, se ti do të jesh më i mirë.

4. Pranoni Gabimet

Mund të jetë një mësim i vështirë për t’u mësuar për këdo, aq më shumë për një menaxher. Ne mendojmë nga pikëpamja e të diktuarit të përgjegjësisë, t’u tregojmë njerëzve të tjerë se çfarë të bëjnë; është pothuajse e natyrshme për t’ua hedhur dështimet tona atyre që janë poshtë nesh. Por kur ti e ke katranosur – qoftë nëse është një veprim i vogël, si të harruarit e një urdhëri javor, ose diçka me të vërtetë e madhe, është nevoja të ngrihesh në këmbë dhe ta pranosh. Dhe jo vetëm para vetes, por para gjithësecilit në kompani. Duhet treguar se ti jo vetëm ke aftësinë të pranosh gabimet e tua, por t’i pranosh sinqerisht ato: Kjo është arritje e udhëheqësve të vërtetë.

5. Sprapsuni

Sapo ju arrini pikën në të cilën njerëzit punojnë për dhe me ty, do t’ju duhet të pranoni diçka tjetër – nëse ju i keni punësuar ata, kjo do të thotë se u besoni atyre. Dhe nëse u besoni atyre, kjo do të thotë se është koha që t’i lini të bëjnë punën e tyre. Biznesi juaj është fëmija juaj, ju doni ta ruani atë. Për ta menaxhuar atë në mënyrën që keni ëndërruar ta menaxhoni, dhe ta mbani në linjë me vizionin tuaj. Por mikromenaxhimi është një nga mënyrat më të shpejta për t’i nxjerrë njerëzit jashtë jetës tuaj – dhe biznesit tuaj. Stabilizoni biznesin tuaj, punësoni njerëzit tuaj… dhe pastaj bëni një hap prapa dhe vështroni magjinë të ndodhë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts