3 gjëra që i bëjnë njerëzit super produktivë



Të gjithë duam të jemi produktivë, apo jo? Për këtë qëllim, përpiqemi të gjejmë sa më shumë këshilla për menaxhimin e kohës, si dhe qasje të tjera taktike. Ndërkohë që edhe këto mund të ndihmojnë, e vërteta është që duhet të kemi një qasje sa më strategjike, nëse duam të bëhemi super produktivë. Kjo qasje strategjike përfshin edhe adoptimin e disa zakoneve të njerëzve super produktivë, gjërat që ata i bëjnë më shumë, dhe gjërat që nuk i bëjnë. Ja tre prej tyre.

Ata përgatiten me tepri

Përpara se të arrish një gjë që vërtetë ia vlen, duhet të kuptosh që arritjet e kanë gjithmonë një çmim. Nuk duhet thjeshtë të vihesh në lëvizje; duhet që të bësh lëvizjet e duhura. Shumica e njerëzve thonë që duan të arrijnë një gjë të caktuar, por nuk janë të gatshëm të angazhohen për përgatitjet e domosdoshme që ta arrijnë atë gjë. Si rezultat, ata janë të përgatitur keq, për të përballuar pengesat e pashmangshme që dalin rrugës. Njerëzit super produktivë përgatiten me tepri, duke mos ia lënë asgjë rastësisë. Rruga e tyre mund të ketë sërish pengesa, por përgatitjet ndihmojnë për të zbutur pjesën më të madhe të tronditjeve.

2. Ata janë të fokusuar

Njerëzit super produktivë vendosin objektiva specifikë të përditshëm, të cilët janë përbërës të një objektivi më të madh, dhe fokusojnë energjinë e tyre, bashkë me përpjekjet, për realizimin e këtyre objektivave të përditshëm.

Nido Qubein thotë: “Asgjë nuk i shton më shumë fuqi jetës tënde, se sa përqëndrimi i energjive në një grup të kufizuar objektivash”. Duke i ndarë objektivat në grupe më të vegjël detyrash të përditshme, duke fokusuar të gjithë energjitë dhe përpjekjet tek detyrat e të sotmes, dhe duke e përsëritur këtë proces përditë, ti do ta kesh atë fuqi, për të cilën fliste Qubein.

3. Ata marrin angazhime dhe i mbajnë

Njerëzit super produktivë janë të përkushtuar. Nëse ky përkushtim është ndaj vetvetes, të tjerëve ose detyrës që kanë në dorë, ata gjithmonë i qëndrojnë atij.

Cështja është se shumica e njerëzve mendojnë se janë tashmë të përkushtuar. Por shumëkush e ngatërron dëshirën me përkushtimin. Ne të gjithë kemi një listë gjërash që i dëshirojmë apo shpresojmë, përditë. Por të shpresosh dhe dëshirosh vazhdimisht do të thotë që thjeshtë je i angazhuar për të dëshiruar diçka. Kjo ndryshon nga përkushtimi për ta arritur atë gjë.

Për të ditur nëse je vërtetë i përkushtuar për arritjen e një objektivi, bëji vetes këtë pyetje: “A janë zakonet, veprimet, dhe sjelljet e mia në një linjë me përkushtimin tim për të arritur objektivin që kam?” Përgjigja e kësaj pyetje kërkon mendim vërtetë serioz dhe kritik.

E rëndësishme është që të jesh i ndershëm me vetvetem .vetëm atëherë do të bëhesh super produktiv, dhe do të hiqesh mënjanë nga turma.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts