11 ushqime helmuese, të cilat i hamë zakonisht



Qershitë. Njëra tërheq tjetrën, është e vërtetë, por nëse ju pëlqejnë qershitë bëni kujdes për të shmangur, edhe aksidentalisht, gëlltitjen e bërthamës: kjo përmban, në fakt acid cianidrik, një helm i fuqishëm, shumë i pranishëm në mbretërinë bimore, i cili pengon transportimin e oksigjenit nga ana e gjakut. Mos kini frikë megjithatë: tuli i qershisë është totalisht i padëmshëm. Acidi çlirohet vetëm nëse dëmtohet bërthama me dhëmbë dhe nëse gëlltitet.

2Kërpudhat. Të papërpunuara, edhe ato të ngrënshmet përmbajnë toksina termolabile (substanca që shkatërrohen nga nxehtësia të cilat avullojnë në pjekje, rreth 80°), të cilat mundet të krijojnë vështirësi tretjeje: prandaj më mirë të konsumohen të gatuara. Edhe nëse pëlqehen, është mirë të konsumohen në sasi të vogla, duke shmangur dhënien ndaj fëmijëve: kitina, substancë që përbën membranën e tyre qelizore, është e vështirë për t’u tretur, sidomos para moshës 13-14 vjeç, kur enzimat shkaktare të tretjes së saj, nuk janë të pranishme në sasitë e duhura.

3Arrë moskat. Shtuar në sasi të moderuara për t’i dhënë shije e të mbushurave, por me arrën moskat është mirë të mos ekzagjerohet. Përmban në fakt miristicinë, një substancë neurotoksike që, nëse vihet në punë në sasi të mëdha, provokon haluçinacione dhe konvulsione. Doza të shtuara të këtij lloji, rezultojnë përveç të tjerave, toksike për fetusin gjatë shtatzanisë.

4Domatja. Jo, nuk jemi duke thënë që përbërësja kryesore e dietës mesdhetare është helmuese, edhe pse njëherë e një kohë domatja është konsideruar e tillë, për sasinë në rritje të solaninës, një substancë me bazë toksike që bima e prodhon si pesticid natyral. Sasi të mëdha të solaninës përmbahen gjithësesi në rrënjë e gjethe të domateve, që për këtë arsye, nuk janë të ngrënshme e hidhen.

5Patatja. Toksina të ndryshme, si solanina, përmbahen në filizat e në lëkurën e patateve: ja përse është mirë të qërohen para se të gatuhen, duhet të jemi të vëmendshëm për të hequr pjesën jeshile (ku përqëndrohet solanina). Më mirë është të shmanget e gjitha, patatet që duken jeshile edhe më parë se qërohen përmbajnë në fakt vlera të solaninës që arrijnë deri në 100 mg për 100g, dhe alkaloidi toksik nuk eleminohet me pjekjen (degradon në mbi 243°C).

6Bajamet. Janë një ushqim me shumë energji dhe i shëndetshëm për trupin tonë, por ato të hidhura duhet të shmangen, ose konsumohen në sasi minimale. Përmbajnë në fakt sasi të mëdha të amigdalinës, një substancë që në organizëm prodhon acid cianidrik (nga i cili prodhohet cianuri helmatisës). Vlerësohet që doza vdekjeprurëse e bajameve të hidhura të jetë për një njeri, prej 50 ose 60 nga këto fruta. Fatmirësisht, shija e tyre e pakëndshme na dekurajon për t’i ngrënë.

7Mollët. Vazhdoni t’i hani: janë plot me vitamina dhe kanë një fuqi të rritur antioksidante. Por kini kujdes për të hequr farat: përmbajnë amigdalinë, e njëjta substancë toksike e pranishme në bajamet e hidhura. Nëse merren në sasi të mëdha (gjysëm tasi, për një të rritur) munden të rezultojnë vdekjeprurëse; në doza jo vdekjeprurëse, provokojnë ndryshime të humorit, depresion dhe vështirësi në frymëmarrje. Fatmirësisht, çdo frut përmban kaq pak prej tyre…

8Fasulet. Të gatuara janë një ushqyese dhe të pasura me proteina, që mundet të zëvendësojë mishin, pa pranuar kolesterolin në organizëm. Por të pabëra, fasulet janë helmatisëse: përmbajnë në fakt një toksinë të quajtur fitoemoaglutinina, simptomat e helmimit të së cilës janë marrje mendsh, të vjella dhe diarre. Para se të gatuhen është mirë të lihen në ujë për nja dy orë, dhe të eliminohet pastaj uji që është përdorur para gatimit. FDA amerikane këshillon madje 5 orë të qëndrojnë në ujë në 100 °C.

9Rubarbi. Përdoret zakonisht në pastiçeri (kush nuk ka ngrënë ndonjëherë karamelet e prodhuara nga ekstrakti i tij?): por vetëm kërcelli i kësaj bime është i ngrënshëm. Gjethet e rubarbit janë në fakt të pasura shumë me acid osalik, një substancë me fuqi të lartë laksative, që influencon negativisht mbi funksionet renale.

10Shtogu. Me lulet e tij prodhohen shurupe të shijshme, dhe manaferrat e gatuara përdoren për të prodhuar xhelatinë e marmalatë. Por lule e fruta janë pjesët e vetme të ngrënshme të shtogut (në varietetin Sambucus nigra-bukuri e zezë) pjesët jeshile të të cilit dhe lëvorja janë përkundrazi helmuese. Edhe konsumimi jashtë mase i prodhimeve të ngrënshme me bazë shtogu nuk është i këshillueshëm: mund të provokojë diarre.

11Peshku “top”. Nuk mund të thuhet se e konsumojmë shpesh, dhe megjithatë Peshku “top” është konsideruar një delikatesë në kuzhinën japoneze, kineze e koreane. Një miligram i vetëm i tetrodotoksinës, neurotoksina e përmbajtur në mëlçi, ovare, zorrë e lëkurë të këtij peshku është e mjaftueshme për të vrarë një njeri. Për këtë në Japoni, mundet të gatuajë “fugu-n” vetëm kush zotëron një liçencë speciale, që fitohet në 2 ose 3 vjet shkolle praktike e teorie./
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts