10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes



1. Profecia e Alois Irlmaier
Irlmaier ishte një njeri i thjeshtë gjerman në vitet 1950 që parashikoi Luftën e Tretë Botërore. Kështu e përshkruan ai: “Gjithçka thërret ‘Paqe’. Shalom! Pastaj do të ndodhë që lufta do të mbijë në Lindjen e Mesme – Forca të mëdha detare do të përballën armiqësisht në Mesdhe – Gjendja do të jetë e tensionuar. Por zjarri në të vërtetë do të bjerë në Ballkan: ‘Shoh të bjerë një i Madh, dhe përkrah tij një shpatë e përgjakur. Pastaj impakti merr dhënë…Dy njerëz vrasin një njeri me pozitë. Ata janë paguar nga të tjerë njerëz. Një prej tyre është një zezak trupvogël, tjetri pak më i gjatë dhe me flokë ngjyrë të hapur. Mendoj se do të ndodhë në Ballkan, por nuk e them dot me saktësi….Menjëherë hakmarrja do të vije nga përtej detit. Dragoi i verdhë do të pushtojnë Alaskën dhe Kanadanë në të njëjtën kohe. Por ai nuk vjen nga larg. Me pas do të bjere pluhur i verdhë. Kur të shkatërrohet qyteti i florinjte, do të fillojë…” Me interesant nga ky predikim është fakti se ai beson se lufta do të fillojë në Lindjen e Mesme, çka duket e qartë për shumicën e njerëzve që jetojnë në shekullin e 21-të.
2. Profecia e Shen Nilus
Shen Nilur është nje murg i shekullit të 5-te, dhe një dishepull i Shën John Chrysostom (doktori i kishes). Ai profetizonte lidhur me shekullin e 20-të. Ja çfarë thotë një pjesë e profecisë se tij që është shumë interesante, sidomos fjalia e fundit: “Pas vitit 1900, në mesin e shekullit të 20-të, njerëzit do të bëhen të panjohshëm. Kur të afroje koha e ardhjes se Antikrishtit, mendjet e tyre do të priren drejt asaj që është joshpirtërore, me pasione vetëm materiale dhe do te çnderojnë natyrën njerëzore dhe ligjin. Me pas, bota do të behët e panjohur… Tiparet fizike të tyre do të fillojnë të ndryshojnë, do të jetë e pamundur të dallosh femrën nga mashkulli për shkak të veshjeve të tyre të turpshme dhe stilit të flokëve…Në atë kohe, tradita dhe morali do të ndryshojnë. Njerëzit do të braktisin modestinë dhe shthurja do të mbizotërojë… Në atë kohë, njerëzit do të fluturojnë në ajër si zogj dhe të zbresin në fund të detit si peshq. Kur të kenë arritur të gjitha këto, këta njerëz të pakënaqur do t’i kalojnë ditët e tyre në rehatinë e paditurisë, shpirtrave të varfër dhe do të sjellin në tokë Antikrishtin…”
3. Profecia Baba Vanga
Baba Vanga ishte një grua e verbër bullgare (lindur në 1911, vdekur më 1996) e dhënë pas bimësisë dhe përbërjeve mistike, që ka bërë disa parashikime për të ardhmen. Ajo u bë e famshme fale të ashtuquajturës fuqi mistike të saj. Vdekjen e saj e përcollën nëpër rrugë turma të mëdha njerëzish. Nder parashikimet e saj më të famshme, thuhet se ne vitin 4599 njerëzit do të arrin të behën të pavdekshëm, dhe në më pak se 100 vite, ata do të fillojnë të asimilohen me alienë që do të takojnë në botë të tjera që do të popullojnë. Ajo deklaroi se në vitin 4509 njerëzit do të jenë mjaftueshëm të zhvilluar për të komunikuar drejtpërdrejt me Zotin. Në vitin 2221, gjatë kërkimeve për jetë jashtëtokësore, njerëzit do të përballen me diçka shumë të tmerrshme (ajo nuk e përshkroi ‘gjënë’). Me afër kohës sonë, ajo parashikoi një ndryshim të orbitës së Tokës, në vitin 2023. Për kuriozitetin tonë, ajo parashikoi fillimin e Luftës së Tretë Botërore në vitin 2010, që nuk duket se ka ndodhur deri tani, por mendohet se viti 2010 ka hedhur bazat për një zhvillim të tillë.
4. Sekreti i tretë i vërtetë
Në 26 qershor të vitit 2000, sekreti i njohur i tretë i Fatima-s u zbulua nga Kardinali Ratzinger (tashmë i njohur si Papa Bendikti XVI). Sekreti i referohej vrasjes se një Pape dhe shkatërrimin e një qyteti. Sekreti ka qenë i fshehur për shumë kohë, dhe vetëm disa njerëz kishin folur për këtë. Këta njerëz ishin vetëm ata që e kishin lexuar sekretin e plotë, ose kishin folur me Moter Lucian, e cila e shkroi këtë profeci. Informacioni që rrodhi nga këto zëra nuk korrespondonte me sekretin e zbuluar nga Vatikani. Rrjedhimisht, një numër shumë i madh njerëzish besuan se dokumenti i Vatikanit ishte i rremë dhe ishte nxjerre për të evituar skandalin që do të pasonte nëse zbulohej sekreti i vërtetë. Supozohet se sekreti i vërtetë i referohet një braktisjeje të Kishës nga Papa ose Papati, që me fjalë të tjera do të thotë se Papa/t nuk do të predikonin me në Kishe dhe do të binin në mëkate. Sekreti përshkruan edhe një Këshill që do të përvetojë Kishën. Kjo dihej rreth 40 vjet përpara se Vatikani të bënte publik versionin e tij të profecisë. Ajo çka është më interesante, është Motër Lucia e cila tha se sekreti duhej të behej publik në vitet 1960, ose pas vdekjes se saj (kushdo nga datat që do të vinte më parë). Nuk dihet përse zgjodhi këtë vit, por këshilli i Vatikanit u mblodh për herë të parë në vitin 1962, me të dy Papat që merrnin pjesë (John XXIII dhe Paul VI) që këmbëngulnin të mos e shfaqnin sekretin. Një tjetër ngjarje e lidhur me këtë profeci vjen nga Papa Pius XII (paraardhësi i John XXIII dhe përpara Këshillit të II të mbledhur në Vatikan): “Ne besojmë se ora aktuale është faza e ngjarjeve që Krishti ka thënë se do të ndodhin. Duket se errësira do të mbizotërojë në tokë. Njerëzimi është në prag të krizave të jashtëzakonshme.
5. Profecia e Ursula Southeil
Ursula Southeil (Nena Shipton, 1488–1561) është ndoshta më e njohura në këtë listë. Ka pasur edhe debate të kohëve moderne lidhur me vërtetësinë e profecive të saj. Ajo është njohur si profetë në kohen kur Samuel Pepys shkroi një libër për familjen mbretërore duke iu referuar parashikimeve të saj. Ja disa parashikime: 1. “Një karroce pa kalë do të largohet, shkatërrimi do të mbulojë botën me mjerim. Në Londër, Kodra Primorse do të jetë qendra që do të mbledh një det peshkopësh.” 2. “Për rreth botes mendja e njerëzve do të fluturojë, e shpejte si hap-mbyll sytë. Uji do të bëjë mrekulli të meëha. E çuditshme, por do të bëhet e vërtetë.” 3. “Në ujë , hekuri do të notojë aq thjesht sa varka e drurit. Floriri do të gjendet në rrjedha lumenjsh e gurë, në një vend që nuk dihet akoma.” 4. “Një anglez do të pranojë një çifut. Ju duket e çuditshme? Është e vërtetë! Çifuti që dikur përbuzej, do të shihet si i Krishterë.” (Anglia që krijoi shtetin e Izraelit?) 5. “Në ato ditë të largëta, gruaja do të çmendet dhe do te vishet si burrë, me pantallona dhe flokë të shkurtra. Ato do të ngasin rrugëve me këmbë të hapura dhe vetulla të bronzta, siç bëjnë sot shtrigat me fshesat e tyre.”
6. Profecia e Tarabich
Mitar Tarabich është një profet shumë pak i njohur nga Serbia. Ai jetoi në vitet 1829 – 1899 dhe mendohet se parashikoi shumë ngjarje që lidheshin me Serbinë e viteve 1930-40 dhe Luftën e Dytë Botërore. “Vendi ynë do të udhëhiqet nga një lloj komisioni, por do të ndryshojë në një mënyrë që nuk ka qenë kurrë më parë. Edhe pse njerëzit do të harrojnë varfërinë dhe urinë dhe do të pasurohen, do të fillojnë të e urrejnë shoqi-shoqin. Serbet do të ndahen nga njeri-tjetri duke mohuar origjinën e tyre serbe. Shpirti i pa shenjtë do të infiltrohet në këtë rajon dhe do të flejë me gratë, vajzat dhe motrat serbe. Ai do të sjellë në jetë fëmijë të tillë që nuk janë parë që nga fillimi i botës, dhe do të jenë brezi më i keq i të rinjve. Vetëm njerëz të dobët do të lindin, dhe askush nuk do të jetë aq i fortë sa të sjell në jetë një hero të vërtetë.” Ai beri disa parashikime lidhur me teknologjinë: “Njerëzit do të ndërtojnë njeë kut, brenda se cilës do të këtë pajisje me imazhe… Njerëzit do të udhëtojnë nëpër botë të tjera ku do te gjejnë mungese jete dhe shkretëtira… Ata që do të lexojnë dhe shkruajnë libra me numra, do të kujtojnë se dinë shumë gjera…”
7. Profecitë e Robert Nixon
Robert Nixon ishte një i ri që punonte në Angli në vitet e fundit të shekullit të 15-të. Ai fliste shumë rrallë dhe zakonisht belbëzonte kur fliste, duke i bërë të pakuptueshme fjalën e tij. Ai gjykoj se ishte mendërisht i vonuar. Pavarësisht kësaj, ai erdhi me parashikime befasuese për të ardhmen. Ja disa prej tyre: “Shqiponja e lodhur do të tërhiqet në një ishull në diell për të pushuar, ku gjethet dhe barërat rriten të freskëta dhe jeshile. Aty, do të takoje një zanë”, kjo besohet se është një profeci e Napolonit që u dërgua në ishullin Shën Helena në vitin 1815 – një ishull me bimësi të rrallë që e ka marrë emrin nga Helena e Trojës, që cilësohej si një zanë. Ai arriti të parashikonte edhe përdorimin e duhanit në të gjithë botën: “Të gjitha llojet do të kenë oxhaqe në gojët e tyre.” Nixon besohet të këtë parashikuar gjithashtu udhëtimet në hënë, me raketa kozmike, shpikjen e llambës së dritës, dhe aparatet e regjistrimit të zërit. Ai refuzoi të profetizonte për mbretin duke thënë se mund të parashikonte vetëm se do të vdiste nga uria. Atëherë mbreti e lejoi të punonte në kuzhinën e gatimit, ku një kuzhinier e mbylli padashur në një dollap, dhe ai vdiq nga uria.
8. Profecia e Papëve
Profecia e Papëve vjen nga Saint Malachy, dhe është një listë prej 112 frazave në latinisht. Ato pretendojnë të përshkruajnë çdo Pape katolik (dhe çdo anti-Pape) duke filluar që me Papë Celestin II i zgjedhur në 1143 dhe duke përfunduar profecinë me një Papë që do të quhet “Romani Peter”. Drejtimit të tij do t’i vije fundi me shkatërrimin e qytetit të Romes. Ajo që është interesante në këtë profeci është se Papa Benedikti XVI (i listuar si ‘Lavdia e Ullirit’) është Papa i parafundit në listë, dhe pas tij vjen Romani Peter. Studimet katolike për fundin e kohërave e përshkruajnë këtë ngjarje si ardhjen e dytë të Krishtit përpara gjykimit final. Ja diçka nga profecia origjinale: “Në persekutimin e fundit të Kishës se Shenjtë romake, Romani Petër do të zërë vendin dhe do të kullotë delet e tij me shumë pikëllim: kur të mbarojnë të gjitha turbullirat dhe vështirësitë, qyteti i shtate kodrave (Roma) do të shkatërrohet, dhe gjykimi i madh do të bjere mbi njerëzit. Fund.”
9. Profecia e Kalit të Bardhë
Leximet e Mormonëve mund të jenë shumë të njohur për disa lloje profecish. Profecia e Kalit të Bardhë ka ardhur në vitin 1843, nga Josep Smith (themeluesi i besimit mormon). Sipas kësaj profecie “Mormonët do të shkojnë në Malet e Gurit dhe do të bëhen shumë të fuqishëm dhe të mëdhenj.” Ky karakterizim vjen me Kalin e Bardhë të përshkruar në Apokalipsin e Shen John-it. Gjithashtu profecia parashikon se Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara do të varet një ditë në fije të perit (për sa i përket rëndësisë se saj) dhe do të shpëtohet vetëm “nga përpjekjet e Kalit të Bardhe.””Një revolucion i përgjakshëm do të zaptojë Amerikën, siç nuk është parë ndonjëherë me parë, pasi vendi do të mbetet pa Qeveri Supreme, dhe çdo specie e tokës do të shpërhapë pa kriter ligësinë e vet. Do të këtë baballarë kundër bijve të tyre, nena kundër vajzave të tyre, dhe anasjelltas. Skenat më të tmerrshme të gjakut, si përdhunim, vrasje etj, do të zënë vend.” Smith besonte se Kushtetuta e SHBA-ve ishte shkruar me frymëzimin e Zotit, dhe besimi Mormon do të shpëtojë atë.
10. Profecia e Hildegard von Bingen
Një murgeshë e shekullit të 12-të shumë e njohur për kontributin e saj në muzikën klasike dhe literature, por jo shumë e njohur për parashikimet e saj. Në një prej predikimeve ajo duket sikur i referohet shkatërrimit të SHBA-ve: “Përpara se të vijë Kometa, shumë kombe, përjashto ato kombe të mira, do të përballet me mizerje dhe uri. Kombi i madh i Oqeanit që banohet nga popuj të tribuve të ndryshme, do të përballet me termet, valë deti dhe stuhi që do ta shkatërrojnë. Do të ndahet dhe do të fundoset. Kombi do të këtë shumë fatkeqësi nga deti, dhe do të humbasë kolonitë në lindje nga një Tigër dhe një Luan. Kometa me presionin e saj të madh, do të ngrejë oqeanin dhe do të përmbyte shumë vende, duke shkaktuar shumë tortura. Pas Kometës se Madhe, kombi i madh do të shkatërrohet nga termet, stuhi, valë deti shumë të larta, duke shkaktuar edhe më shumë vuajtje. Të gjitha vendet përgjatë detit do të fundosen dhe do të shkatërrohen nga këto valë gjigante, dhe shumica e krijesave të gjalla, do të vriten. Edhe ata që do të shpëtojnë, do të vdesin nga sëmundje të tmerrshme.” Ajo gjithashtu predikoi se paqja do të kthehej në toke vetëm kur froni Francez të rikthehet ( shume e çuditshme pasi froni francez nuk është shkatërruar në atë kohë).
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts