10 mënyra për ta shndërruar ditën më të keqe të jetës, në ditën më të mirë



Herë pas here, të gjithë kemi ditë kur asgjë nuk shkon ashtu si duhet. Kur të të vijë radha ta kesh këtë ditë, mbaj mirë parasysh këto mendime

Gjithësekush ka nga ato ditë kur gjithçka duket se “komploton” kundër teje, kur asgjë nuk funksionon ashtu si ti do të doje. Ka shumë gjëra, të mëdha e të vogla, mbi të cilat ne nuk kemi aspak kontroll, por gjithësesi ka mënyrë për të bërë paqe, edhe me kthesën më të keqe të mundshme të ngjarjeve. Elementi më i rëndësishëm për t’iu larguar të keqes, është se si ne mendojmë për veten tonë. Elementi i dytë, është mënyra jonë e të menduarit dhe sjellja. nëse i bëjmë këto që të punojnë për ne, atëherë gjithmonë mund ta përmirësojmë jetën.

Më poshtë janë dhjetë kujtesa të vogla, por shumë të rëndësishme, që të të motivojnë në ditët më sfiduese.

1. “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”. Ky citim nga Friedrich Nietzsche përmbledh kapacitetin tonë për të mësuar se sa të fortë jemi. Kur ndien sikur limitet e tua po vihen në provë, vazhdo të shtysh përpara, sepse vrulli është gjithçka. Sa kohë që vazhdon të ecësh përpara – qoftë edhe me hapa të vegjël – asgjë nuk mund të të vërë poshtë.

2. Të mos marrësh atë që do, është ndonjëherë një goditje e mrekullueshme fati. Mënyra më e mirë për të përballuar mosmarrjen e asaj që duam, është të fokusohemi tek ajo që kemi, në vend të asaj që nuk kemi. E rëndësishme është të qëndrosh pozitiv dhe të largosh ndjenjat apo mendimet negative. Nuk është argëtuese të ndihesh se ke humbur, por perspektiva më e gjerë mund të të tregojë diçka pozitive që ke përftuar nga ajo eksperiencë.

3. Lufta është një pjesë e natyrshme e jetës. Pjesë e zhvillimit është edhe përjetimi i sfidave dhe betejave të papritura. Njerëzit humbasin vendin e punës, biznesi falimenton, udhëheqja sfidohet. Nuk është asnjëherë e lehtë, por mos harro asnjëherë se betejat na japin një shans për t’u bërë më të fortë dhe më të mirë.

4. Sfidat na japin një mundësi për të mësuar. Sa më shpejt që të pranosh se ne të gjithë dështojmë dhe se sfidat janë këtu për të na mësuar diçka, aq më shpejt do të shkëlqesh. “Hileja” është që të jesh i hapur për të mësuar.

5. Ajo që njerëzit mendojnë nuk është e rëndësishme: e rëndësishme është se si ndihesh ti me veten tënde. Nuk mund të jesh gjithçka, për këdo, dhe sado mirë që të bësh, gjithmonë do të jetë dikush që e mendon ndryshe. Dhe kjo është normale. E rëndësishme është se si mendon dhe si ndihesh për veten tënde.

6. Ne duhet të përjetojmë atë që është, jo atë që duhej të ishte. Një realitet i vështirë është më i dobishëm për ne, se sa të jetojmë në hidhësinë dhe pakënaqësinë për gjërat që nuk ndodhën. Qëndro me këmbë në tokë në të vërtetën e tashme të jetës tënde.

7. E vërteta është: kohët e vështira nuk zgjasin asnjëherë, njerëzit e vështirë, po. Përqëndrohu në atë që do dhe mos lejo që sfidat të të vënë poshtë. Fokusohu, qartësohu, dhe mos lër asgjë të të shpërqëndrojë nga ajo që do. Të gjithë rrëzohen, por jo të gjithë qëndrojnë përdhe.

8. Rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë. Nuk ka asgjë më të vlefshme, se sa njerëzit që të bëjnë të ndihesh mirë. Rrethohu nga këta njerëz. Sa herë që largon negativitetin nga jeta jote, ti i hap vend pozitivitetit. Sidomos në ditët shumë të këqia, sigurohu që të largosh njerëzit negativë dhe rrethohu nga ata që besojnë tek ti dhe të bëjnë të nxjerrësh më të mirën.

9. Ti nuk e di asnjëherë sa i fortë je, deri kur të qënurit i fortë është e vetmja zgjedhje që ke. Gjithmonë ke një zgjedhje, gjithmonë ke dy opsione. Nëse dëshiron të ndryshosh diçka, duhet të gjesh një rrugëdalje. Mund ta shohësh sfidën, si një ftesë për të parë se sa i fortë je, ose mund ta shohësh si një ftesë për të mësuar se sa kollaj mund të heqësh dorë – zgjedhja është e jotja dhe zgjedhjen do ta kesh gjithmonë në dispozicion.

10. Mos harro, ditët e këqia shkojnë e vijnë, por ditët e mira janë këtu për të qëndruar. Jeta nuk është e lehtë, dhe nëse mendon se është e lehtë, do të zhgënjehesh vazhdimisht. Ditët e këqia do të vijnë, por ne kemi një zgjedhje për t’i shndërruar në ditë të mira, duke ditur që arritja e diçkaje që vlen, kërkon përpjekje konstante. Reshtoji gjërat që bën, bashkë me pasionin dhe qëllimin, dhe do të shohësh që edhe ditët më të këqia, nuk janë dhe aq keq.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts