10 koincidenca të pabesueshme



Ka një debat që ekziston prej kohësh: Cfarë i bën gjërat të ndodhin? Eshtë dora e besimit, koincidenca, apo një fuqi edhe më e madhe? Pavarësisht se cila do të ishte përgjigja – përgjatë gjithë historisë, raca njerëzore është përpjekur t’ia shpjegojë vetvetes këto gjëra. Ndonjëherë historia na ofron koincidenca të pabesueshme, saqë mund të mendojmë se bien ndesh me natyrën dhe me probabilitetin. Ja disa histori nga e gjithë bota.
1. Binjakët lindin dhe vdesin në të njëjtën kohë: në mars të vitit 2002, një lajm i tmerrshëm u botua për dy binjakë identikë 71-vjeçarë, të dy nga FInlanda, të cilët vdiqën në të njëjtën ditë – në disa orë distancë – të dy në aksidente automobilistikë, teksa ngisnin biçikletën dhe në të njëjtën rrugë. Një oficer policie që u mor me ngjarjen tha se “ky është një aksident historik – edhe pse rruga është e mbushur me makina – aksidente të tillë nuk ndodhin përditë”.
2. Të vrarë në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë: Në vitin 1975, një burrë u vra i goditur nga taksia në Ishullin e Bermudës, ndërkohë që udhëtonte me motoçikletën e tij. Një vit më vonë, një tjetër person vdiq në të njëjtin vend – dhe në të njëjtën mënyrë. Por… edhe me të njëjtën motoçikletë. Ndërkohë që e ngiste, ai u godit…. nga e njëjta taksi dhe me të njëjtin shofer. Si ka mundësi me të njëjtën motoçikletë? Sepse personi i dytë ishte vëllai i personit që gjeti vdekjen një vit më herët.
3. Murgu misterioz: Joseph Aigner ishte një piktor i njohur në Austri, në shekullin 19. Aigner u zhyt në depresion dhe u përpoq të vetëvritet disa herë. Përpjekjen e parë e bëri kur ishte 18 vjeç, kur u mundua të varë veten por nuk e la shfaqja misterioze e një murgu. Kur mbushi 22 vjeç, u përpoq të vetëvaret sërish, por murgu misterioz ia zuri përsëri rrugën, duke parandaluar vdekjen e tij. 8 vjet më vonë vdekja erdhi ta vizitojë sërish, por këtë herë ishin disa persona që e rrëmbyen për shkak të opinioneve të tij politikë – edhe një herë, murgu u shfaq në kohë dhe e shpëtoi. Vetëm në moshën 68 vjeç Aigneri ia doli të vrasë veten, me një plumb kokës. Shërbesa në funeral u mbajt nga murgu misterioz – emrin e të cilit Aigneri nuk e mësoi dot kurrë.
4. Paratë e kthyera në vendin e tyre: në vitin 1858, një person me emrin Robert Palon u qëllua për hakmarrje nga personat me të cilët luante poker. Ata pretenduan se Paloni kishte bërë me hile duke fituar 600 dollarë. Kur vendi i Palonit mbeti bosh dhe askush nuk i kërkoi paratë e mallkuara, ata gjetën një person për ta zëvendësuar. Ndërkohë që policia mbërriti për të hetuar vrasjen, lojtari i ri i kishte shndërruar tashmë 600 dollarët në 2200 dollarë. Policia kërkoi që 600 dollarëshi fillestar i duhej dhënë njeriut më të afërt të Palonit, por zbuloi që njeriu më i afërt i Palonit ishte lojtari i ri i pokerit. Djali i tij. Ai kishte 7 vjet që nuk e kishte takuar të atin.
5. Shi bebesh: në fundin e viteve 30 të shekullit që kaloi, në Detroit – një nënë e re do të bëhej përjetë mirënjohëse ndaj një personi me emrin joseph Piglock. Ndërkohë që ecte në rrugë, një bebe ra nga katet e sipërm – mbi Piglockin, dhe fatmirësisht të dy mbijetuan pa marrë plagë. Ekzaktësisht një vit më vonë, bebja fluturues e gjeti sërish rrugën, nga dritarja – fatmirësisht, Piglocku po ecte sërish në atë rrugë, duke bllokuar rënien e lirë të bebes – sërish të dy i mbijetuan koincidencës së pabesueshme.
6. Bashkë, në jetë dhe në vdekje: John dhe Arthur Maouforth janë binjakë që jetonin afro 130 km larg prej njëri-tjetrit në Britani. Mbrëmjen e 22 majit 1975, të dy nisën të ndihen keq nga dhimbja në gjoks. Familjet e tyre nuk dinin gjë për sëmundjen e binjakëve. Të dy vëllezërit u dërguan në spitale të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë ndërruan jetë prej atakut në zemër.
7. Postieri i bie dy herë: Ndërkohë që ndodhej në një udhëtim biznesi në fundin e viteve 50, George D. Bryson u rregjistrua në Hotelin Blousville në Kentucky. Pasi përfundoi rregjistrimin ai mori një çelës për në dhomë, me numrin 307. Pas pak, shkoi tek recepsioni për të kontrolluar nëse i kishte ardhur ndonjë letër. Recepsionisti i tha që kishte nëj letër dhe i dha një zarf që i drejtohej Z. George D. Brayson, në dhomën 307. Pasi hapi letrën kuptoi që nuk ishte për të – por personin që e kishte pasur dhomën para tij. Pikërisht dhomën 307 dhe pikërisht me emrin Bryson.
8. Si binjakë të ndarë në lindje: Në Ohio lindën dy binjakë identikë dhe u dhanë për adoptim. Familjet që nuk e njihnin njëra-tjetrën ua vunë të dyve emrin James. Kur fëmijët u rritën, të panjohur mes tyre, të dy kërkuan punë në polici. Të dy u martuan me gra që quheshin Linda – dhe të dy patën një fëmijë që ia vunë emrin James Alen. Pak vite më vonë në të ardhmen, të dy u divorcuan dhe u martuanme dy gra që secila quhej Betty dhe të dy patën qen me emrin Toy. Vetëm kur mbushën 40 vjeç, dy vëllezërit zbuluan jetët e tyre identike, pasi patën mundësinë të takohen.
9. Rikthimi i të humburve: Ndërkohë që shkrimtarja amerikane Ann Perish po shihte librat në një librari në Paris në vitet 20, ajo gjeti librin e saj të preferuar kur kish qenë fëmijë – “Jack Frost dhe histori të tjera”. E mori librin dhe ia tregoi bashkëshortit, ndërkohë që i tha se ishte libri i saj i preferuar që kur kish qenë fëmijë i vogël. I shoqi e mori librin dhe gjeti këtë shënim në pjesën e brendshme të kapakut: “Ann Perish. N.Over 209 street, Colorado Springs”. Ishte libri i saj, që kish gjetur vend në një librari përtej oqeanit.
10. Makina e mallkuar e Jamse Deanit: James Dean gjeti vdekjen në një aksident të tmerrshëm me makinë në shtator 1955, ndërkohë që ngiste makinën e tij Porsche. Kur makina u mor nga vendi i aksidentit për në garazhd, motorri krejt papritur u shemb mbi këmbën enjë mekaniku dhe e shtypi. Më pas, motorri u ble nga një doktor që e vendosi në Porschen e tij. Ai gjeti vdekjen pak kohë më vonë në një garë. Në të njëjtën garë vdiq dhe një tjetër shofer – ai kishte vendosur grupin e marshit të makinës së Deanit në makinën e tij. Pasi u rregullua Porsche e Deanit – garazhdi ku u vendos u dogj dhe u bë shkrumb e hi. Më vonë, makina u paraqit në Sacramento por u rrëzua nga një shkëmb dhe lëndoi një djalë të ri. Kamioni që mori makinën rrëshkiti dhe u përplas në një dyqan. Më vonë makina u nda në 11 pjesë. Me kalimin e kohës, Porsche me emrin “bastardi i vogël” u shndërrua në një legjendë dhe shumica e historive që thuhen për të nuk mund të vërtetohen.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts