STUDIMI BBC / Çfarë na bën pesimistë – dhe si të shërohemi? 8 hapa “magjike”

Studimet e fundit vërtetojnë se veprimtaria e trurit tek njerëzit optimistë është ndryshe nga pesimistët, por lajmi i mirë është që mund të ndërrosh rrugë dhe t’i thuash një herë e mirë lamtumirë mendimeve të këqinj
Shikoni gjithmonë anën e keqe të gjërave? Nuk është shumë vonë për të ndryshuar: studimet e fundit thonë se një person mund të mësojë të bëhet optimist brenda 7 javësh, duke përdorur dy ushtrime të thjeshtë. Njëri ka të bëjë me nguljen e syve tek fytyra të zemëruara dhe të buzëqeshura, dhe tjetri ka të bëjë me meditimin për 20 minuta.

Duke përdorur një ushtrim të thjeshtë, truri ynë mund të ndryshojë mënyrën si vepron dhe të bashkë me të, edhe këndvështrimin pesimist që kemi për jetën. Të dhënat u paraqitën në një film dokumentar të BBC-së, ku Michael Mosley shpjegon se për shkak të pagjumësisë që kishte vuajtur për 20 vite – ai donte të bëhej njeri më i lumtur – një që edhe fle mirë. Mosley u ekzaminua nga specialistë të fushës – Profesore Eileen Fox nga universiteti i Essexit në Britani, dhe rezultatet treguan se ka shumë veprimtari në mendjen e tij – në zona që janë të lidhura me ndjenjat negative dhe pesimiste.

Asimetria e trurit

Studime të mëhershëm kishin treguar se njerëzit që vuajnë nga pesimizmi i tepruar dhe ankthi, kanë një lloj asimetrie në trurin e madh, kështu që ka më shumë aktivitet në hemisferën e djathtë, se sa në të majtën, për arsye që nuk dihen.
Duke analizuar aktivitetin elektrik të trurit, specialistët ia dolën të vërtetojnë se ana e djathtë e trurit të Mosleyt ishte 3 herë më shumë aktive se sa ana e majtë, kur ai është duke pushuar. Mosleyt iu ofruan dy ushtrime të përdithëm, që do e ndihmonin të ndryshonte mënyrën si mendonte. I pari – Meditimi. Atij iu kërkua të ulet në një vend të qetë dhe të përqëndrohet në elementët fizikë, si pesha e trupit të tij dhe mënyra si merr frymë, për 20 minuta. Eshtë e mundur të fillosh ta bësh këtë për 10 minuta në ditë dhe gradualisht të rritës kohëzgjatjen e meditimit.

Në këtë mënyrë, teknika e Meditimit lejon që të na vijnë dhe ikin mendimet, pa menduar shumë dhe pa u thelluar së tepërmi.
Në ushtrimin e dytë, shikon një ekran kompjuteri ku shfaqen 15 fytyra, me zemërim apo me emocion – dhe një fytyrë e buzëqeshur. Mosleyt iu kërkua të gjejë fytyrën e buzëqeshur dhe ta klikojë. Pasi bënte këtë – dhe pasi vendosja e fytyrave ndryshonte – atij i kërkohej të gjente sërish fytyrën e buzëqeshur. Arsyetimi është që të trainosh trurin për pamje pozitive dhe ta përgatisësh atë për mendime më optimistë.
Në dokumentar, Mosley thotë se pas 7 javësh, gjendja e tij shpirtërore pësoi përmirësim të dukshëm. Ai filloi të flejë më mirë dhe të ndihet përgjithësisht optimist. Asimetrua në trurin e tij pësoi një ekuilibrim. Dhe në fund, natyrisht, ai u bë person më optimist.
Si të jeni optimistë në 8 hapa:

Së pari, merrni frymë thellë. Përpara se t’i kushtoni vëmendje ankthit apo mendimeve të këqinj që ju shqetësojnë, fokusohuni tek frymëmarrja juaj, tek ndjesia e ajrit që vërshon në vrimat e hundës dhe shkon deri në mushkëri.
Dëgjo zemrën. Ndiej të rrahurat e zemrës tënde dhe imagjinoje teksa pompon gjak, duke e cuar në cdo pjesë të trupit tënd. Vazhdo bëje deri kur të jesh gati për të medituar.
Organizoji mendimet. Fokusoje vëmendjen në mendimet që jua vështirësojnë kohën. Cfarë mendime ju përshkojnë aktualisht mendjen? A ka shumë të tillë, apo është vetëm një mendim që ju bën të ndiheni keq, sa herë ju vjen në mendje? Përpiqu të mendosh në mënyrë racionale për këta probleme, në vend që të reagoni emocionalisht.

Mos u përpiq t’i ndalësh mendimet. Nuk mund ta “boshatisësh” trurin nga mendimet ndërkohë që mediton. Mendimet nuk janë armiku dhe nuk ke pse lufton me ta. Kështu, vetëm sa do i përforcosh.
Vepro sikur mendimet e tu të jenë zhurmë ambienti. Përpiqu ta bësh trurin të përshtatet me mendimet, sikur këta të jenë zhurmë e bardhë, sikur të flasin në radion që po dëgjon aty pranë. Mund t’i dëgjosh, por jo të fokusohesh tek ata. Vëmendja jote orientohet nga fakti që ti nuk po dëgjon atë që thuhet.

Mos i gjyko mendimet e tu. Ata nuk janë “të mirë” apo “të këqinj”, përderisa cdo gjë në trurin tënd është e barabartë. Nëse i trajton me kuriozitet dhe falje, do të jetë më e lehtë t’i kontrollosh.
Riktheji mendimet në shina. Sa herë që mendja shkon e punon negativisht, pranoje këtë dhe fillo rifokusimin.
Bëje këtë ushtrim për dhjetë minuta fillimisht dhe më pas rrite kohëzgjatjen. Në fillim mund të ndihesh pakëz i turbullt, për arsye se truri yt do të pushojë së vërtituri nëpër rrathë, por do të funksionojë. Ka gjasë që duke vepruar kështu do të njohësh edhe më shumë mendime se sa zakonisht. Thjeshtë bëhesh më i vetëdijshëm. Sa më shumë që praktikon, aq më lehtësisht do i përballosh shqetësimet dhe aq më pak do të mbërthehesh prej panikut.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts