Studenti i sajuar që shkaktoi një revolucion dhe përmbysi komunizmin

Në 17 nëntor 1989, mijëra çekosllovakë u dyndën në Sheshin Wenceslas të Pragës për të kërkuar fundin e komunizmit. Mes tyre ishte një student 20-vjeçar i matematkës, me emrin Martin Smid. Kur autoritetet rimorën sheshin pas akteve të dhunshëm, ai ishte i pafat pasi u gjend në rrugën e policëve. Mu aty, përpara qindra dëshmitarëve, Smid u rrah për vdekje dhe trupi i tij u braktis në rrugët e ngrira. Për shumicën e qytetarëve, kupa ishte derdhur. Historia e Smidit të gjorë nxiti Revolucionin e Kadifejtë, duke e rrëzuar regjimin e vjetër brenda pak ditëve.

Vetëm kur tymi ishte shpërndarë dhe demokracia ishte rikthyer, njerëzit kuptuan se nuk kishte patur kufomë, dhe nuk kish patur as Smid. E gjitha ishte një fabrikim, diçka e ëndërruar nga aktivistët çekë dhe që ishte përcjellë për mediat perëndimore nga një burim normalisht i besueshëm. Megjithatë, në atmosferën e nxehtë të 1989-ës u mendua si gjë e vërtetë – dhe kjo kishte rëndësi. Smidi frymëzoi direkt 10 milionë vetë që të luftonin për lirinë e tyre, atëherë kur nevojitej më shumë. Pa të, fundi i komunimit në ish Cekosllovaki mund të mos kish qenë aq i shpejtë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts