Sa kushton puna e një prindi?

Nëse një mama do të paguhej për punën që bën, ajo do të fitonte 31 500 paund (36 161 euro) në vit. Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, një nënë shpenzon 71 orë në javë për punët e shtëpisë, pazarin dhe pastrimin. Por edhe burrat britanikë nuk mbeten shumë mbrapa. Ata shpenzojnë 53.5 orë për punë shtëpie, punë që nëse do të paguhej, do t’u jepte një rrogë vjetore prej 24 mijë paund (27 551euro).

“Insurer Legal and General”, studioja që bëri përllogaritjen se sa vlerë ka të jesh prind, zbuloi gjithashtu se rritja e një fëmije deri në moshën 18 vjeç kushton 154 400 paund (177 246 euro) Mesatarisht, një prind shpenzon për fëmijën e tij 8850 paund (10 159 euro). 71 për qind e familjeve të pyetura thanë se prioriteti kryesor financiar ishte t’u siguronin fëmijëve një të ardhme, në rast të ndonjë fatkeqësie apo pamundësie për të fituar para.

Ekspertët që kryen vëzhgimin thonë se vlera financiare e një prindi për një familje është shumë më e madhe se sa vetë ata mendojnë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts