Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave



Pavarësisht frikës mbi telefonat dhe rrezatimin, pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë aparatin e tyre celular në xhepin e pantallonave. Por një studim i ri pretendon se ka të dhëna që tregojnë se në fakt ky veprim mund të ketë pasoja, për meshkujt në veçanti.

Shkencëtarët analizuan 21 punë kërkimore të realizuara ndër vite mbi rrezatimin dhe dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.

Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo – jonizues influencon në trup.

Pa i dhënë shpjegim kësaj, kërkues të shumtë në fushën e shëndetit hezitojnë që të japin një përgjigje përfundimtare.

Megjithatë, në këtë punë kërkimore të realizuar nga Univeriteti Newcastle në Australi, u analizuan të dhëna të mbledhura ndër vite, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje.

Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.

Autorët e studimit analizuan 27 studime dhe në 21 prej tyre u dallua një lidhje mes rrezatimit të telefonit dhe dëmtimit të spermës, shkruan tvklan. Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts