Paraja, ‘djalli’ i ardhur nga barku i Tokes!

Paraja ka një origjinë mitike. Më pas është përdorur si shenjë e sovranitetit të mbretërve. Së fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund të zëvendësonte shtetin. Tani është koha të mendohet për t’i dhënë një funksion politik. Rasti i madh? Euroja që shpreh njëherazi edhe një identitet.Zoti dhe ari janë shfaqur shpesh në letërsi dhe në muzikë. Në “Faustin” e Gounod, Mefistofeli këndon: “Zot i arit dhe mbret i botës”.

Sipas një legjende që vjen nga sumerët dhe nga babilonasit, ari është nxjerrë nga barku i Tokës për llogari të perëndive që banojnë në një planet të largët dhe që përdorin skllevër njerëzorë për të nxjerrë ar në minierat e planetit blu.Skllevër që nuk e shohin kurrë diellin, të vdekur që jetojnë.

Por, disa prej tyre, duke u rebeluar ia kanë dhuruar arin njerëzve, sikundër Prometeu zjarrin, dhe për këtë janë shfarosur. Njerëzit kanë nxjerrë nga ari pluhurin e tij, të pajisur me një fuqi magjike. Në Testamentin e Vjetër quhet manna.Por, perënditë e planetit misterioz kanë mbajtur me një pjesë të minatorëve një raport disi më të veçantë, për t’i përdorur ata në operacione të fshehta që kanë për qëllim sundimin e njerëzve. Në realitet, ari nuk është një zot i vetmuar. Ka metale të tjera që ia kanë kundërshtuar herë pas herë supremacinë: argjendi mbi të gjitha. Dhe shumë objekte të tjera (materiale dhe jomateriale) të cilave u është dhënë roli i parasë.

Ari, megjithatë, nuk është vetëm monedhë.Dhe monedhat nuk janë vetëm ar. Po çfarë është? Se çfarë janë ekzaktësisht monedhat, kjo është një çështje për të cilën diskutohet prej shekujsh, por jo gjithmonë me qartësi. Gilles de Muisis,abat i Tournait në treqindën dhe katërqindën, i konsideronte një gjë”shumë të errët”.”Ato,thoshte ai për monedhat, rriten dhe zvogëlohen në vlerë, luhaten dhe të shkaktojnë shumë zhgënjime”. Edhe sot, shumë veta, ndër të cilët debitorët e pafat të kredive dytësore, mendojnë si ai.

Në shekullin e gjashtë para Krishtit, mbreti i Lidias, Krezo, i dha monedhës formën që ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur shumë forma. Guaska, perla, dhëmbë qeni, lëkurë dhe stofra, kripë, kakao, çaj dhe duhan, sëpata dhe thika. Një gjë është e qartë: monedha është shumë e rëndësishme në historinë e njerëzimit.Mund të konsiderohet elementi qendror i ekonomisë. Qendror sepse përbën vendtakimin e dy subjekteve të mëdha të ekonomisë: tregut dhe shtetit.

Monedha është e pakonceptueshme pa njërin apo pa tjetrin. Nuk e dimë mirë se përse grekë dhe latinë i dhanë Herës ose Junonës emrin e monedhës. “E vetmuar”? “Paralajmëruese”? Romakët i dedikuan një tempull në Kampidolio.Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetër, për ta dënuar për ndonjë të pabërë e vari ndërmjet qiellit dhe tokës të lidhur me një litar (ari natyrisht), nga i cili perëndia shumë dinake arriti të lirohej.

Ndërmjet qiellitdhe tokës: të vjen të mendosh për një metaforë, ndërmjet shtetit dhe tregut, që sigurisht Zeusit nuk i ka rënë ndër mend. Megjithatë, ajo do të ishte pikërisht një metaforë e bukur për monedhën.E lidhur gjithmonë me litarin e arit (mendoni për standardin e famshëm të arit), por gjithnjë duke u përpjekur për t’u çliruar, lind në të njëjtën kohë iniciativën e tregut dhe të shtetit. Herë pas here njëri triumfon ndaj tjetrit në sundimin e vet. Në historinë e re, për shembull, roli ishteteve në kontrollin e monedhave të botës ishte vendimtar në vitet pasuese të marrëveshjes së Bretton Vudsit, menjëherë pas luftës.

Pastaj, në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë ishte tregu, nëpërmjet bankave, që mori një rol në rritje në kontrollin e monedhave, mbi të gjitha në sajë të liberalizimit të lëvizjeve të kapitalit.Kontroll është si shprehje, sepse, duke hedhur poshtë parashikimet e ekonomistit të madh Milton Fridman, që kishte lajmëruar një epokë të një vetërregullimi të qetë të tregjeve monetare dhe valutore, këto nuk rezultojnë më jostabël dhe të çrregulluara si në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, deri në fillimet e shekullit tonë.

Në ditët tona, institucionet financiare (bankat dhe të gjithë ndërmjetësit e tjerë financiarë) janë shumëfishuar si kërpudha. Dhe në sajë të përhapjes së instrumenteve të tyre (siç janë tani derivatet e famshme) dhe masës së transaksioneve që ato bëjnë të mundur (rreth dhjetëfishi i prodhimit bruto botëror), monedha e përshkon sipërfaqen e tokës me shpejtësi fantastike, më shpejt se Junona.

Gjatë turbullirës më të fundit, të ashtuquajturës subprime (kredi hipotekare tepër të lehta, të lëshuara ndaj një klientele tepër të influencueshme),ka dalë në skenë aspekti i pushtetit tepër të madh të ushtruar nga bankat në administrimin e monedhës. Jo të asaj të arit,që nuk qarkullon më prej kohësh, as asaj të letrës, të shpikur nga kinezët dhe rishpikur nga një skocez i shtatëqindës, por asaj telefonike dhe elektronike.Mekanizmat, përmes të cilave kanë shtrirë jashtëzakonisht zonën e kredisë (antropologu Karl Polanyi do të thoshte kanë “merkatizuar” hapësirën dhe kohën) janë teknikisht tërheqëse. Në veçanti, për sa i përket shpërndarjes së rreziqeve dhe pasojës së saj të dyfishtë për të mbrojtur efektivisht individët, duke e shpërndarë megjithatë rrezikun në sistem.Pak ashtu si pluhuri i arit, manna legjendare, për të cilën flet Testamenti i Vjetër, që iu nevojit shumë popullit hebre për të shkatërruar në të njëjtën kohë armiqtë e tij (por këtu bëhet fjalë për banka dhe klientë).

Është fakt se turbullira më e fundit ka hedhur më shumë se një dyshim mbi mundësinë e humbjes së kontrollit të sistemit monetar dhe të paradoksit që bankat qemendrore, të krijuara për të garantuar stabilitetin e sistemit, janë të detyruara të ndërhyjnë me nxjerrje masive monedhash të reja për të evituar pasojat e destabilizimit të tyre.Është rishfaqur problemi i raporteve ndërmjet “arit” dhe politikës,me të cilin kemi hapur këtë diskutim që po bëjmë, në një mënyrë akoma më të “çuditshme”, duke risjellë një propozim heretik, i cili duhej të zgjidhte me themel problemin e teprimeve të çrregullimit bankar, duke eliminuar bankat.

Propozimi lind nga një provokim i një afaristi gjerman në vitet tridhjetë, Silvio Gezel, i cili propozoi, me qëllim eliminimin e harxhimit joproduktiv të akumulimit financiar, aplikimin e kredive me një interes negativ, me pagesën e një takse vjetore që do të reduktonte gradualisht vlerën.Propozimi është bërë dhjetë vjet më parë nga i ashtuquajturi “Bromsgrove Group”, ose grupi i “Money Reformers”, në një formë më të artikuluar që përfshin të tërë politikën fiskale dhe monetare.

E thënë ndryshe, në vend që të mbledhë të ardhura me taksa ose përmes kreditimeve, qeveria mund të krijojë monedhë për të financuar direkt investime publike ose konsumet individuale: monedhë të shpërndarë ala Keins dhe të ngarkuar me interes negativ ala Gezel, që do të ishte e shpenzuar shpejt në konsume dhe investime,duke shmangur një tepricë inflacioniste të kërkesës në sajë të rritjes së menjëhershme të ofertës dhe një mungesë të kërkesës në sajë të mungesës së kursimit.

Para se të buzëqeshni, mendoni një moment si na fton të veprojmë James-i i çmendur në një bisedë të këndshme imagjinare për Swiftin, leximi i së cilës nuk është i këshillueshëm për bankierë me tension të lartë. Nuk do të jetë megjithatë e nevojshme që të kujdesen për “arteriet” e tyre, shumë të provuara në këto kohë. Ka metoda pak më të çuditshme për të rivendosur një kontroll të financës.Për shembull, të ndërtojmë një farë rendi ndërkombëtar ala Breton Vuds, të paktën duke rimarrë dhe rinovuar idetë që atëherë Keinsit iu desh t’i braktiste, jo për të adoptuar një monedhë të vetme botërore, siç sugjeronte ai bankor-in, por për të realizuar me një marrëveshje të përbashkët një sistem të ekuilibruar dhe të rregulluar të raporteve të qëndrueshme ndërmjet monedhave botërore: sot dollari dhe euroja, nesër kush e di.

Sigurisht, do të duhej në Evropë një qeveri evropiane që të ishte në gjendje të përdorte monedhën e saj të fortë duke përforcuar me një politikë makroekonomike evropiane një ekonomi të dobët (të kundërtën e asaj që bën Amerika).Euroja ka lindur nga serendipity (rastësia fatlume).Serendipi, një mbret mitik, u bë i famshëm sepse, duke kërkuar një gjë, gjente një tjetër akoma më të rëndësishme. Euroja duhej të ishte një “frangë” e fortë, asgjë më shumë. Në të kundërt, është bërë një monedhë botërore me qendër në Frankfurt. Euroja mund të jetë më shumë se një monedhë.

Në fund të fundit, monedha është për vetë natyrën e saj, në histori, më shumë se një monedhë e thjeshtë. Është pjesë integrale e identitetit të një kombi.Deri dje nuk ishte e mundur të mendohej Gjermania pa markën, Franca pa frangën, Greqia pa dhrahminë dhe deri Italia pa liretën e saj, së cilës i atribuohen sot nostalgji të padiskutueshme. Për këtë, akti me të cilin është krijuar euroja nuk bën pjesë vetëm në historinë monetare, por dhe në historinë e madhe. /Explorer Universe/
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts