Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur

Artikulli i marre nga JOQ.al

Një vajzë me origjinë nga Peshkopia na ka shkruar një mesazh mjaft domethënës për rininë shqiptare. Historia e saj nisi në muajt vendimtarë të maturës, kur fisi i saj, jo ajo, vendosi se çfarë dege duhej të zgjidhte për shkollën e lartë.

Ja si e nis ajo mesazhin:

Babai dhe nëna nuk më pyesnin mua. U ishte fiksuar ideja se, meqë isha nxënëse e shkëlqyer, duhej të bëhesha mjeke. U mblodh gjithë fisi dhe vendosën për mua. Më thanë se nuk kisha rrugë tjetër. Kështu bëra, me gjithë presionin, edhe pse doja tjetër degë, dhe njerëzit e mi organizuan festë. U mblodhëm nja 100 vetë".

Fjalët e saj marrin ritëm tjetër, sepse historia ndryshon rrjedhë.
Vitin e parë e mbylla me sukses, sepse sinqerisht që isha e mirë me librat. Problemi ishte se unë nuk e doja mjekësinë. Gjithmonë kisha ëndërruar psikologjinë. Mjekët i kam urryer gjithmonë dhe e kisha të vështirë të hyja në spitale. Edhe sot, madje. Kështu, vendosa ta lë shkollën. Nga fundi i qershorit njoha një grua, e cila jetonte në Itali. Ajo më mori më vete dhe rezultoi shpëtimtarja ime. Një vit e kalova pushim, por pastaj hyra në universitet për psikologji. Ajo më paguan gjithçka. Sot jam në vitin e fundit dhe po ia dal pa problem. Kam marrë që tani oferta pune, madje shkruaj në një gazetë për problemet e fëmijëve".
Po prindërit e saj, ç'mendojnë? Ja ç'shkruan ajo:

Nuk shkoj dot në shtëpi. Ata kujtojnë se jam me ndonjë mashkull. Nuk më besojnë. Askush nuk më beson. Fisi im mendon se jam çmendur, sepse të lësh mjekësinë për psikologjinë dhe të braktisësh familjen sipas tyre është gjest prej prostitutash. Nuk kthehem dot në Shqipëri".
Në fund, vajza na premton se do të na shkruajë sërish, por vetëm kur të futet në punë, që të japë mesazhin e vet.

"Ju premtoj se do t'ju nis foto nga puna ime e re, që do të jetë super. Dua t'u them të gjithë të rinjve, që të guxojnë. Shkolla nuk duhet për lekë, por për t'i dhënë kuptim jetës. Unë po e bëj"
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts