“Jetëgjati s’bëhet jetëshkurtër!” 25 histori të pabesueshme mbijetese

Që nga thellësitë e Amazonës, deri në mesin e oqeaneve, ja 25 histori të jashtëzakonshme mbijetese.

25. Juliane Koepcke – Ajo ishte e mbijetuara e vetme e Fluturimit 508 të LANSA, i cili u nda më dysh kur ndodhej në ajër, mbi pyjet e Perusë pasi u godit nga rrufeja. Juliane fluturoi mijëra metra e lidhur në karriken e saj, por rënia e saj u zbut në momentet e fundit prej mbulesës së xhunglës, dhe ajo shpëtoi me vetëm një klavikul të thyer. Fatmirësisht, aty pranë ishte një përrua, të cilin ajo e ndoqi për nëntë ditë me radhë, deri kur u shpëtua nga një sharrëxhi.

24. Nando Parrado and Creë – Pasi një skuadër regbie uruguaiane u rrëzua në Malet e Andeve, të shpëtuarit gjetën shpresën tek kanibalizmi. Një prej të mbijetuarve, Nando Parrado, arriti të gjejë një mënyrë për t’u ngjitur në majën e malit 5181 metra të lartë. Grupi ngeci këtu në një akullnajë. Më pas, ata marshuan 10 ditë me radhë deri kur u shpëtuan.

23. Steven Callahan – Pasi u nis nga Ishujt Kanarie për në Karaibe me një varkë të vogël, kur kjo e fundit u mbyt në mesin e Oqeanit Atlantik, ai mbeti në mes të detit për 76 ditë. Arriti të shpëtojë dhe të dalë në breg në Bahamas.

22. John Colter – Një ngritës kurthesh nga Amerika, ai u kap prej Indianëve Këmbëzinj në vitin 1808. Pasi e zhveshën dhe i thanë të vrapojë, Colter kuptoi se ishte objektiv i një “gjuetie njeriu”. Arriti t’u shpëtojë e madje edhe të vrasë disa prej atyre që e ndiqnin, ndërkohë që përshkoi një rrugë të gjatë deri në Fort Raymond, 320 kilometra larg.

21 Ekspedita e Ernest Shackleton’s – Kur Sir Ernest Shackleton ishte nisur të përshkonte Antarktidën në këmbë, anija e tij ngeci në akull dhe pa ndihmë nga jashtë, ata mbetën të bllokuar për 22 muaj. Për vitin e parë, ekuipazhi jetoi brenda anijes por pasi akulli u shkatërrua, ata arritën të dalin prej tij. Ernesti mori vendimin që të lundronte 1280 kilometra me një varkë shpëtimi deri në ishullin e South Georgia, aty ku kishte një aktivitet të vogël të kapjes së peshkaqenëve.

20 Aron Ralston – Historia e Aronit u reklamua shumë në vitin 2003, kur atij iu desh të presë krahun e djathtë me qëllim që të clirohej pasi kishte ngecur mes një guri dhe një shkëmbi. Kishte qenë duke bërë alpinizëm në Utah, kur guri ishte zhvendosur dhe i kishte kapur krahun.

19 Pierre Viaud – Në vitin 1766, Pierre Viaud kishte hipur në një anije tregtare franceze e cila u shkatërrua pas një stuhie pranë brigjeve të Floridës. U përpoq shumë të gjejë ushqim dhe strehë në mocalet e Floridës, e madje vrau edhe skllavin e tij me qëllim që ai (skllavi) të mos vdiste nga uria. Arriti të shpëtojë.

18 Debbie Kiley – Në tetor 1982, Deborah dhe katër të tjerë u nisën me jahti nga Maine, në Florida. Pasi stuhia ua shkatërroi varkën pranë brigjeve të Karolinës së Veriut, ata mbetën në mes të detit, në ujëra të mbushura me peshkaqenë. Një prej tyre u largua me not dhe nuk u pa më kurrë, ndërsa tjetrin e hëngri peshkaqeni mu aty ku ndodheshin, pranë mbetjeve të varkës. Vetëm Deborah dhe një tjetër shpëtuan.

17. Pasagjerët e Specialit Gremlin – Në 13 maj 1945, një avion ushtarak amerikan i pagëzuar me emrin Speciali Gremlin u përplas në një mal në Guinenë e Re Holandeze. Tre pasagjerë shpëtuan, por u gjendën të rrethuar nga një fis i njohur si fis kanibalësh. Për fatin e tyre, fisi hante vetëm armiqtë e vet. Treshja u shpëtua.

16. Marinaret e Essex – Pasi u goditën dhe anija e tyre u fundos prej një peshkaqeni gjigand, 21 marinarët e Essex mbetën në mes të detit. Duke shfrytëzuar kanibalizmin dhe pirë urinë, ata arritën në një ishull të shkretë me shumë pak furnizime me vete. U ndanë për të kërkuar ndihmë dhe disa u rikthyen në oqean me varkat e tyre. Vetëm 8 shpëtuan.

15. Jan Baalsrud – Në mars 1943, Jan dhe një grup komandosh mbërritën në Norvegjinë e pushtuar nga nazistët. Ishin nisur prej Anglisë. Objektivi i tyre ishte të ndihmonin rezistencën. Pasi misioni dështoi, Jani u ndoq nëpër tundrën norvegjeze pothuajse pa rroba fare dhe me një plagë plumbi. Për fat, mbërriti nënjë fshat miqësor në Arktik, që e ndihmoi të niset sërish për në Angli.

14. Abby Sunderland – Ndërkohë që përpiqej të bëhej njeriu më i ri në moshë që lundronte i vetëm përreth botës, direku i jahtit 12 metërsh të Abbyt u thye rreth 2000 milje larg tokës në Oqeanin indian. Ajo u shpëtua nga peshkatarët dy ditë pasi lëshoi sinjalin e alarmit.

13. Hugh Glass – Pasi u sakatua nga një ari gjatë një ekspedite gjuetie në Missouri, lideri i ekspeditës u kërkoi disa burrave të qëndronin pas me Hugh deri sa ai të vdiste, dhe pastaj ta varrosnin. Por ata u larguan ndërkohë që ky ishte ende gjallë dhe e raportuan si të vdekur. Kur erdhi në vete, Hugh u hodh në lumin Missouri dhe më pas me një trap shkoi deri në Fort Knox. Gjatë rrugës, vendasit e ndihmuan duke qepur lëkurë ariu tek plagët e tij të hapura.

12. Beck Weathers – Duke dokumentuar sezonin më vdekjeprurës në historinë e ngjitjeve të Everestit, libri bestseller “Into thin Air” rrëfen historinë e Beck Weathers i cili shpëtoi për mrekulli, pasi humbi ndjenjat në zonën e rrezikut. Pasi qëndroi për 18 orë në temperatura nën zero, ai erdhi në vete dhe u rikthye në kamp. Fytyra i ishte dëmtuar rëndë dhe humbi të dy duart.

11. Grupi Donner – Ky grup pionerësh amerikanë po përpiqej të shkonte në Kaliforni kur një seri incidentesh i detyruan që të kalojnë dimrin e vitit 1846 në malet e Sierra Nevadas. Një pjesë e tyre gjetën shpëtim tek kanibalizmi për të mbijetuar dhe në fund, vetëm 47 nga 87 pionierët kishin mbijetuar.

10 Lt. David Steeves – Kur duhej të fluturonte nga California për në Alabama, Lejtnanti David Steeves nuk arriti asnjëherë. U organizua një kërkim, por pa rezultat dhe ai u shpall i vdekur. Por, dy javë më vonë, ai erdhi duke ecur prej maleve të Sierra Nevadës pasi ishte hedhur me parashutë kur në avion kish ndodhur një shpërthim.

9. Përplasja e Balonës – Në dimrin e vitit 1920, tre lejtnantë të marinës amerikane përplasën një balonë me hidrogjen në thellësi të pyjeve kanadezë. Ata ecën në këmbë për një javë të tërë, deri kur mbërritën në një stacion në Hudson Bay.

8. Yossi Ghinsberg – Në vitin 1982, Yossi dhe tre miq humbën në Amazonën boliviane. Grupi u nda në cifte dhe dy prej tyre nuk u panë kurrë më. Yossi dhe shoku i tij ndërtuan një raft për të lundruar teposhtë lumit, por u ndanë prej rrjedhës së fortë. Miku i tij u shpëtua dhe Yossi u gjet 19 ditë më vonë në bregun e lumit.

7. Hiroo Onoda – Një ish oficer i shërbimit të fshehtë japonez që luftoi gjatë Luftës së Dytë, Hiroo nuk u dorëzua deri në vitin 1974. Në fakt, ai kaloi pothuajse 30 vite në xhunglat e Filipineve për arsye se refuzonte të besonte që lufta kishte përfunduar.

6. Kapiteni James Riley – Në vitin 1815, Riley dhe ekuipazhi i tij ankoruan në brigjet e Afrikës së Veriut. Ata u kapën dhe u shitën si skllevër, gjë që i detyroi më vonë të ndërmerrnin një udhëtim të cmendur në zemër të Shkretëtirës së Saharasë. Shpëtuan dhe u liruan prej një tregtari britanik.

5. Ekspedita e Lewis dhe Clark – Të nisur prej Thomas Jeffersonit për të eksploruar Perëndimin, ekspedita u grabit, plagos dhe pothuajse vdiqën prej urisë disa herë. Pa ndihmën e fiseve vendas miqësorë dhe përkthyesit të tyre, Sacajavea, ata me siguri do të kishin vdekur.

4. Familja Robertson – 200 milje larg nga Ishujt Galapagos, një tufë peshkaqenësh vrasës sulmoi dhe shkatërroi anijen e familjes Robertson. Prindërit, tre fëmijë dhe një mik i tyre ishin në det të hapur për 36 ditë, deri kur u shpëtuan nga një peshkarexhë japoneze.

3. John McCain – Pasi avioni i tij u rrëzua gjatë luftës së Vietnamit, Lejtnanti John McCain u kap dhe u torturua vazhdimisht për pothuajse pesë vite. Ai refuzoi madje një ofertë për lirimin e tij, duke thënë se nuk largohej nëse nuk lirohej cdo i burgosur tjetër që ishte kapur pas tij.

2. Steve Fossett – Në dy të tretat e rrugës për t’i rënë përqark globit me balonë, Steve u përpoq të fluturojë mbi një stuhi në Detin e Koraleve. Në 9100 metra, breshëri e dëmtoi balonën dhe kapsula e tij e pasagjerit nisi të bjerë drejt oqeanit. Shpëtoi për mrekulli dhe u gjet 10 orë më vonë.

1. Slavomir Ravicz – Pasi u dënua me 25 vite në një gulag siberian, ky oficer polak bashkë me gjashtë të tjerë u arratisën nga kampi në Yakutsk dhe marshuan për 6500 kilometra në këmbë, nëpër tundrën e ngrirë siberiane, shkretëtirën e Gobit, përmes Tibetit dhe mbi Himalaje deri në Indinë Britanike.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts