Ja cfare ben miliarderi kinez ne fundin e jetes te tij

Një miliarder kinez ka vendosur të dhurojë të gjithë pasurinë e tij prej 8.2 miliardë juanë (1.2 miliardë dollarë) për bamirësi, duke lënë gruan dhe fëmijët e tij pa asgjë. Yu Pengnian e filloi jetën e tij duke punuar si shofer pa para, por në moshën 88-vjeçare është një nga njerëzit më të pasur në Kinë. Familja e tij mund të jetë pak e mërzitur nga ky lajm. Me kalimin e pasurisë së tij në fondin bamirës që bart emrin e tij, Yu është bërë filantropi më i madh në historinë e Kinës. Ky manjat 88 vjeç e ka shfaqur shpresën se vendimi i tij do të shërbej si shembull për kinezët e tjerë të pasur. Pjesa më e madhe e mjeteve nga fondi do të drejtohet në projekte të mbrojtjes shëndetësore, edukim dhe likuidim të pasojave të katastrofave. Me mjete të fondit do të paguhet edhe operacioni i heqjes së kataraktit tek 150.000 persona dhe do të ndërtohen disa shkolla në rajone rurale të varfra në perëndim të vendit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts