Fakte të çuditshëm për psikologjinë e riskut

A janë disa njerëz më të prirur nga natyra që të ndërmarrin më shumë risqe se të tjerët? Apo varet nga një situatë sociale? Një kohë e vitit? E jetës?
Kërkimi nuk është konkludues – por ja një përzgjedhje e atyre që shkenca na ka thënë deri më sot.
Njerëzit më të lumtur ndërmarrin më shumë rreziqe
Nëse ndihesh në humor të mirë në jetë, atëherë sheh që shanset janë në favorin tënd. “Kur jemi të lumtur ndërmarrim më shumë rreziqe, besojmë më shumë dhe jemi më bujarë”, shkruan profesorja e University College London, Noreena Hertz. “Eshtë arsyeja përse bursa e një shteti ka tendencën të rritet pas një fitoreje në futboll të skuadrës kombëtare”.
Ditët me diell të verës i bëjnë njerëzit më të prirur për rreziqe
Studimet tregojnë se kur ditët zvogëlohen, njerëzit janë më të kujdesshëm ndaj risqeve. Studiuesja e Financës së sjelljes, Lisa Kramer ka zbuluar se sa më në veri të shkosh, aq më intensive bëhet kjo gjë – tregtarët në Stokholm bëhen më të trembur në vjeshtë, se sa homologët e tyre në Frankfurt, për shembull. “Teksa ekspozimi ndaj dritës së Diellit bie, ne i përgjigjemi në mënyrë biologjike ndryshimit në ekspozim ndaj dritës së diellit”, tha Kramer në një intervistë. “Nuk jemi aq të ndryshëm nga paraardhësit tanë, të cilët tërhiqeshin në kohë dimri. Kur ndryshonin stinët, ata bëheshin shumë më konservatorë; u duhej të adoptonin praktika shumë më konservatore. Ne jemi në fakt ende të njëjtët njerëz”.
Po kështu, nëse i bën dikujt një propozim të çuditshëm, ajo të thotë që të presë deri në pranverë.
Adoleshentëve u pëlqen të ndërmarrin “risqe të panjohur”
Ndërkohë që adoleshentët mendohet se janë “ku rafsha, mos u vrafsha”, studimet në fakt tregojnë të kundërtën – ata mbivlerësojnë rreziqet përreth seksit dhe përdorimit të drogës. Në një studim, adoleshentët mendonin se një vajzë seksualisht aktive kishte 60% shanse që të merrte HIV, ndërkohë që shanset në jetën reale janë shumë më të ulët. Por, ndonëse adoleshentët mbivlerësojnë rreziqet e njohur, ata janë më të prirur se sa të rriturit që të marrin vendime të rrezikshëm kur pasojat janë ta paqarta. Ja çfarë shkruan TIME: “Në krahasim me të rriturit, adoleshentët angazhohen më shumë në risqe të panjohur, se sa në risqe të njohur”, thotë Agnieszka Tymula, një studente e sapodiplomuar në Universitetin e Nju Jorkut, dhe udhëheqëse e studimit, që u publikua nga revista amerikane e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Duket se adoleshentët e duan shumë të panjohurën.
Ata mund të humbasin në detajet për rreziqet specifikë dhe fokusohen më shumë se sa duhet tek shpërblimet e mundshëm, ndërkohë që injorojnë “esencën” e përgjithshme të problemit – domethënë, pasojat përfundimtare. Në rastin e seksit të pambrojtur, për shembull, ndonëse shanset për të marrë HIV-in janë të ulët, një rezultat i keq do të ishte i pakthyeshëm. Ndryshe nga adoleshentët, të rriturit kanë prirjen të fokusohen tek rezultatet përfundimtarë dhe tek pasojat.
Me fjalë të tjera, adoleshentët nuk e kanë problem të mos e dinë se cfarë do të ndodhë. Këtu qëndron edhe risku.
Disa gjene parashikojnë ndërmarrjen e risqeve
Profesorja e menaxhimit në Kellogg, Camelia M. Kuhnen ka zbuluar se një gjen i quajtur DRD4 – që rregullon nivelet e hormoneve në qendrën e shpërblimeve të trurit – parashikon nëse ka gjasa të bëhesh një bastexhi patologjik, apo një tregtar burse që pëlqen riskun. “Nëse mbart versionin e gjatë të DRD4-ës, ke prirjen që të ndërmarrësh 25% më shumë risqe se sa të tjerët”, thotë ajo për Marketplace.
Njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë bëjnë gjëra më të rrezikshme
Prikologët përdorin fjalë argëtuese, për shembull zogj të hershëm apo bufë nate. Sipas një studimi të Stanfordit, njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë kërkojnë sensacione, janë më impulsivë, e si pasojë ndërmarrin më shumë rreziqe. Ndonëse mund të shpjegohet edhe me mungesën e gjumit. Një studim i Universitetit të Chicagos zbuloi se lidhja ishte e vërtetë për gratë që rrinë zgjuar deri vonë, por jo burrat.
Nëse je mësuar të ndërmarrësh risqe, do e bësh gjithmonë
Në librin e tij, “The Click Moment”, Frans Johansson tregon historinë e pajisjes Cypres, e cila ishte projektuar për të ndihmuar parashutistët që të mos vdisnin. Por nuk i ndihmoi. Ja përse: Cypres eleminonte vdekjen prej tërheqjes së litarit shumë vonë, apo mos tërheqjen fare të litarit që hapte parashutën. Cypres e hap parashutën automatikisht, nëse parashutisti është disa sekonda larg përplasjes. Shpikje fantastike, apo jo? Në fakt, në vitin 1988, pajisjet Cypres rregjistruan 12 “shpëtime” dhe nuk pati vdekje prej tërheqjes së vonë të litarit atë vit. Në vitin 1991, përpara se Cypres të hynte në treg, pati 14 të vdekur. Teknologjia e Cypres funksionoi për ta bërë më të sigurtë hedhjen nga lartësitë.
Por njerëzit vazhdonin të vdisnin gjatë hedhjeve. Dhe pothuajse në të njëjtët numra. Carë po ndodhte? Parashutistët po provonin zbritje më të rrezikshme. Me shtimin e sigurisë prej pajisjes, ata nisën të ekzekutojnë zbritje më të vështira, për t’u bërë përshtypje miqve të tyre. Parashutisti bën një kthesë 90 apo 180 gradë pak përpara zbritjes – dhe ndoshta gjen vdekjen nëse nuk e bën si duhet. Kur pajisje Cypres nisi të përdorej gjerësisht, këto kthesa u bënë shumë popullore.
Arsyeja: homeostaza e riskut: “Pajisja Cypres praktikisht eleminonte rreziqet e keqfunksionimit të parashutës – kështu që parashutistët e kompensuan duke u përpjekur të gjenin vdekjen në mënyra të tjera”, shkruan blogu Agile Lifestyle.
Këtë gjë e përjetoni edhe në jetë. Nëse jeni me makinë në një rrugë në kohë me shi dhe shumë erë, ngadalësoni për të qenë të sigurtë. Por nëse më pas rruga hapet në një autostradë të madhe e të thatë, me shumë gjasë do të shpejtoni – megjithëse shansi për të bërë aksident është pothuajse i njëjtë.
Përfundimi: të gjithë kemi dëshirë për rrezikun. Në raste ekstremë, rrezikojmë edhe jetët tona për ta plotësuar.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts