Disa prindër që duhen marrë shembull



Të jesh një prind i mirë mund të jetë ndoshta “profesioni” më i vështirë. Dhe për t’u bërë i tillë, shpesh duhet të bësh sakrifica apo të vrasësh mendjen gjatë për strategjitë që duhen ndjekur. Ne po ju sjellim disa raste prindërish, të cilët janë bërë model për fëmijët e tyre apo kanë gjetur zgjidhjen ideale për disa nga konfliktet që lindin shpesh brenda mureve të shtëpisë.

Babai që punësoi vrasës për të hequr qafe personazhet e preferuara të të birit

23-vjeçari kinez nuk pranonte të kërkonte për punë. Ai e kalonte kohën duke luajtur në videolojëra. Për t’i hequr këtë zakon të keq, babai i tij pagoi lojtarë të kësaj loje, për të vrarë personazhet e të birit. Ideja e babait kinez ishte që i biri të mërzitej me humbjen në lojë dhe ta linte atë për të kërkuar një punë. Në fund të fundit, edhe në prindërim hyn në punë kreativiteti!


Milionerja që punon si pastruese

pastruesjaËshtë e sigurt që nuk ka të tjerë milionerë që fshijnë rrugët për 228 dollarë në muaj. Përveç 58-vjeçares kineze Yu Youzhen. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 03:00 të mëngjesit për të pastruar gjashtë ditë në javë rrugët e qytetit, me një qëllim të vetëm: të bëhet një shembull i mirë për fëmijët e saj. Yu ka një pasuri prej të paktën 1.5 milion dollarë, por refuzon të mbyllë kontratën me bashkinë e qytetit, për të cilën punon prej 15 vjetësh si pastruese.

Pasi doli në përfundimin se paraja e madhe shpesh e prish njeriun, pasanikja që pati sukses në biznesin e pasurive të patundshme vendosi të mos i linte fëmijët e saj të dalin nga rruga e drejtë. “Nëse nuk punoni, do t’ua dhuroj apartamentet tona njerëzve”, u tha ajo fëmijëve të saj. Duket se paralajmërimi i saj ka pasur efekt, pasi i biri punon si shofer për 2 mijë juan në muaj, ndërsa vajza punon në një zyrë, ku fiton 3 mijë juan në muaj.

Babai që vrapon edhe për të bijën

marathonGjatë pesë viteve të shkuara, Rick van Beek, ka  marrë pjesë në maratona të ndryshme sportive së bashku me të bijën, e cila vuan nga paraliza cerebrale. Ajo nuk mund të ecë, nuk mund të flasë dhe babai I saj mendon se as nuk shikon. Por sidoqoftë, ai thotë se vajza e tij dëshiron të dalë jashtë. Ai e do më shumë se çdo gjë dhe e merr me vete në kajak, në garat me biçikletë, madje edhe në garat e vrapimit, që vogëlushja të ndiejë flladin në fytyrën e saj. Prekëse apo jo?

Tatuazh për solidaritet me djalin diabetik

insulinShumë prindër “gdhendin” në lëkurë emrat e fëmijëve të tyre. Por Philippe Aumond dhe Camille Boivin kanë një arsye të fortë për ta bërë këtë. Për t’i treguar solidaritetin e tyre të birit diabetik, ata kanë bërë tatuazh në trup një aparat insuline me mbishkrimin “të lidhur përjetë”. Jacob, 5 vjeç, u diagnostikua me diabet të tipit 1 kur ishte 3 vjeç e gjysmë. Ai është i detyruar ta mbajë aparaturën gjithmonë me vete. Njëherë ai u tha prindërve se aparati i vogël e bënte të ndihej ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe prindërit gjetën menjëherë zgjidhjen. Asnjë prind nuk do të donte që fëmija i tij të ndihej ndryshe nga të tjerët, apo jo?


Pastroni dhomën që të merrni pagesën

smsNjë nënë gjeti një mënyrë shumë të mirë për të motivuar fëmijët e saj për pastrimin e dhomës së tyre. Në një mesazh dërguar në telefonin e të birit, ajo shkruan: Nuk do të jem në fundjavë. Kam fshehur 100 dollarë për shpenzimet gjatë mungesës time në dhomën tuaj. Pastrojeni dhe do t’i gjeni.


Një i-Phone me kontratë

iPhoneAjnell Hofman i plotësoi dëshirën djalit të saj 13-vjeçar, duke i blerë i-Phonin e shumëdëshiruar. Por para se t’ia jepte, ajo e detyroi të birin të ndiqte 18 rregulla. Lista me rregulla parashikon njohjen e pasëordit nga nëna, përdorimin e tij me karar dhe pa u ngjitur gjithë ditën me sytë në ekran. “Bisedo vetëm me njerëz që i njeh. Mos bëj miliona video dhe foto, sepse duhet t’i përjetosh eksperiencat dhe jo të fokusohesh te dokumentimi i tyre.  Shiko çfarë ndodh rreth teje. Dil në dritare. Dëgjo këngën e zogjve. Mahnitu pa kërkuar në Google. Ndoshta nuk do t’i respektosh të gjitha këto, por ne do të gjejmë gjithmonë zgjidhje, sepse bashkë jemi një skuadër”, thuhet në kontratë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts