Diploma nuk i siguron një punë, e nxjerr në shitje

Related image
“Do t’i arrij objektivat e mia edhe pa një diplomë. Kështu që mund ta merrni”. 26-vjeçari italian Giorgio Tedone, aktualisht kamarier në Torino, sfidon ata që thonë se “pas diplomimit do të jetë gjithçka më e lehtë”. Tedone flet për veten, pasi ka nxjerrë në Ebay njoftimin për shitjen e diplomës së tij në shkenca politike. Tedone përshkruan me ironi përdorimet alternative që mund të ketë diploma e tij. “Përmasat e mëdha të certifikatës lejojnë ndërtimin e deri tre aeroplanëve prej letre. Është shumë e mirë për të ndezur zjarrin në dimër apo për të bërë fresk në të nxehtin përvëlues të verës. Për ata më të zgjuarit, ajo mund të shërbejë për të ndërtuar një palë dylbi me të cilat të shohë yjet në netët kur unë jam duke shërbyer si kamarier. Madje mund të hyjë në punë edhe për ndërtimin e një ene në formë koni, ku mund të hidhni gështenjat”, shpjegon 26-vjeçari me ironi.

Më tej, ai bën një saktësim. Ironia e tij ndaj diplomave që nuk të ndihmojnë të gjesh një punë kufizohet vetëm në titujt shkencorë që jepen në lëndët shoqërore, ndërsa “inxhinieria apo arkitektura japin një formim më të vlefshëm për tregun e punës”. I zhgënjyer nga diploma që nuk i hyn në punë, Tedone thotë se i tillë është edhe nga fushata elektroale në Itali, të cilës sipas tij i mungojnë politikat ndaj të rinjve.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts