Çfarë tha Gandi për Agjërimin?

Mahatma Gandi, udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”, duke përmendur fjalët e Muhamedit, tha se sa më shumë që arrijmë të kontrollojmë trupin tonë, aq më të fuqishëm do ta kemi shpirtin.

“Unë nga ai (Profeti Muhamed) kam mësuar se mund të agjërojë vetëm ai i cili në shpirt kultivon besim të palëkundur dhe të pafund për Zotin. Shpallja atij nuk i zbriste në momente të rehatshme dhe rrethana komode. Ai agjëronte dhe lutej, me net të tëra qëndronte zgjuar dhe ato i kalonte në lutje e adhurim, derisa i zbriste Shpallja. Në këtë moment që po i shkruaj këta rreshta, imagjinoj pamjen e Profetit Muhamed, duke agjëruar dhe u lutur. Jam thellësisht i bindur se aq më shumë që arrijmë të kontrollojmë trupin tonë, shpirtin do ta kemi më të fuqishëm”, kishte shkruar Gandi.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts