Bota sociale ku jetojme dhe konflikti me individin e kohes

Individi eshte nje qenie qe mundohet te pershtatet me mjedisin dhe njerezit nga te cilet rrethohen.Duke u pershtatur ai humb lirine natyrale,lirine per te qene vetvetja,dhe zhytet ne rrjedhen e turbullt ne te cilen e drejton shoqeria.Jetojme ne nje bote sociale ku vleresohet homogjenizimi,njetrajtshmeria dhe perbuzet ai qe del kunder rrymes dhe "rregullave" te shoqerise.Degjojme gjate gjithe kohes thirrje per te dale nga prapambetja psikologjike,mentaliteti i mykur i shqiptareve ,por per te shkuar ku??Drejt nje "modernizimi" te mbivleresuar dhe jo te mireplanifikuar.Duke u perpjekur per te qene si te gjithe te tjeret  ne po humbasim autenticitetin qe e kemi te lindur si ne pamje ashtu dhe ne karakter.Sot po vleresohen me shume
antivlerat sesa virtytet njerezore.Po duartrokitet zhveshja,ekstravaganca,sjelljet e gabuara.Bukuria e njeriut ka marre nje kuptim tjeter,tashme e bukur quhet nje vajze me operacione te shumta plastike dhe veshje te ekzagjeruar,ndersa meshkujt me terheqes per gjinine tjeter jane ata djem qe konsiderohen "te keqinj" per shkak te perdorimit te lendeve narkotike,sjelljes prej prepotenti etj.Po te kthehemi pas ne kohe, gjate regjimit komunist,normalisht qe do gjenim te meta te medha dhe une personalisht nuk e perkrah ate lloj regjimi konservator qe ka len pasoja te renda dhe negative ne kombit tone, por ne ato kohe ishte e papranueshme te mendoje per keto dukuri qe po ndodhin sot e jo me ti zbatonin.Sipas meje,eshte liria dhe toleranca e tepert ajo cfare ka shkaktuar keto dukuri, ose me sakte keqinterpretimi i lirise.Perhap
ja ne mase e ketij modeli,ka marre krahe dhe nga trajtimi mediatik,i cili per te ruajtur interesat dhe perfitimet personale,eshte shume i interesuar per te prodhuar lajme pa marre parasysh ndikimin qe do te kene tek individet e thjeshte.Media eshte mjeti kryesor qe ngre ne piedestal kete model,duke ndikuar ne menyre te drejteperdrejte  tek mendimet qe kemi ne per pamjen tone te jashtme.Pasiguria dhe pakenaqesite shtohen,po ashtu dhe deshira per te ndryshuar ,per te ndjekur modelin e prezantuar si perfekt.Kete e vertetojme me numrin e larte te operacioneve plastike qe shtohen dita dites.Njerezit duken sikur jane pjese e nje gare dhe secili po lufton me ambicien maksimale per te dale superior ndaj tjetrit ne aspektin e bukurise  dhe perfeksionit,por kane harruar se pamja e jashtme eshte siperfaqesore ,nuk ka me shume rendesi sesa nje shpirt i bukur ,i cili ne
ndryshim nga pamja e jashtme , eshte i perhershem.Individi i kohes se sotme nuk mundohet per te njohur karakterin tend, ai mjaftohet me ate cfare arrin te shquaje me sy,ky eshte gjithashtu  nje faktor qe ndikon ne rendesine qe i japim pamjes se jashtme. Po zvogëlohet familja, po zbehen lidhjet e njerëzve të fisit, të gjakut dhe komunitetit. Kjo ka ndodhur, sepse individualizmi është bërë tepër i egër. Po zbehet humanizmi, solidariteti dhe afiniteti social. Njeriu gjithnjë e më shumë po bëhet egoist.Ne keto dite qe po jetojme,verejme me keqardhje brezin e ri,femijet qe nuk sillen si te tille,femije qe kane harruar te luajne me lodrat e tyre,femije qe perpiqen  ti ngjajne te rriturve.Tashme nuk egziston me ajo pafajsia me te cilen i indetifikonim femijet,teknologjia ka ndryshuar cdo gje,sepse cdokujt i jepet  e drejta e kalimit ne boten gjigande te informacionit pavaresisht moshes,qe
shpesh here na con ne keqinformim.Me kete ritem ndryshimi po bejme te mundur zhdukjen e fazes me te bukur te evolucionit te njeriut,femijerine e bukur dhe te pafajshme .Individi i diteve te sotme  eshte i palumtur,sepse nuk jeton jeten
qe zgjedh ,por ate qe i imponohet.Ai priret tu pershtatet te gjitheve duke humbur kontrollin e jetes se tij dhe duke ia lene timonin shoqerise ne dore.Nëse në monizëm njeriut i mungonte vetja, sot i mungon dimensioni human. Ai vuan nga pasione të egra, si paraja dhe individualizmi, konsumi dhe servilizmi, seksi dhe pragmatizmi. Ambicia për para dhe pushtet po kthehet në lakmi e sëmundje e pashërueshme.                  Individualja dhe e përbashkëta, nga autori konceptohen si dy kuaj që tërheqin në rrugën e duhur ”karrocën” e jetës personale”. Vetëm harmonia midis individit dhe shoqërisë, sjell suksesin e individit dhe shoqërisë.Individi i sotem esht pesimist dhe i demoralizuar.Pse? Sepse ne po ecim mbrapsht.Cdo gje po komercializohet.Ndjenjat po blihen.Dashuria e vertete eshte shume e veshtire per tu gjetur pasi njerezit po
vene interesat e tyre para ndjenjave te  verteta.Sot nuk ka rendesi  per te tjeret se cfare karakteri dhe personaliteti ke,rendesi ka vetem pasuria.Shohim cdo dite vajza qe lene menjane dashurine per tu bere pjese e nje jete luksoze me dike qe mund t'ua ofroje.Duke pare rendesine qe po i  jepet pasurise ,djemte kryesisht joshen nga ideja e te berit para lehte dhe thjeshte, kjo i shtyn ata te arrijne qellimin nepermjet veprimeve joligjore.Droga,kontrabanda tashme jane bere lajme te rendomta ne jeten e
perditshme.  Njeriu sot, prej atyre që duan vetëm bark të ngopur, më shumë shikohet si thes dollari se si një ujëvare prej së cilës rrjedhë ujë i pashtershëm i urtësisë. Për fatin tonë të keq, sot kush është i pasur ka edhe fjalën kryesore, ka edhe vendin në krye të dhomës, ka edhe ndarjen e drejtësisë ndërmjet njerëzve të drejtë, ka edhe fakultetet, ka edhe shumëçka tjetër, pos asaj që natyrshëm duhet ta ketë çdo njeri i ndertuar me të gjitha vlerat njerëzore.Ne nuk jemi te ndergjegjshem per rolin  qe ka cdo individ sado i thjeshte ne shoqeri.Cdokush prej nesh mund ta beje ndryshimin.Por te gjithe se bashku ne jemi te pathyeshem.Ne qofte se ne i veme synim vetes qe ta bejme boten nje vend me te mire per brezat qe do te vijne,jam e bindur qe do e arrijme.Mjafton vetem deshira e mire dhe cdo gje mund te realizohet :)
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts