Alpinisti i humbur gjendet në akull…pas 32 vjetësh

Trupi i një alpinisti të humbur francez më në fund është gjetur… pas 32 vjetësh. Disa alpinistë në Mont Blanc, në Alpe gjetën eshtrat e ngrira të Patrice Hyvert të enjten që kaloi, ndërkohë që i ngjiteshin masivit të Mont Blancut, bën të ditur Le Dauphine Libere. Pasi alpinistët gjetën trupin, ata njoftuan menjëherë policinë malore e cila e identifikoi trupin si alpinistin e humbur.

Hyvert, një person që shërbente si guidë gjatë ngjitjeve në male u pa për herë të fundit në 1 mars 1982, kur u nis në një udhëtim të vetmuar për në Nant Blanc, me idenë që të zbriste duke bërë ski. Në atë kohë, ai ishte 23 vjec. Moti u përkeqësua menjëherë atë pasdite dhe reshjet e mëdha të dëborës ia vështirësuan shumë ngjitjen. Në po të njëjtën ditë, një tjetër alpinist, Jean Marc Boivin po ngjitej në po atë rrugë. Ai u shpëtua me helikopter dy ditë më vonë.

Për babanë 82 vjecar të Hyvert, zbulimi i trupit të ngrirë të të birit konfirmoi atë që familje kishte dyshuar prej kohësh: ai kishte humbur në mal. “Unë jam një njeri i malit dhe do të kisha preferuar që ai të qëndronte atje lart”, tha ai për radion RTL të Francës. “Ishte më mirë në mal, se sa në një arkivol. Ishte në elementin e tij”.

Nëpër vite, shumë alpinistë kanë gjetur vdekjen duke ngjitur Mont Blanc-un, mali më i lartë në Alpe. Aktualisht, ekipet e shpëtimit janë duke kontrolluar për dy alpinistë të humbur që u zhdukën të dielën.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts