9 zakone të tmerrshëm në punë që duhet t’i eleminoni menjëherë

Ndoshta keni dëgjuar për “një listë të gjërave që nuk duhen bërë”. Drejtorët e përgjithshëm dhe ekspertët e produktivitetit e rekomandojnë këtë ide si një rritëse të madhe të produktivitetit në punë, që do të të ndihmojë të krijosh kohë dhe hapësirë për të gjithë gjërat që kanë vërtetë rëndësi.
Autori i librave shumë të shitur, Tim Ferriss ka disa ide. Në një postim të fundit në internet, ai ka ofruar 9 ide të zakoneve të këqinj në punë që shumë sipërmarrës, por edhe punonjës të tjerë duhet t’i eleminojnë.
Mos iu përgjigjni telefonatave të numrave të panjohur: Ferriss jep disa arsye për këtë. Së pari, ndërprerja do të të largojë përqëndrimin, duke të kushtuar shumë më tepër kohë dhe fuqi të trurit se sa vetë biseda, dhe së dyti, nëse është e rëndësishme, do ta gjeni veten në një pozicion të dobët negociimi, duke u përpjekur të formuloni mendimet tuaj, ndërkohë që telefonuesi është i mirëpërgatitur.
Mos dërgo email sapo zgjohesh në mëngjes, apo para se të biesh në gjumë natën. Zakoni i parë të bën rrëmujë prioritetet dhe të gjithë planet e ditës ndërsa i dyti të shkakton pagjumësi”, thotë Ferriss i cili këmbëngul se “emaili mund të presë deri në orën 10 të mëngjesit”, ose të paktën pasi të jesh marrë me listën e prioriteteve në mëngjes.
Mos mirato takime apo telefonata që nuk kanë axhendë të qartë apo kohë përfundimi: “Nëse rezultati i dëshiruar është i përcaktuar qartë… dhe ka një axhendë që rendit temat, pyetjet që duhen mbuluar – asnjë takim nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 minuta”, pretendon Ferriss, kështu që “kërkojini paraprakisht me qëllim që të jeni sa më mirë i përgatitur dhe ta përdorni kohën me maksimumin e eficencës”.
Mos i lini njerëzit të përcarten. “Bisedat e vogla e të parëndësishme zënë shumë kohë”, thotë ai, kështu që kur njerëzit nisi t’ju tregojnë për fundjavat e tyre, ndërpritini me mirësjellje duke u thënë, për shembull: “Jam duke bërë dicka, po000, cfarë ka ndodhur?” Por kini paraysh se jo të gjithë bien dakord me këtë (dhe sigurisht jo në cdo situatë) dhe ndoshta duhet t’u kushtosh vëmendje të vecantë normave të vendit ku jeni duke udhëtuar.
Mos kontrollo vazhdimisht emailin: Kontrolloje periodikisht vetëm në orare të paracaktuar (Ferriss mendon dy herë në ditë). Inbox-i i emailit tuaj është analog me një pilulë kokaine. Mos u bëj i varur. Mjete të tillë si përdorimi strategjik i përgjigjeve të automatizuara mund të ndihmojë.
Mos komuniko në mënyrë të tepruar me klientë, ku fitimi është i ulët dhe mirëmbajtja e lartë: “Bëj një analizë 80-20 të klientëve të tu në dy mënyra”, këshillon Ferriss. “Cilët 20% apo më shumë po prodhojnë 80 % të fitimit tim, dhe cilët 20% po konsumojnë 80% të kohës sime? Pastaj, atë që është më i zhurmshmi dhe më pak produktivi vendose tek piloti automatik, duke përmendur përshembull një ndryshim në politikën e kompanisë”. Ferriss sugjeron që klientëve problematikë t’u dërgohen emaile me gjëra të tilla si udhëzuesi për numrin e telefonatave të lejueshme që priten dhe koha e përgjigjes.
Mos puno më shumë kur dëshiron të ndreqësh problemin e të qënurit “shumë i zënë”. Kura kur ke shumë punë nuk është të punosh më shumë, por të ulesh dhe të bësh prioritizimin e detyrave të tua, beson Ferriss. Kështu që mos bëj gabim të punosh pa pushim e me furi kur ke shumë punë. Në vend të kësaj, ulu dhe vendos se cilat prej detyrave kanë më shumë urgjencë. Nëse kjo nënkupton të kërkosh falje për një telefonatë pakëz të vonuar, atëherë ashtu qoftë, sa kohë që i bën detyrat më të rëndësishme. “Nëse nuk ke kohë, e vërteta është që nuk ke prioritete, kështu që mendo më shumë dhe jo puno më shumë”, thotë ai.
Mos mbaj një zinxhir dixhital gjithë kohës. Të paktën një ditë në javë lëre smartphone-n tënd diku ku nuk mund ta marrësh lehtësisht. Nëse tani ke shqyer sytë, atëherë me siguri je nga ai lloj personi që duhet ta zhdukë urgjent këtë zakon.
Mos prit që puna të mbushë një boshllëk që aktivitetet e tjerë duhet ta mbushin. “Puna nuk është gjithë jeta”, thotë Ferriss. Kjo tingëllon e qartë, por e vërteta e trishtë është se ndërkohë që pothuajse të gjithë do të binin dakord për këtë parim, është e lehtë të lejosh që gjërat të shkojnë në një pikë kur veprimet e tu dhe vlerat që ke deklaruar nuk përputhen. Mbrojte kohën që ke programuar për njerëzit e dashur dhe aktivitetet e tjerë me të njëjtën ashpërsi që përpiqesh të sigurosh një takim për veprimtarinë e biznesit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts