8 misteret me të mëdha të Planetit tonë

Shumë çështje që lidhen me Planetin e Tokës janë gjithnjë aktuale tani e qindra e qindra  vjet dhe njerëzit vazhdimisht janë në kërkim të përgjigjes. Ju sjellim 8 misteret me të mëdha.

1. Pse jemi të gjithë të “lagur”?

Shkencëtarët konsiderojnë se Toka ka qenë e thatë pas krijimit të sajë që para 4.5 miliardë vjet. Shtrohet pyetja prej nga ka ardhur uji që është jetë-H2O?Mbase ka mundësi nga sistemi ndërmjet gjithësisë para 4 miliardë vjet… Ka mundësi që të jetë krijuar nga shkatërrimi-shpërthimi i asteroideve të ngrirë në sipërfaqen e Tokës. Kështu kanë mundur gjatë kohës të krijohen edhe rezervat e ujit. Mirëpo, edhe më tutje nuk është sqaruar krijimi i ujit në Tokë. Saktësisht është mbështjellur me mbështjellësin e misterit, pikërisht sepse nga ajo periudhë ka shumë pak shkëmbej për hulumtime dhe studime për të arritur deri tek dëshmitë.

2. Çfarë ka atje poshtë në bërthamën e tokës – në magmë?

Magma, ose bërthama legjendare e tokës as sot e kësaj dite nuk është hulumtuar sa duhet e assesi deri ne fund. Shumë vite ka qënë magjepsje dhe inspirim për shkrimtarët dhe shkencëtarët dhe sipas saj janë xhiruar edhe filma dhe tekste tjera të shkruara. Gjatë viteve të ’40 të shekullit të kaluar, shkencëtarët kanë qenë të bindur se i janë afruar këtij misteri, dhe përfundimisht do ta zgjidhin. Në shembujt e meteoritëve kanë studiuar e hulumtuar dhe ekzaminuar baraspeshën e mineralit në bërthamë-magmë dhe kanë sjellë përfundimin – konkluzën për ato që kanë munguar. Kanë supozuar se hekuri dhe nikeli që nuk ka pas në korën e Tokës, me siguri do të ketë në bërthamë-magmë. Mirëpo, matjet e gravitacionit gjatë viteve të ’50, kanë definuar këto vlerësime si të gabuara dhe të pasakta. Bërthama ishte shumë e ndritshme. Supozimet vazhdojnë edhe më tutje…

3. Si ka ardhur Hëna këtu?

A është krijuar Hëna nga përplasja e madhe e Tokës dhe planetit të madhësisë së Marsit? Kjo është edhe vetëm një pyetje që mundon shkencëtarët. Mirëpo këtë teori nuk e kanë pranuar të gjithë pikërisht për shkak të mangësive të shumta. Për shembull; përbërja kimike e shkëmbinjve në Tokë dhe atyre në Mars janë aq në përputhshmëri, sa që sugjeron se Hëna është krijuar nga Toka e jo nga ndonjë planet tjetër. Ka mundësi që Toka e re-sapokrijuar është rrotulluar me shpejtësi rreth bushtit të vet dhe rreth vetit ka shpërndarë mjaft shkëmbej që e kanë krijuar Hënën. (INA)

4. Si është krijuar jeta?

Akoma nuk është e qartë se a është krijuar jeta në Tokë, ose në ndonjë hapësirë ndërmjet gjithësisë dhe është sjellë në Tokë përmes meteoritëve. Komponentët themelore të jetës- aminoacidet dhe vitaminat janë gjetur në kokrrat e ngrira në brendi të asteroideve dhe atë në kushtet më ekstreme për jetë në Tokë. Një nga pengesat më të mëdha të biologjisë është që të zbulojë se si ato pjesë e formojnë jetën. Është fakt rëndues që nuk ekzistojnë gjurmë fosilesh të banorëve të parë të Tokës, që sipas të gjitha gjasave kanë qenë primitive, ngjashëm me bakteret.

5. Prej nga vjen oksigjeni?

Për ekzistimin tonë borxh ia kemi cijanobakterjes, krijesave mikroskopike që kanë ndihmuar në transformimin radikal të atmosgerës së Tokës. Këto baktere kanë nxjerrë nga organizmi i tyre oksigjenin si mbeturinë dhe ashtu e kanë mbushur atmosferën me oksigjen dhe atë për herë të parë përpara 2.4 miliardë vjet. Mirëpo kjo nuk ka qenë gjendje stabile. Në mbetjet e shkëmbinjve vërehet qartazi se si ka osciluar niveli i oksigjenit 3 miliardë vjet dhe përfundimisht është stabilizuar para 541 milion vjetëve. Ndaj edhe shtrohet pyetja se a është në të vërtetë kjo baktere meritore, meritë e kësaj baktere për oksigjenin që e thithim, apo është fjala për ndonjë faktor tjetër? Pikërisht mirëkuptimi i lëvizjes në drejtim të Tokës së pasur me oksigjen, është faktor kyç për dekodimin e historisë së jetës në Planetin tonë.

6. Çka e ka shkaktuar shpërthimin Kambrian?

Paraqitja e kompleksit jetësor në Kambri, pas 4 miliardë vjet nga krijimi i Tokës, shënon kthesën e vetme. Përnjëherë janë paraqitur gjallesat me tru dhe enë të gjakut, sy dhe zemër. Përnjëherë në këtë periudhë, që ka zgjatur që para 542 milion vjet e deri para 488 milion vjet, është zhvilluar shumë më shpejt se në cilën do periudhë planetare që deri më sot është e njohur. Si sqarim të këtij fenomeni është ofruar kërcimi në nivelin e oksigjenit që ka ndodhur pikërisht në prag të shpërthimit Kambrian.

7. Kurë kanë filluar të lëvizin pllakat tektonike?

Pllakat e holla të shtresave të thekura përplasen në sipërfaqe të Tokës, duke krijuar pamje të mrekullueshme të perëndimit të Diellit pas maleve dhe erupsioneve të dhunshme të vullkaneve Gjeologët edhe më tutje nuk e dinë se kurë kanë filluar të lëvizin pllakat tektonike sepse dëshmitë e shumta janë zhdukur. Vetëm një grusht të grimcave minerale, grimcave të cirkonit ka mbijetuar 4.4 miliardë vjet dhe pikërisht ato ua kanë zbuluar shkencëtarëve se që atëherë kanë ekzistuar shkëmbinjtë e parë. Mirëpo, megjithatë, gjeologëve edhe më tej nuk është e qartë se si janë formuar këto shkëmbej?

8. A do të mundemi të parashikojmë tërmetet?

Ngjashëm me parashikimet e kohës mund të supozohet përafërsisht edhe për paraqitjen e tërmeteve. Mirëpo, për të saktësuar “ardhjen” e tërmetit, tani për tani është treguar e dëshmuar e pamundshme. Edhe eksperimentet më më mëdha që kanë zgjatur plot 12 vjet nuk ka dhënë rezultate të pritura. Gjeologët atëherë kanë parashikuar tërmet në Parkfield (Kaliforni), për të cilin kanë menduar se do të ndodhë më 1994, i cili në të vërtetë ka ndodhur më 2004. Një nga pengesat më të mëdha është fakti që gjeologët nuk e kuptojnë pse në të vërtetë vjen deri tek tërmetet dhe pse ata nuk pushojnë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts