10 gjera qe mund t'ju prishin gjumin

Të shumtë ata njerëz të cilët ankohen për një gjumë jo të mirë! Ata shpesh për këtë fajësojnë organizmin e tyre! Por nuk është kështu, sepse janë disa sjellje para gjumit ato të cilat jua prishin atë. Mësoni disa zakone të këqija që ju dëmtojnë aktivitetin tuaj qetësues gjatë gjumit të natës:
1. Një darkë e rëndë:
Në darkë do të ishte mirë që të hani në mënyrë të ekuilibruar dhe sidomos të lehtë. Këtë duhet ta ktheni në një zakon. Kjo gjë do t’u bëjë mirë jo vetëm linjave tuaja, por edhe gjumit tuaj: disa studime kanë treguar se sjelljet jo të rregullta të ushqyerjes, si ngrënia natën vonë, mund të dëmtojnë natën tuaj apo gjumin.
2. Përdorimi i pastës së dhëmbëve me mente:
Larja e dhëmbëve para gjumit është shumë e rëndësishme për higjienën orale, por përdorimi i një kolinozi me mente mund t’ju nxjerrë gjumin. Sipas disa kërkimeve, parfumi i mentes e stimulon trurin që të qëndrojë i zgjuar. Kështu që më mirë zgjidhni një shije tjetër më “relaksuese” dhe të butë.
3. Jo librave romane:
Ky është një nga momentet e pakta në krevat para gjumit, kur ne i lejojmë vetes të lexojmë një libër. Por për disa studiues, leximi është një aktivitet që stimulon emocione dhe ai është intelektualisht sfidues. Gjithsesi, këta janë dy faktorë që mund të prishin cilësinë e gjumit. Çfarë të lexoni? E preferueshme është një revistë sporti apo me thashetheme.
4. Pirja e cigare:
Mendohet se një cigare para gjumit ndihmon në qetësimin e nervave. Por nikotina është edhe një simulant, e cila e bën më të vështirë fazën e dremitjes. Kështu që më mirë për t’u qetësuar do të ishte një filxhan çaji me kamomil që përkundër duhanit, nuk bën aspak keq.
5. Jo larjes së fytyrës me ujë të ftohtë:
Larja e fytyrës me ujë të ftohtë ndihmon në mbylljen e poreve, por ndërkohë e ndihmon trupin, që të çlirojë energji për të qëndruar ngrohtë dhe për të qëndruar i zgjuar. Provoni ta lani fytyrën me ujë të vakët mbrëmjeve dhe atë të ftohtin “rezervojeni” për mëngjes.
6. Dritat në dhomë
Drita e televizorit, ose e telefonit që karikohet nuk ju ndihmon që të flini, përkundrazi ajo e prish gjumin. Është provuar se emetimi i dritës blu ka impaktin më të madh në ritmin kardiak. Ndaj evitoni çdo lloj drite të tillë në dhomën e gjumit dhe karikojini celularët në sallon.
7. Krevati i ngrohtë
Të marrësh “përkëdhelje” nga një shtrat i ngrohtë mund të duket një fillim i mirë për një natë çlodhjeje, por një rritje e temperaturës së trupit mund t’ju prishë gjumin. Edhe nxehtësia e parterit që fle pranë jush mund të jetë një pengesë për gjumin. Ideale është një temperaturë pak më e ulët e krevatit dhe e ambientit të dhomës, por jo tepër e ftohtë.
8. Çaji me limon:
Mund të tingëllojë si një alternativë e mirë pas darkës! Por ai mund t’ju mbajë zgjuar gjithsesi! Përse? Aroma e limonit (dhe e agrumeve të tjera) mund të rrisë stimulimin mendor dhe nivelet e energjisë.
9. Jo ilaçe para gjumit:
Ka disa ilaçe të cilat përmbajnë Vitaminë B6 dhe B12 dhe të tjera, si asteroide, të cilat influencojnë negativisht gjumin. Flisni me mjekun tuaj për të gjetur ilaçe alternative, të cilat janë të përshtatshme për rastin tuaj. Shëndeti është mbi të gjitha dhe gjumi i keq për një kohë të gjatë është një rrezik shumë i madh.
10. Jo televizorit:
Sa më shumë televizor të shihni natën aq më pak orë gjumi do të bëni. Ideale do të ishte që të reduktonit në minimum impaktin me të, për të rikuperuar atë kohë për të fjetur më shumë. Dihet që ne kemi mesatarisht për 7 orë gjumë, më pak se kaq nuk është aspak e shëndetshme.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts