10 gjëra që mund të bëni çdo ditë për të qenë më të zgjuar

1. Bëhu më i kapshëm për informacionet në internet
Interneti është i mbushur me informacione dhe njohuri nga më të ndryshmet që mund të zgjerojnë dijet tuaja. Ju duhet të bëheni më të kapshëm, dhe të mos shikoni vetëm lajmet rozë dhe ato për të qeshur.
2. Mbaj shënim atë që mëson
Nuk ka nevojë që të shkruash gjatë, por mjafton të mbash shënim gjërat më kryesore që mëson çdo ditë. Kjo i jep një fuqi të madhe trurit tuaj, i cili nëpërmjet shkrimit do të memorizojë informacionin.
3. Bëni një listë
Ideja e një liste e atyre gjërave që keni bërë, është rekomanduar në mënyrë që ju të mësoni të organizoni jetën tuaj, dhe të mbushni ato boshllëqe apo mangësi të nevojshme për ju.
4. Luani me lojëra që zhvillojnë inteligjencën tuaj
Të luani me lojëra të tipit fjalëkryq, jo vetëm që është argëtuese, por gjithashtu zhvillon trurin tuaj dhe e shkathtëson atë.
5. Të keni shokë të zgjuar
Fjala e urtë “Zgjidhe shokun më të mirë se vetja”, duket se i shkon shumë përshtat këtij rregulli. Të shoqërohesh me shokë me të zgjuar se vetja, është mënyra më e shpejtë për të mësuar.
6. Lexoni shumë
Leximi është thelbësor. Kjo shprehje mund t’iu duket monotone dhe e përsëritshme por të gjithë ju bini dakord me këtë rregull.
7. Flisni dhe shpjegojini gjërat me të tjerët
Nëse nuk arrin të shpjegosh diçka, kjo do të thotë që nuk e ke kuptuar atë gjë. Sa më shumë të komunikosh, pyesësh apo dhe sqarohesh me njerëzit përreth, aq më mirë është për ju.
8. Bëni gjëra dhe aktivitete të reja
Është shumë  e nevojshme që ju të merreni me aktivitete të reja, çdo ditë, në mënyrë që të mësoni nga eksperiencat, shokët, apo dhe ndodhitë e reja.
9. Mësoni gjuhë të huaja
Nëse nuk mund të mësoni shumë, të paktën mësoni një gjuhë të re. Ka mjaft adresa në internet që të mësojnë falas gjuhën e re, e cila do t’iu shkathtësojë së tepërmi.
10. Bëni pak pushim
Kujdes, mos abuzoni me këtë rregull! Ideja është që ju të merrni pak kohë në mënyrë që të mendoheni, të reflektoni mbi ato gjëra që keni kaluar dhe mësuar.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts