Si ta largojmë ankthin dhe depresionin


Tridhjetë minuta të meditimit të përditshëm do të kontribuojnë në zbutjen e simptomave të ankthit dhe depresionit, ka treguar analiza e rezultateve pothuajse të 50 hulumtimeve klinike.

“Shumë njerëz e praktikojnë meditimin, por ajo nuk konsiderohet terapi mjekësore,” thotë dr. Madhav Goyal, profesor i mjekësisë interne në Universitetin Johns Hopkins dhe autori kryesor i studimit të publikuar në periodikun “Journal of the American Medical Association” (JAMA). “Studimet tona krahasuese kanë treguar se me ndihmën e meditimit mund të zbuten simptomat e ankthit dhe depresionit në të njëjtën mënyrë siç veprojnë ilaçet kundër depresionit,” tha dr. Goyal, duke theksuar se bëhet fjalë për pacientët që vuajnë nga forma të rënda të depresionit apo

Shkencëtarët studiuan ndryshimet në simptomat tek njerëzit që vuanin nga probleme të ndryshme shëndetësore, si pagjumësia ose fibromialgia – një sëmundje kjo kronike e karakterizuar nga dhimbje në muskuj, indet lidhëse, ligamentet, dhe lodhja dhe dhimbjet në pika të ndryshme në trup. Vetëm një numër i vogël i pacientëve të përfshirë në studim kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje mendore.
Dr. Goyal dhe bashkëpunëtorët zbuluan se meditimi si një teknikë relaksimi e punës me mendjen apo forma e teknikës budiste që konsiston në fokusimin e vëmendjes në momentin aktual, ka treguar rezultate premtuese në punën me pacientët që vuajnë nga një formë e butë e depresionit apo ankthit.

Gjatë ciklit tetëjavor të meditimit – nga tridhjetë minuta në ditë, përgjithësisht është vërejtur një përmirësim në simptomat e dhimbjes, ankthit dhe depresionit. Shkencëtarët kanë gjetur pak prova për ndonjë përmirësim të përgjithshëm në nivelin e stresit dhe cilësisë së jetesës, por analiza e hulumtimeve klinike edhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ka treguar se përfitimet nga meditimi janë të pakontestueshme.

Analizat janë bërë në 47 hulumtime klinike dhe në 3.515 pjesëmarrës të cilët kishin aplikuar teknika të ndryshme meditimi dhe të cilët kishin vuajtur nga depresioni, ankthi, pagjumësia, por edhe diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundjet kronike dhe varësia nga ilaçet dhe droga.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts