Një fakt tejet mahnitës për foshnjat



Foshnjat zhvillojnë diturinë për gjuhën të cilën e dëgjojnë në disa muajt e parë të jetës, sipas një studimi.
Nëse zhvendoseni në vende të huaja dhe e harron gjuhën e lindjes, prapëseprapë ju e ruani këtë shkathtësi të fshehur, sipas këtij studimi, transmeton Express.

Të rritur holandisht-folës të birësuar nga Koreja e Jugut i kanë tejkaluar pritjet në theksimin e fjalëve koreane kur e kishin ri-mësuar gjuhën e lindjes shumë kohë pasi që e kishin harruar atë.

Shkencëtarët thonë se prindërit duhet t’u flasin foshnjave në muajt e parë pas lindjes sa më shumë që të jetë e mundur.

Doktori Jiyoun Choi nga Universiteti “Hanyang” në Seul, e ka udhëhequr këtë studim.

Ky studim është i parë që tregon se përvoja e hershme e fëmijëve të birësuar në gjuhën e lindjes u japë atyre përparësi dekada më pas edhe nëse ata mendojnë se e kanë harruar gjuhën e lindjes, ka thënë Choi.

“Kjo gjetje tregon se dija e dobishme gjuhësore i ka themelet në muajt e parë të jetës, e cila mund të ruhet pa futjen e informata të tjera rreth gjuhës dhe zbulohet përmes ri-mësimit,” ka thënë ai për BBC.


Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts