Ngec punësimi në sistemin financiar. Vetëm 6 punonjës të rinj në banka në 6 muajt e parë të vitit

Sistemi bankar vijon të mbetet një ndër sektorët më të preferuar nga të rinjtë që mbarojnë kryesisht ekonomik, por shanset për të filluar punë në një bankë duket se janë të pakta.

Të 16 bankat që veprojnë në Shqipëri kanë marrë vetëm 6 punonjës shtesë në pjesën e parë të këtij viti, pra vetëm një i punësuar i ri në muaj. Statistikat bëhen të ditura nga Shoqata e Bankave. Sipas këtyre të dhënave, totali i të punësuarvë në sistemin bankar në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti ishte 6956 persona, nga 6950, që u mbyll viti 2016. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, janë mbyllur 5 degë bankash.

Banka që ka pasur shkrutimet më të mëdha nga puna ishte Raiffeisen, e dyta më e madhe në vend, që e ka ulur personelin me 55 punonjës, duke e çuar në 1308. Vitet e fundit kjo bankë ka ndjekur politikën e zvogëlimit të madhësisë së tregut, në linjë edhe me strategjinë e bankës mëmë për të reduktuar ekspozimin në Europën Lindore.

Edhe ProCredit e ka ulur numrin e të punësuarve me 10 persona, duke e çuar në 248.

Tre banka të tjera kanë pasur luhatje të lehta në ulje të stafit, me një total prej 15 punonjësish.

Banka më aktive në marrjen e punonjësve të rinj, që ka amortizuar disi largimet nga bankat e tjera është Credins, që ka zgjeruar personelin me 44 persona, e ndjekur nga Tirana Bank me 11 dhe Union Bank me 7.

Sistemi bankar u rrit me shpejtësi pas vitit 2005 dhe deri në 2008-n ai e kishte dyfishuar personelin. Por pas vitit 2008, kur u godit nga kriza financiare globale, bankat po tregohen më të maturuara, si në drejtim të zgjerimit, ashtu dhe të shtimit të personelit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts