Nëse mund t’i bashkoni këto dy vija në duar, kjo është domethënia e tyre

Psikoterapistja Ellen Goldberg ka zbuluar sekrete duke përdorur ‘palmistrinë’ për të parashikuar dashurinë dhe martesën.
Ajo ka shpjeguar në një video se dy vija në duar zbulojnë informacione rreth dashurisë dhe martesës. E para gjendet në Piedestalin e Venerës, që ndodhet në bazën e dorës nën gishtin e madh.

E dyta, e emëruar “vija e dashurisë”, ose vija e zemrës nën gishtin e vogël, transmeton Gazeta Express.

“Nganjëherë ju shihni vetëm një vijë shumë të gjatë, dhe kjo do të thotë shumë fat. Kjo do të nënkuptonte se ju do të keni dashuri të thellë, të vërtetë gjatë gjithë jetës”, shpjegon Goldberg, që ka magjistruar në psikologji.

Sipas Goldberg, vija e ndikimit afër ‘Piedestalit të Venerës’ është më e saktë për përcaktimin e asaj se kur mund të prisni dashurinë në jetë, dhe madje edhe martesën.

Për ta bërë këtë, identifikoni vijën e jetës mes gishtit tregues dhe gishtit të madh, i cili vazhdon drejt byzylykut. Vizatoni një vijë të dukshme nga vija e dashurisë për në vijën e jetës, dhe shikojeni se ku fillon dhe ku përfundon vija e dashurisë në relacion me vijën e jetës.

Nëse vija fillon afër gishtit tregues, kjo mund të nënkuptojë një dashuri të hershme në jetë nga miqtë dhe familja, jo gjithsesi dashuri romantike. Kur i lexon pëllëmbët, Goldberg shikon se sa afër njëra-tjetrës janë vijat e dashurisë dhe jetës. Sa më afër që janë, aq më intime do të jetë marrëdhënia.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts