Ne Ekonomik , me te miret

Ende pa u mbyllur raundi i parë i regjistrimit të studentëve, në Fakultetin Ekonomik janë plotësuar mbi 90% të kuotave dhe studentët e pranuar kanë pasur mesatare shumë të lartë.

Prof. Dr. Dhori Kule, dekan i Falkultetit Ekonomik, thotë: “Në degën e Financës janë regjistruar 95%. Nota mesatare e shkollës së mesme, në të gjitha degët e Fakultetit Ekonomik, është mbi 9. Në biznes është 9.01, ndërsa në Financë dhe Informatikë Ekonomike është 9.6”.

Dekani i Fakultetit Ekonomik u kërkon vëmendje atyre që nuk kanë arritur të regjistrohen brenda afatit 48 orë, që të aplikojnë edhe një herë në raundin e dytë. Ndërkohë që këtë vit do të lejohen edhe transferime nga universitetet e tjera.

“Të gjitha kapacitetet e lira që krijohen në fakultetin tonë nga çregjistrimet që janë bërë gjatë vitit nga ata që kanë dashur të ndjekin studimet në universitetet e tjera, do të plotësohen nëpërmjet transferimeve. Prioritet u jepet studentëve që në maturë vitin e kaluar kanë qenë cilësorë”, tha Kule.

Dekani garantoi cilësi të lartë shërbimi ndaj studentëve, duke bërë me dije se tanimë janë marrë masat edhe në lidhje me pastrimin e figurës së stafit pedagogjik: “Nëse ka apo jo ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në trupën pedagogjike, të gjithë kanë plotësuar deklaratat dhe do t’i dorëzojnë autoritetit përkatës, në mënyrë që stafi të paraqitet përballë studentëve pa këtë hijen e së kaluarës”.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts