Te studiosh falas në Gjermani

Të studiosh jashtë shtetit është një eksperiencë e paharrueshme. Jo vetëm që do të ndërmarrësh një aventurë që nuk do të mund ta harrosh kurrë, por gjithashtu do të mësosh shumë dhe do të zgjerosh horizontet e tua gjatë procesit.

Interesi për të studiuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani vjen duke u rritur. Kjo për shkak se tarifa e studentëve në universitetet publike në Gjermani nuk ekziston, kjo vlen për studentët vendas por edhe të huaj, pavarësisht nacionalitetit të tyre. Vetem një tarifë e vogel prej €150-250 (~US$160-265) shërben për të mbuluar shpenzimet e administratës.

Këto çmime kaq të ulëta, kombinuar me ekonominë e fortë të Gjermanisë dhe sistemin e shkëlqyer të edukimit, e bën atë sa më shumë joshës në sytë e studentëve dhe prindërve në çdo cep te botës.
Në një studim të fundit mbi 'Vlerën e Edukimit', Gjermania renditet ndër pesë vendet e para në botë per sa i përket cilësisë së edukimit në studentët e pyetur. Më shumë se 40 universitete ne Gjermani renditen bashkë me liderat e botës ne rankimet e universiteteve - sërish, e mundur vetëm nga SHBA dhe Britani - me vendin më të lartë që zë ''The Entrepreneurial University''.

Megjithatë, ka shenja që indikojnë që të studiosh falas në Gjermani nuk do të jetë e mundur për shumë gjatë. Shteti i Baden-ëürttemberg në jug-perëndim të Gjermanisë së fundmi njoftoi plane për të rikthyer tarifat e studimit për studentët që nuk bejnë pjesë në BE në vjeshtë 2017. Thënë këtë, studentët do të paguajnë rreth €1,500 për semester studimi në universitetin e këtij shteti, si p.sh Ruprecht-Karls-Universität Heidelberg.

Nëse arrin të gjesh me sukses një universitet për të studiuar në Gjermani, falas, ty do të nevojitet një buxhet për të mbuluar shpenzimet e jetesës. Nëse të nevojitet nje visa studenti, do të të duhet të faktosh që ke rreth €8,700 për vit për të mbuluar shpenzimet jetike.

Dy nga destinacionet më kryesore për të jetuar ne Gjermani, Munich dhe Berlin, jane rankuar gjithashtu si dy qyetetet më të përballueshëm për të studiuar në 'QS Best Student Cities 2016'
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts