Si te aplikosh per nje master ne gjermani

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Dea Jaupllari
Jeni duke menduar te kryeni nje master ne gjermani?
Lexoni nje udhezues te shpejte per llojet e diplomave master ne Gjermani, kerkesat e gjuhes, si mund te aplikoni dhe si mund te merrni nje vize studentore.

Llojet e diplomave master

Diplomet e Masterit në Gjermani zakonisht klasifikohen si "te njepasnjesheme" dhe "jo-te njepasnjeshme". Kategoria e pare perfshine ato diploma te cilat janë të dizajnuara për të forcuar njohurit akademike qe fitohen gjate tre viteve te universitetit. Programet jo të njëpasnjëshme kanë tendencë të kenë një fokus më të madh në zhvillimin profesional, duke kërkuar që aplikantët të kenë jo vetem një diplomë universitare por edhe eksperienc te konsiderushme pune. Shumica e masterave në Gjermani zgjasin katër semestra (dy vjet) , por ka dhe nga ata qe zgjasin me shume ose me pak.


Kerkesat e gjuhës
Shumica e kurseve mësohen në gjuhën gjermane, duke kërkuar që aplikantët ndërkombëtarë të paraqesin dëshmi të aftësisë se gjuhës. Ne dispozicion per kete qellim jane dy teste:The Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang (DSH, që do të thotë "provim i Gjuhes Gjermane për hyrje në universitet") dhe TestDaF (ish Test Deutsch als Fremdsprache, do të thotë "Testi i gjermanishtes si gjuhë e huaj"). DSH ofrohet vetëm në Gjermani, në universite të ndryshme, ndërsa TestDaF mund të kryhet në më shumë se 90 vende të botës. Kini parasyshe qe me pare se te kryeni testin te kontrolloni se cili eshte ai test qe universiteti pranon.

Nderkoh qe gjermanishtja mbetet gjuha kryesore e mësimit të përgjithshëm, një opsion tjeter eshte edhe Anglishtja e cila vihet në dispozicion veçanërisht në nivelin master dhe për studentët që marrin pjesë në programet e shkëmbimit afat-shkurtër.


Si te aplikosh per një master në Gjermani

Për të aplikuar për të studiuar një master në Gjermani, si fillim duhet te permbushesh - hochschulzugangsberechtigung (shkurtuar në HZB), që do të thotë "Kualifikim ne arsimin e larte". Një diplomë universitare e përfunduar në një vend tjetër ka si kusht permbushjen e HZB m-se i cili eshte kusht për t'u pranuar në një master në Gjermani, megjithate  kërkesat specifike ndryshojnë në varësi të kursit, institucionit dhe ku keni studiuar më parë. Për disa lloje masterash ,aplikantët duhet të kenë fituar një numër minimal të krediteve në fusha të veçanta të studimit. Këto kushte vendosen nga departamenti që ofron programin.

Aplikimet për programet master duhen dorëzuar direkt në universitet, ose nëpërmjet portalit online Uni Assist. Ky është një shërbim i centralizuar, i cili shqyrton aplikantët dhe perzgjedh aplikantet me te pershtatshem te cilet  plotësojnë të gjitha kërkesat e tyre.Jo të gjitha universitetet gjermane e përdorin këtë shërbim, por ka dhe nga ata qe megjithese e perdorin  mund të kërkojnë nga aplikuesit që të permbushin gjithashtu edhe kerkesa shtese.

Dokumentet specifike dhe procesi i aplikimit  përcaktohet nga çdo institucion, megjithate zakonisht kerkohet te dorezohet  një kopje zyrtare të kualifikimeve akademike, një foto pasaporte,  një kopje të pasaportës tuaj dhe një kopje të rezultateve të provimit të zotësisë se gjuhës (nëse është e aplikueshme). Pervec kesaj kerkohet pagesa e nje tarife te konsiderushme.


Kur duhet të dorëzoni aplikimin tuaj?

Në shumë universitete gjermane mund të aplikohet dy herë në vit - ku studimet mund te fillojne qoftë në semestrin e dimrit apo të verës. Semestri veror zgjate nga marsi në gusht në Fachhochschulen dhe nga prilli deri në shtator në universitete; Semestri i dimrit zgjate nga shtatori në shkurt dhe dhe nga tetori deri në mars (ne varesi te universitetit).

Në përgjithësi, aplikacionet për regjistrimet e dimrit duhet të bëhen deri më 15 korrik, dhe aplikacionet për regjistrimet e verës deri më 15 janar. Sidoqoftë, afatet e aplikimit ndryshojnë ne varesi te institucioneve , si dhe i njëjti institucion mund të caktojë afate të ndryshme për çdo program master - sigurohuni qe te kontrolloni me kujdes datat per dheninen e porvimit ne varesi te universitetit . Rekomandohet që aplikimet të dorëzohen së paku gjashtë javë para perfundimit te afatit, për të siguruar kohë për korrigjime ose shtesa nëse mungon ndonjë informacion.


Viza studentore për të studiuar në Gjermani

Studentët nga vendet e BE, ZEE apo Zvicra nuk kanë nevojë për vizë për të studiuar në Gjermani. Këta studentë thjesht duhet të regjistrohen në zyrën më të afërt të regjistrimit në momentin e mbërritjes, për të marrë një leje qëndrimi. Kjo vlen edhe për studentët që vijnë nga një numër vendesh të tjera, përfshirë Australinë, Izraelin, Japoninë, Kanadanë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe SHBA. Studentët nga Andorra, Brazili, El Salvador, Honduras, Monako dhe San Marino gjithashtu mund të ndjekin këtë rrugë, për aq kohë sa ata nuk kanë ndërmend të punojnë gjatë kohës së tyre në Gjermani.Studentët nga vende të tjera do të duhet të aplikojnë për vizë para mbërritjes në Gjermani, nëpërmjet ambasadës më të afërt gjermane. Ata që tashmë pranohen në një program mund të aplikojnë për vizë studentore, ndërsa ata që presin konfirmimin ose provimet e hyrjes  do të kenë nevojë për një vizë aplikanti. Mund të duhen disa muaj për paisjen me vize , prandaj aplikoni sa më shpejt që të jetë e mundur. Aplikantët e vizave do tju kërkohen të paraqesin një pasaportë të vlefshme; Konfirmim nga një universitet gjerman që një aplikim është në proces ose i përfunduar; Sigurim shëndetsor; Dhe dëshmi e fondeve studentore për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Ky artikull është përshtatur nga QS Top Grad School Guide 2015/16. Për nje informacione me te gjere , duke përfshirë detajet e tarifave të shkollimit, kostot e jetesës dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit, udhëzuesi i plotë mund te kerkoni ne internet pa pagesë.

Merrni këshilla personale për shkollën dhe qytetin.
Njihuni me admistratat e drejtoreve nga shkollat kryesore në mbarë boten.

Ju do të jeni në gjendje të merrni përgjigje personale për pyetjet tuaja, të merrni pjesë në seminare për pranimet e shkollave  dhe të informoheni për bursa ekskluzive.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts